Connect with Us

Shahini zbulon datat për provimet e maturës/ Ja kur do rikthehen në shkollë klasat e 12-ta

Sociale

Shahini zbulon datat për provimet e maturës/ Ja kur do rikthehen në shkollë klasat e 12-ta

Publikuar

-

Ministrja e Arsimit Besa Shahini në një deklaratë për shtyp tregoi se maturantët do të rikthehen në shkollë në datën 18 maj deri në 5 qershor.

Ajo tregoi se provimet e maturës do të mbahen nga data 8 deri në 18 qershor.

“Kemi vendosur të hapim shkollat për maturantët nga data 18 maj deri 5 qershor për lëndët e maturës shtetërore. Mësimi nga shtëpia do të vijojë nga klasa e parë deri në të 11 deri në fund të majit, datë 29. Hapja për maturantët do të zbatohet duke zbatuar rregullat e distancimit social.

LEXO EDHE:  Korrigjimi i provimeve/ Ja si Besa Shahini masakroi maturën shtetërore

Provimet e maturës nuk do të përfshijnë mësimet e marra këto ditë nga shtëpia. Provimet do të zbatohen në datë 8 dhe 18 qershor. Do të ketë lehtësira për realizimin e provimeve por do të ketë zero tolerancë për kopjimin në provim”, u shpreh ministrja./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Zbardhet Urdhëri/ Universiteti i Mjekësisë vendos çfarë do bëhet me vitin akademik

Publikuar

-

Nga

Universiteti i Mjekësisë në Tiranë ka nxjerrë urdhërin e ri lidhur me ecurinë e vitit akademik.

Në njoftim thuhet se ky vit akademik do të quhet i mbyllur duke lënë datën 23 qershor për fillimin e provimeve.

Sipas vendimit, provimet do të zhvillohen nëse është mundësia me shkrim në grupe të vogla ose online nëse platformat e mundësojnë. ( Vendimi i plote).

LEXO EDHE:  Provimet e vjeshtës/ Publikohen datat për 3 mijë maturantët që ngelën në maturën shtetërore

LEXO EDHE:  Ministrja e Arsimit/ Disa plagjiatura bëhen padashje

Kujtojmë që më herët Ministrja e Arsimit Besa Shahini njoftoi dhe vendimin sa i përket arsimit tetëvjecar dhe të mesëm, duke kthyer në shkollë vetëm maturantët për 3 javë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Viti shkollor do mbyllet nga shtëpia/ Shkollat hapen tre javë vetëm për maturantët

Publikuar

-

Nga

Ministria e Arsimit ka vendosur ta mbyllë vitin akdemik 1019-2020  nga shtëpia, duke lejuar kthimin në shkollë vetëm për maturantët.

Lajmi u konfirmua nga vetë ministrja Besa Shahini e cila në një komunikim për mediat, tha se hapja e pjesshme do realizohet duke zbatuar rregullat e distancimit social dhe kushtet higjeno-sanitare.

“Kemi vendosur të hapim shkollat për maturantët nga data 18 maj deri 5 qershor për lëndët e maturës shtetërore. Mësimi nga shtëpia do të vijojë nga klasa e parë deri në të 11 deri në fund të majit.

Hapja për maturantët do të zbatohet duke zbatuar rregullat e distancimit social. Arsyeja pse nuk i hapim të gjitha ka të bëjë me numrin e madh të nxënësve që kemi në shumë shkolla. Për shkak të tërmetit një pjesë janë dëmtuar dhe një pjesë kanë kaluar me dy turne. Prandaj vendosëm të hapim shkollat vetëm për maturantët. Me distancë 1.5 metra mes tyre dhe që numri të mos jetë më shumë se 10-12m maksimumi 15. Do të përdorim edhe disa shkolla 9-vjeçare afër të mesmeve” tha ajo./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Besa Shahini jep lajmin/ “Anullohen provimet e lirimit”

Publikuar

-

Nga

shahini, ndau deputetin nga gruaja

Anullohen provimet e lirimit dhe provimet e klasës së pestë.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Arsimit Besa Shahini pak minuta më parë gjatë një konference për shtyp.

Ky vendim është marrë si shkak i situatës së krijuar nga koronavirusi.

“Provimet e klasës së pestë dhe të klasës së nëntë do të anullohen. Marr parasysh se provimet e lirimit të klasës së nëntë nuk e mbajnë të njëjtën peshë sikurse provimet e maturës dhe duke marrë parasysh se nuk mund t’i sigurojnë kushtet për kthimin në shkollë të klasës së nëntë kemi vendosur të marrim këtë vendim për provimet e lirimit. Notat e provimit të lirimit kalkulohen duke aplikuar mënyrën e vlerësimit të notave të shkollës. Do bëhen komisione, por për detajet do të njoftohemi në vijim”, tha ministrja./ CNA.al

LEXO TE PLOTE