Connect with Us

“Shpërthen” regjisori i njohur/ “Më mirë qen në Itali, se njeri në Shqipëri. Rrini ju idiotë e votoni Ramën”

Politikë

“Shpërthen” regjisori i njohur/ “Më mirë qen në Itali, se njeri në Shqipëri. Rrini ju idiotë e votoni Ramën”

Publikuar

-

Regjistori Kastriot Çipi është shprehur mjaft kritik në lidhje me masat e marra për nga qeveria, kundër përhapjes së koronavirusit.

Në një postim në rrjetet sociale, Kastriot Çipi revoltën ai nuk e ka me Qeverinë, por me qytetarët që nuk reagojnë ndaj saj.

“Më mirë qen në Itali, se sa pensionist apo fëmijë në Shqipëri! Sepse qentë në Itali kanë të drejtë të dalin shetitje çdo ditë. Madje nëse nuk i nxjerrin dot të zotët, vijnë vullnetarët i marrin në shtëpi dhe i kthejnë pas shëtitjes.”-shkruan ndër të tjera regjisori i njohur.

Më tej, ai shkruan se “inati im nuk është me politikanët. Ata po bëjnë atë që kanë bërë gjithmonë: po na shtypin dhe madje po tallen me ne. Inati im është me ty, idiotin që rri i strukur në shtëpi, i mbushur në brekë nga frika e “armikut të padukshëm”, që je gati të jetosh gjithë jetën në strofullën tënde, mjaft të shpëtosh nga vdekja. Me ty që, siç ka thënë Linkolni, je gati të heqësh dorë nga liria, në këmbim të sigurisë dhe nuk meriton as lirinë, as sigurinë. Inati im është edhe me demokracinë, që ende nuk ka arritur të zhvlerësojë votën e idiotit, në raport me votën e njeriut inteligjent, që dyshon, analizon dhe gjykon.”

Postimi i Çipit:

Më mirë qen në Itali, se sa pensionist apo fëmijë në Shqipëri! Sepse qentë në Itali kanë të drejtë të dalin shetitje çdo ditë. Madje nëse nuk i nxjerrin dot të zotët, vijnë vullnetarët i marrin në shtëpi dhe i kthejnë pas shëtitjes. As ata që janë në moshë pune, por nuk punojnë, nuk janë më mirë se qentë italianë, sepse duhet ta ndajnë orën e liridaljes me bashkëshortin ose fëmijën e rritur.

Nuk janë më mirë as se kriminelët, që vuajnë dënimet për krime në burgjet shqiptare, sepse edhe ata kanë dy orë në ditë “ajrim”, pra kohë të lirë në oborrin e burgut. Ky është dënimi kolektiv, antikushtetues, që na ka caktuar politika. Them politika dhe jo qeveria, sepse as presidenti, as opozita, nuk i kanë kundërshtuar masat që ka marrë qeveria.

Por inati im nuk është me politikanët. Ata po bëjnë atë që kanë bërë gjithmonë: po na shtypin dhe madje po tallen me ne. Inati im është me ty, idiotin që rri i strukur në shtëpi, i mbushur në brekë nga frika e “armikut të padukshëm”, që je gati të jetosh gjithë jetën në strofullën tënde, mjaft të shpëtosh nga vdekja. Me ty që, siç ka thënë Linkolni, je gati të heqësh dorë nga liria, në këmbim të sigurisë dhe nuk meriton as lirinë, as sigurinë. Inati im është edhe me demokracinë, që ende nuk ka arritur të zhvlerësojë votën e idiotit, në raport me votën e njeriut inteligjent, që dyshon, analizon dhe gjykon.

Ka dyzet ditë që të kërkoj, ty, idiotin taksapagues e votues, që do të votojë këtë qeveri në vitin 2021, sepse mendon se të shpëtoi nga vdekja. Dua të të ulëras në fytyrë, ndonëse e di se ka pak shanse të më kuptosh. Të të them se unë nuk mund të shpallem fajtor, për një krim që nuk e kam kryer. Unë nuk duhet të karantinohem, përderisa nuk jam diagnostifikuar si bartës i virusit. E nëse jam bartës, sërish nuk e kam unë fajin, përderisa është qeveria që nuk më lejon të bëj testin.

