Connect with Us

Sherr me thika në mes të “Fast Food-it” te Myslylm Shyri/ Plagoset një i ri

Kronika

Sherr me thika në mes të “Fast Food-it” te Myslylm Shyri/ Plagoset një i ri

Publikuar

-

Parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti me pasoja të rënda.
Ndërhyrja në kohë e Shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 çoi në pranga dy shtetas, për vrasje të mbetur në tentativë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas njoftimit të marrë se në një ambient Fast Food-i, në rrugën “Myslim Shyri”, po ndodhte një konflikt mes disa personave, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm me pasoja të rënda për jetën e një shtetasi.

Shtetasit R. O., 21 vjeç dhe A. G., 27 vjeç kishin hyrë në ambientet e një Fast Food-i, në rrugën “Myslym Shyri” dhe për motive të dobëta po konfliktoheshin me shtetasin R. Sh., 23 vjeç, duke e goditur me thikë disa herë në trup, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Ndërhyrja e Policisë parandaloi përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.
Në cilësinë e provës materiale, grupi hetimor sekuestroi një armë të ftohtë thikë, me të cilën autoret kryen veprën penale.

LEXO EDHE:  Dhuna e anarkistëve në Athinë/Dy policë të plagosur

Në përfundim të veprimeve, nga specialistët e Hetimit të Krimit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve R. O. dhe A. G., për veprat penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
Materialet e para hetimore i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për hetime të mëtejshme./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Ekzekutim mafioz në mes të Durrësit/ Zbardhen detajet tronditëse, 40 të shoqëruar

Publikuar

-

Nga

Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi vendin një ditë më parë, ku dy vëllezër u ekzekutuan në mënyrë mafioze, në qytetin e Durrësit.

Nga këqyrja e kamerave të sigurisë është zbuluar se ka qenë një “Toyota” ngjyrë gri e errët nga ku është qëlluar drejt dy vëllezërve Haxhia, por targa nuk është fiksuar.

Policia ka sekuestruar pamje të kamerave të sigurisë gjatë rrugës, nga ku është zbuluar makina e vëllezërve Haxhia është qëlluar nga dy persona ku janë derdhur dhjetëra plumba kallashnikovi. Sipas BW, makina është bërë shoshë në pjesën para, anën e pasagjerit dhe në anën e pasme.

Grupi hetimor ka bërë me dije se të dy vëllezërit ishin qëlluar në kokë dhe trup, ndërsa “një ekzekutim i tillë nuk është parë prej shumë kohësh”. Janë shoqëruar rreth 40 persona, dëshmitarë okularë, bashkëpunëtorë biznesi dhe të afërm për të zbuluar konfliktet që mund të kishin.

LEXO EDHE:  Dhuna e anarkistëve në Athinë/Dy policë të plagosur

LEXO EDHE:  Dhëmbë për dhëmbë! Fedez i kthehet keq Roberto Cavallit, pasi talli martesën me Chiara Ferragnin

Vëllezërit Haxhia kanë një pikë Exchange dhe dërgesash të parave, makina me qira dhe shërbim karotreci në Spitallë. Dje ata sapo kishin rihapur edhe aktivitetet e biznesit.

Vrasja ndodhi dje rreth orës 16:40 te tregu i makinave, në qytetin bregdetar, ku vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia u qëlluan teksa po lëviznin me makinën e tyre tip “Golf”. Ata janë gjetur të pajetë brenda mjetit të tyre, ndërsa forca të shumta policore, RENEA dhe FNSH po kryejnë kontrolle të imtësishme për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Artan Hoxha zbulon atentatet e ngjashme me atë të vëllezërve Haxhia/ “Nuk i janë zbuluar autorët”

Publikuar

-

Nga

Gazetari Artan Hoxha deklaroi mbrëmjen e sotme se atentati ndaj vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia është i ngjashëm me disa atentate të tjera në qytetin e Durrësit.

Hoxha tha në një lidhje me emisionin “Opinion” se të gjitha atentatet e këtij nuk kanë ende një autor të zbuluar.

“Dyshimi është që kjo ngjarje, është atentat tipik mfioz, i ngjashëm me ato që kanë ndodhur disa herë në Durrës. Më rezulton se në të gjitha rastet kur është bërë një atentat i ngjashëm me këtë që ka ndodhur sot gjatë viteve të fundit në Durrës nuk janë zbuluar autorët. Është atentati i Altin Harizajt në 6 nëntor të vitit 2018. Nëse e mbani mendatentatin në Shkozet që u qëllua me dy armë. Ngjarja e sotme është shumë e ngjashme me këto ngjarje. Po ashtu, është futur në rreth një pistë, është futur në rreth atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoj dhe Landi Muarremit dhe atentati tjetër ku janë vrarë po dy persona ka ndodhur në datën 2 mars përpara se të fillonte karantina, po në Durrës, po në këtë vend. Edhe ky atentatnuk është zbuluar. Durrësi nuk është se ka patur një nivel shumë të lartë kriminaliteti të këtij lloj kalibri, pra vrasje të tipit mafioz. Kemi thënë që vitin e kaluar që ngjarja në Durrës po eskalonte. Por kjo dëshmoi edhe një gjë tjetër”, deklaroi gazetari./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Vëllezërit Haxhia kishin disa biznese”/ Artan Hoxha: Janë qëlluar me armë nga dy drejtime

Publikuar

-

Nga

Gazetari Artan Hoxha ka nxjerrë detaje nga vrasja e dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia, të cilëve iu bë një atentat pasditen e sotme.

Hoxha tregoi se dy vëllezërit kishin disa biznese në Durrës, të cilat i kishin hapur sot me lehtësimin e masave.

Ai tha se deri më tani dyshohet se autorët i kanë ndjekur nga servisi i tyre dhe pas një ndjekjeje ia kanë qëlluar nga dy drejtime të ndryshme,

“Vëllezërit janë me origjinë nga fshati Gjegjan i Pukës. Këta njerëz kanë qenë nën izolim. Sot kanë dalë, kanë hapur aktivitetin e tyre, një pikë të këmbimit valutor, kanë një kompani të makinave me qira dhe servis afër vendit ku ka ndodhur ngjarja. Policia po përpiqet të marrë infomacion nga kamerat e zonës se ata mendohet të kenë ikur drejt zonës së Krujës. Ata janë ndjekur nga servisi i tyre për rreth 1 km. Ata janë goditur nga dy drejtime. Njëri ka synuar të godasë drejtuesin e mjetit, tjetri vëllain e tjetrit. Policia edhe për shkak të kaluarës së tyre nuk është se ka specifikuar një pistë, po ka disa pista”, deklaroi gazetari./ CNA.al

LEXO TE PLOTE