LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rrëfimi i Kaçes: Më kanë bërë padrejtësi në Greqi, ja kush më mbrojti kur dola foto me UÇK

28 Prill 2020, 11:59, Sport CNA
Rrëfimi i Kaçes: Më kanë bërë padrejtësi

Ergys Kaçe është një nga lojtarët që nuk i ka marrë karrierës atë që meriton, bazuar në aftësitë që zotëron. Huazime të njëpasnjëshme nga ky mesfushor, që PAOK nuk e ka mbajtur asnjëherë në skuadër, por nga ana tjetër, as nuk e lëshon përfundimisht kartonin e tij.

Në vitet e mëparshme ka qenë një lojtar kyç i kësaj skuadre. Por dalje me simbolin dhe fanellën e UÇK-së i trazoi shumë ujërat në Greqi, duke e vënë të gjithë opinionin sportiv kundër Kaçes. Në një rrëfim të fundit, mesfushori shqiptar i kthehet edhe këtij momenti. Ai shprehet se ka qenë periudha më e vështirë në jetën e tij, ndërsa nuk ngurron të falenderoj presidentin e PAOK që e ka mbajtur afër, Ivan Savidis. Gjithashtu Kaçe shprehet se i kanë bërë padrejtësi, pasi ka shumë për të treguar me skuadrën që zotëron kartonin e tij.

?Më ka ndihmuar huazimi te AEL, se ndryshe nuk do të kisha luajtur nëse nuk do të shkoja në huazim. Bëra shumë mirë me këtë lëvizje dhe dua të kem minuta në këmbë. Nëse rri i ulur në stol dhe nuk luan, atëherë nuk ke sesi të përmirësohesh.

Sigurisht që unë dua të kthehem te PAOK dhe të qendroj aty. Dua të jem në skuadër dhe të luaj si dikur, t?i provoj prapë këto ndjenja. PAOK është tani një skuadër me nivel të lartë. Do të doja të isha prapë pjesë e kësaj skuadre dhe të përjetoja titujt që ata fitojnë. Por ende nuk kam biseduar me PAOK, nuk e di se çfarë do të ndodhë. Agjenti im ka biseduar me disa skuadra jashtë Greqisë, por është ende herët.

A më është bërë padrejtësi? Mendoj se po. E them këtë sepse nuk më është dhënë hapësira për të treguar se kush jam. Mund të them se jam përmirësuar dhe kam përvoja. Kjo është ajo që ndiej brenda vetes. Nëse do të luaja dhe do e shihja që nuk e përballoja, do të dilja vetë dhe do të thoja: ?Nuk e bëj dot?. Nuk kam pasur një shans në vitet e fundit dhe kjo është arsyeja pse mendoj se më kanë bërë padrejtësi.

Historia me fanellën e UÇK-së? Kur ndodhi ajo atëherë unë isha 19-vjeç dhe ata pretenduan se kisha vrarë njerëz. Të gjithë ishin kundër meje. Ndiehesha sikur do luftonin të gjithë me mua. Mbaj mend që kthehesha nga Kombëtarja dhe Ivan Savidis m?u gjend pranë, ishte si babai im. Jam një njeri që nuk harrojë lehtë. Në periudha të vështirë, paraqiten njerëzit që janë vërtetë pranë jush. Ishte momenti më i vështirë në jetën time?, tha Kaçe. /Sport Ekspres/

Lajmet e fundit nga