Por edhe nëse jam bartës dhe i testuar, prapë kam të drejtë të jetoj jetën time, duke garantuar shëndetin tënd. Kam të drejtë të dal në rrugë, me maskë e me doreza, të shkoj në punë, në teatër, në stadium, në plazh, si të gjithë ata që vuajnë nga HIV/AIDS apo sëmundje të tjera infektive. Sepse e vetmja mënyrë, o idiot, që unë të të infektoj ty, është të kollitem para teje dhe një pikël pështyme të fluturojë nga goja ime në tënden!

E kupton, o idiot, sa i ulët është probabiliteti i infektimit tënd prej meje? Duhet ta kemi të dy gojë të hapur dhe unë ndërkohë të kollitem përballë teje! Por virusi nuk është dron i telekomanduar! Nëse unë kam maskë dhe ti ke maskë, sidomos nëse ti ruan edhe largësinë 1 metër, nuk ka asnjë shans që pikëza e pështymës sime të infektuar të mbërrijë në mushkëritë e tua.

Ah, po, ti do të thuash se mund të infektohesh edhe nëse prek një sipërfaqe që e kam prekur unë. As kjo nuk është e saktë. Unë duhet ta kem prekur atë sipërfaqe pasi të kem pritur me dorë piklat e pështymës, që kanë fluturuar gjatë kollitjes sime. Jo vetëm kaq, por ti or idiot, që të infektohesh, duhet që, pasi të prekësh atë sipërfaqe të kontaminuar, të futësh gishtat në gojë ose në hundë. Edhe për këtë unë e kam fajin o idiot? Pse nuk e ke ti, që nuk ke mësuar ende se nuk duhet të futësh në hundë ose gojë gishtat e palarë? Nëse nuk rri dot pa i futur, mjafton t’i lash dhe “fajësia” ime bie.

LEXO EDHE:  Rama debaton me komentuesit nga Franca/ Ik shkollohu e mos më jep mend

Ti, idiot, shpesh je me universitet, me raste edhe me master. Ti di anglisht, përdor kompjuterin, lexon lajme në rrjete sociale e faqe mediash, por prapë mbetesh idiot. Sepse ti nuk do t’ia dish për atë që quhet “imunitet i tufës”, pra për infektimin masiv të popullatës së shëndetshme, të parrezikuar, që krijon imunitet ndaj virusit. Ti do që të gjithë të respektojnë frikën tënde idiote. Të jetojmë të gjithë si kavie laboratori.

Ti nuk do t’ia dish për faktet shkencore të provuara tashmë. Nuk do t’ia dish që 80% e njerëzve e kalojnë këtë virus pa asnjë simptomë (që mund të jetë edhe 99%, përderisa ende nuk ka as testime paraprake, as teste serologjike). Nuk do t’ia dish që 15% e kalojnë me simptoma të lehta, si çdo grip stinor, vetëm me lëngje e vitaminë C. Ti më tund para syve shifrën 5% të atyre që mund ta kalojnë me vuajtje, të atij 1%-shit që rrezikon të humbë jetën.

Ti më quan “vdekjendjellës” sepse unë dua që të gjithë të shëndetshmit të jetojnë jetën në liri. Por përgjigja ime për ty, “avokatin” e atij 1%-shi të rrezikuar është kjo: Nëse je mbi 65 vjeç (pra në moshë pensioni), e di që vuan nga 3 apo 4 patologji të tjera dhe nuk beson se maska dhe dorezat të mbrojnë RRI NË SHTËPI OR MUT! Rri ti ama, por mos hap gojën të thuash se duhet të rri edhe unë. Se unë nuk kam asnjë faj, as për moshën, as për patologjitë e tjera, që ke ti dhe as për infektimin tënd potencial me Covid-19, sepse nuk po vij të të thyej derën e shtëpisë, të të hap gojën me duar e të të pështyj në gojë!

