Connect with Us

Rritet bilanci/ Shënohet një tjetër viktimë nga Covid-19 në Shqipëri

Sociale

Rritet bilanci/ Shënohet një tjetër viktimë nga Covid-19 në Shqipëri

Publikuar

-

Shifrat e 24 orëve të fundit/ Mbi 120 raste të reja, humbin jetën 5 persona

Shënohet viktima e 30 nga koronavirusi në Shqipëri.

Mësohet se ka ndërruar jetë një 50 vjeçar nga Tirana i cili ishte i intubuar prej disa ditësh.

Ai ishte i shtruar në Spitalin Infektiv, ndërsa vuante edhe nga sëmundje të tjera shoqëruese./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Tirana pesë ditë po energji elektrike/ OSHEE publikon zonat dhe oraret

Publikuar

-

Nga

Punime në Tirana pesë ditë po energji elektrike/ OSHEE publikon zonat dhe oraret/ OSHEE njofton ndërprerjen e energjisë elektrike në këto zona të Tiranës

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, ka bërë me dije se gjatë pesë ditëve në vijim do të ketë stakim të energjisë në disa zona të Tiranës.

Stakimet sipas njoftimit, fillojnë të hënën dhe përfundojnë të premten.

Teksa nga nesër zonat e para që preken janë ajo pranë shinave të Trenit, Spitalit të Traumës, ish- Parkut të Autobusave, Don Bosko dhe ish- Kombinatit.

Për të vijuar më pas Paskuqan, Bathire, Kodra e Kuqe të martën dhe të mërkurën dhe të enjten.
Ndërsa të premten preken rrugët ”Jordan Misja”, ish- ”Uzina Dinamo”, ”Siri Kodra”, ”Don Boski”, ”ish- Kombinati”, zona pranë UBT, Babrru dhe Kodra e Kuqe.

Njoftimi  OSHEE



Pershendetje, Njoftim për abonentët #Tiranë
Stakim, 21-25 shtator

Për shkak të remontit të planifikuar në NST “Uzina Dinamo”, në datat 21-25 shtator gjatë intervalit kohor 09:00-13:00 do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë

LEXO EDHE:  Rritja e numrit të të infektuarve/ Rama në ambientet e “spitalit të ri të luftës”

LEXO EDHE:  Brukseli i refuzoi propozimet për program shkencor kundër COVID- 19/ Dorëhiqet shkencëtari kryesor i BE

21 shtator
Pjesërisht: Zona pranë shinave të Trenit, zona pas spitalit të Traumës, zona tek ish-Parku i Autobusave, rruga “Don Bosko”, rruga “Vangjel Noti”, zona pranë ish-Kombinatit

22 shtator
Pjesërisht: Paskuqan, Kodër Kamëz, zona pranë Universitetit Bujqësor
23 shtator
Pjesërisht: Paskuqan, Bathore lagjet 2,3,5, Paskuqan 2, Babrru, zona e Kodrës së Kuqe
24 shtator
Pjesërisht: Bathore, Paskuqan, rruga “Jordan Misja”
25 shtator
Pjesërisht: Rruga “Jordan Misja”, zona pranë ish “Uzina Dinamo”, rruga “Siri Kodra”, zona pranë shinave të Trenit, zona pas spitalit të Traumës, Paskuqan, Bathore lagjet nr.2, 3 dhe 5, zona tek ish-Parku i Autobusave, rruga “Don Bosko”, rruga “Vangjel Noti”, zona pranë ish-Kombinatit, Kodër Kamëz, zona pranë Universitetit Bujqësor, Babrru, zona e Kodrës së Kuqe./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Moti merr kthesë të papritur/ Si parashikohen temperaturat për javën e ardhshme

Publikuar

-

Nga

Kapriçot e motit/ Ja çfarë pritet për orët në vijim

Pas një periudhe të gjatë me mot të nxehtë dhe të kthjellët, tashmë erdhi koha që ditët me diell të zëvendësohen nga ditët me mot kryesisht të vranët dhe reshje shiu.

Për ditën e nesërme, Shërbimi Meteorologjik parashikon se vendi do të dominohet përsëri nga moti i kthjellët por nuk do të mungojnë vranësirat kalimtare në orët e mesditës të cilat do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta mbi relievet e larta malore.



Nga dita e Martë deri ditën e Premte pritet të dominojë moti me vranësira mesatare dhe të dendura por nuk do të mungojnë edhe intervalet me kthjellime. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

LEXO EDHE:  Lirim i masave në ditët në vazhdim?/ Çfarë thotë Ministria e Shëndetësisë

LEXO EDHE:  Pse Covid-19 u shkakton të sëmurëve humbjen e ndjenjës së nuhatjes

Sasia më e lartë e reshjeve parashikohet përgjatë ultësirës perëndimore, ndërsa në zonën e veriperëndimit dhe jugperëndimit reshjet hera-herës me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve shoqëruar me breshër./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Andi Përmeti takim me fermerët e Dvoranit/ Të zhgënjyer, në kërkim të një ndryshimi rrënjësor!

Publikuar

-

Nga

Deputeti Andi Përmeti ka zhvilluar sot takime me fermerët e Dvoranit.

Sipas Përmetit, fermerët janë të zhgënyer në kërkim të një ndryshimi rrënjësor për meritën e punës së tyre.



“Takime me fermeret e Dvoranit, njerez punetor, te bekuar nga natyra dhe klima por te lene ne harrese nga qeveria. Te zhgenjyer, ne kerkim te nje ndryshimi rrenjesor per ti dhene peshen e merituar punes se tyre.
Nevoje imediate per te gjetur dhe vene ne perdorim mekanizma ligjor per te mbrojtur punen e tyre dhe prodhimin vendas”, shkruan Përmeti./CNA.al

LEXO TE PLOTE