Ti mund të kesh para mënjanë. Por nuk ke asnjë të drejtë të dënosh me uri, ata që nuk kanë. Je i lexuar, di të gjesh informacion në Internet. Informohu se 5% e shqiptarëve janë të kequshqyer, sipas OKB. Ti mund të kesh shtëpi të madhe, ndoshta me oborr, me korridor të gjatë e ballkon të gjerë, por ka njerëz në këtë vend që flenë nën katrama, sepse ua ka prishur shtëpinë tërmeti dhe me karantinën alla shqiptare nuk shkojnë dot as në gropën septike, që kanë improvizuar dhjetë metra më larg. Ti mund të kesh një punë, që të lejon të punosh nga shtëpia, por shumica e shqiptarëve nuk e kanë fatin tënd. Gjysma e shqiptarëve duhet të punojnë tokën, duhet të mbjellin këtë muaj, që të kenë ç’të korrin e ç’të hanë në vjeshtë. Ti mund të paguash më shtrenjtë ushqime të importuara në vjeshtë, por ata duhet të vdesin, nëse nuk mbjellin tani.

Ti mund të kesh prindë që kanë patologji nga ato që klasifikohen të rrezikshme në kombinim me Covid-19. Të takon ty t’i ruash, jo mua! Mua më takon të ruaj prindët e mi, që vuajnë nga sëmundje të cilat përkeqësohen nga stresi, mungesa e diellit dhe e lëvizjes. Unë dua t’i nxjerr në shetitje dhe kur dal me ta, nuk ta le ty në dorë sigurinë e tyre.

Ti mund të duash t’i mbash fëmijët e tu brenda katër mureve, me playstation e iPad, por unë dua që fëmijët e mi ta kuptojnë qysh tani çfarë është liria, jo vetëm liria fizike. Ti do të rrisësh larva që do të punojnë pa bërë zë për të siguruar të mirat materiale. Unë dua që fëmijët e mi të ëndërrojnë ta bëjnë botën më të mirë dhe për këtë arsye ata duhet ta urrejnë “distancimin social”.

Pra hesht idiot! Hesht më mirë dhe mos e hap kamaren tënde dixhitale. Mos lavdëro qeverinë e vetme në Europë, që burgosi pa faj një popull të tërë. Përndryshe do të të pështyj në fytyrë, kur të të shoh në rrugë dhe atëherë do të uroj të jem i infektuar nga virusi!

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Koronavirusi la “në hije” shkarkimin e Metës/ Socialistët nuk tërhiqen, Hajdari kërkon ngritjen e Kushtetueses

Publikuar

-

Nga

Për shkak të pandemisë së koronavirusit ngjarjet politike janë “paralizuar”.

Por një dy nga çështjet të cilat priteshin me shumë interes, janë Komisioni hetimor që po heton presidentin Ilir Meta dhe Komisioni i Reformës Zgjedhore.

Të dy komisioneve iu skaduan afatet, ndërsa mazhoranca i ka shtyrë edhe me disa muaj afatet e tyre. Por në lidhje me këtë dhe se a do t’i shkojë shumica socialiste deri në fund shkarkimit të presidentit Meta nga detyra, ka dhënë detaje kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Gjatë një prononcimi për mediat, deputeti Balla zbuloi se mazhoranca nuk do të bëjë asnjë hap pas sa i takon shkarkimit të presidentit Meta, ndërsa shtoi se është në pritje të opinionit final të Komisionit të Venecias, i cili do të shprehet në 22 qershor për këtë çështje.

“Komisioni i Posaçëm është mandatuar nga Kuvendi i Shqipërisë, ku merr pjesë mazhoranca dhe opozita, për të konkluduar lidhur me çështjet e ngritura nga deputetët kërkues dhe në këtë detyrë që ata kanë marrë për fat të mirë po konsultohen dhe janë konsultuar me Komisionin e Venecias.

Dhe në këtë detyrë që ata kanë marrë, për fat të mirë janë konsultuar dhe po konsultohen me Komisionin e Venecias në mënyrë që në finale të vendosin.

LEXO EDHE:  Qytetarët shpërthejnë për Aldo Baren/ Rama: Më ra goja për Vettingun!

LEXO EDHE:  Koronavirusi/ Vendet e grupit G7, takim për masat kundër virusit COVID 19

Mazhoranca nuk do të tërhiqet dhe se prapakthehu nuk do të ketë, ndërkohë që opinioni i 22 qershorit nga Venecia, do të reflektohet në vendimmarrjen dhe raportin final të komisionit”, deklaroi kreu i grupit socialist, Taulant Balla.
Nga ana tjetër, shkarkimin e presidentit Ilir Meta e komentoi edhe deputetja e opozitës, Rudina Hajdari.

Kjo e fundit u shpreh se Komisioni Hetimor nuk duhet të ngrihej, për sa kohë që vendi është pa Gjykatë Kushtetuese.

“Komisioni hetimor që po heton veprimtarinë e presidentit Ilir Meta nuk duhet të ekzistonte në një kohë që nuk kemi Gjykatë Kushtetuese. Ndërkohë që, kjo është përdorur si situatë në konfliktin mes mazhorancës dhe kreut të shtetit”, deklaroi deputetja e opozitës, Rudina Hajdari./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video-Veliaj i vjedh Bashës anëtaren e Këshillit Kombëtar

Publikuar

-

Nga

Kryebashkiaku i kryeqytetit, Erion Veliaj, i vetëshpalluri “djali punëtor i Tiranës”, vijon aktivitetin e tij, duke shpërndarë qese në dyert e qytetarëve, dhe sigurisht gjithçka do ta dokumentojë, nëpërmjet kamerave dhe fotografëve.Pavarësisht se asgjë nuk del nga xhepi i tij por ose janë nga taksat e shqiptarëve ose donacione, Veliaj do të reklamojë sikur po bën një punë të madhe.

Vetëm pak ditë më parë, Lali Eri ka publikuar në faqen e tij në rrjetet sociale, një video ku thotë se skuadrat e shërbimit social po ndihmojnë familjet e varfëra.

“Puna e skuadrave të shërbimit social në këtë periudhë është shumëfish më e madhe dhe më e rëndësishme se asnjëherë më parë. Ata përpiqen çdo ditë të ndihmojnë familjet në vështirësi ekonomike apo sociale kudo në Tiranë.

Kampionia Evropiane e Atletikës Klodiana Shala dhe Nënkryetarja Ruseti, ishin me një nga ekipet tona për t’iu gjendur pranë banorëve në Shkozë”-shkruan Veliaj bashkangjitur videos.

LEXO EDHE:  Ish-miku i Ramës tregon sesi u ble 2 herë Partia Socialiste

LEXO EDHE:  Rama debaton ashpër me Hafizin

Por, një detaj që bie në sy është fakti se Erion Veliaj i ka “vjedhur” Lulzim Bashës anëtarën e Këshillit Kombëtar.

Klodiana Shala, për të cilën Veliaj thotë se është pjesë e skuadrave të shërbimit social, është në fakt anëtare e Këshillit Kombëtar të PD-së, e zgjedhur në vitin 2018.

Për më tepër, po të shikoni në foton e mëposhtme, emri i Klodiana Shalës, rezulton ende në faqen zyrtare të PD-së, në listën e emrave të Këshillit Kombëtar.

Rastet kur Republika e Re i shkrin njerëzit e saj me Rilindjen janë pafund. Kur vetë Lulzim Basha fle e gëdhihet me Ramën, zonjusha Shala është thjeshtë në fushën e saj. S’ja var Rama ja var Lali, punë zgjidhjesh nga Rilindja është kjo./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Propozimi i Ilir Beqjas/ Manjani: Është haptazi anti Kushtetuese e anti ligjor

Publikuar

-

Nga

Ish minstri i Drejtësisë Ylli Manajni thotë se ideja e Ilir Beqjas  për uljen me 10% të pagës së të punësuarve në sektorin publik dhe prekjen e pensioneve suplementare, është pa asnjë dyshim e kritikueshme.

Sipas Manjanit, ulja e pensioneve suplementare që Beqja propozon, është haptazi anti Kushtetuese e anti ligjore.

Ai thekson se siguria juridike e shtetit në këtë rast shumëzohet me zero.

“Ideja e Ilir Beqes është pa asnjë dyshim e kritikueshme. Për mua llogjikisht dhe ligjërisht e papranueshme.
Nënpunësit publikë janë rrogëtarë, si të gjithë rrogëtarët xhanëm, që e bazojnë performancën e tyre tek e ardhura e sigurtë nga paga.
Por nënpunësit publikë kanë “të veçantë” mundësinë për abuzim.
Ulja e rrogës automatikisht ul performancën dhe shton abuzimin. Jo se nuk abuzojnë me rrogat që marrin, por ulja e pagave u jep edhe një alibi apo “arsye” më shumë për t’u ndjerë “legjitimë” në abuzim.
Kam patur gjithmonë idenë dhe me kalimin e kohës edhe bindjen se shteti paguan shumë më tepër punonjës nga sa ka nevojë. Kjo kohë po provon bindjen që kisha se ministritë, fjala vjen, punojnë njësoj edhe me një minimum personeli, siç po punojnë sot.
Sot shteti paguan rreth 170 000 punonjës. Jashtë mase shumë për një shtet të vogël dhe për më tepër ku shërbimet i ka dhënë e po i jep me koncension.
Pra punën ja jep privatit, ndërkohë që paguan punonjës publikë për të njëjtën punë. Ca më shumë akoma kërcet kjo llogjikë, kur sheh se nga viti në vit numri i punonjësve të shtetit vetëm rritet…!
Nejse, kjo është një temë tjetër sidoqoftë, por e domosdoshme për t’u trajtuar me seriozitet. Kjo reformë është thellësisht më serioze sesa ulja apriori e rrogave. Por duhet të mbarojë pandemia, ndërruar qeveria që ndoshta të marrë vemendje kjo temë”, shkruan Manjani.

LEXO EDHE:  Ish-miku i Ramës tregon sesi u ble 2 herë Partia Socialiste

LEXO EDHE:  Rama jep lajmin/ Nga java e ardhshme nisin lehtësimet e lëvizjes

Me tej ai shkruan se  ulja e pensioneve suplementare që Iliri propozon, është haptazi anti Kushtetuese e anti ligjore. Siguria juridike e shtetit në këtë rast shumëzohet me zero. Ndoshta për shtetin aktual monist kjo nuk është argument, por për mua është e papranueshme.
“Mesa kuptova, Iliri nuk propozon uljen e pensioneve të tjera, por vetëm të atyre zyrtarëve të lartë që trajtohen me pension suplementar (sqarim i domosdoshëm ky).
Pra ngado që ta kapësh, në daç nga eficenca, në daç nga ligjshmëria e në daç nga përfitimi publik kjo ide e Ilir Beqes kërcet.
Nga ana tjetër, nuk pajtohem hiç, po hiç fare me kritikën, sipas të cilës “meqë Iliri është përfolur për korrupsion, nuk mund të flasë më”.!!!!
Kjo është e papranueshme!
Jo i përfolur(kush nuk u përfol këtu), por edhe i dënuar të jetë çdo njeri është i lirë të shprehet.
Në një shoqëri normale demokratike njerëzit kritikojnë idenë. Në shoqërinë moniste kritikohet, madje gjykohet e dënohet personi pse shpreh një ide!
Ndaj mos u çudisni pse kemi shtet monist, për sa kohë që kritika bëhet ndaj personit jo ndaj idesë. Kjo nuk shkon! Monizmin duhet ta luftojmë nga vetja që të kemi të drejtë ta luftojmë tek shteti”, shkruan Manjani./CNA.al

LEXO TE PLOTE