Connect with Us

Rikthimi i OFL/ Artan Hoxha: Operacion propagandistik për të tërhequr vëmendjen

Kronika

Rikthimi i OFL/ Artan Hoxha: Operacion propagandistik për të tërhequr vëmendjen

Publikuar

-

Gazetari Artan Hoxha ka folur për rikthimin e Pperacionit Forca e Ligjit.
Sipas tij, ky është një operacion propagandistik për të spostuar vëmendjen nga situata aktuale e koronavirusit.

“Operacioni propagandistik në këtë kohë nuk ka vlerë, nuk ka audiencë sepse vëmendjen e ka marrë Covid-19 dhe masat e vendosura kundër tij”, tha Hoxha në studion e Abc News.
Sipas tij, në momentin kur do shpëtojmë nga karantina do të riaktivizohet Operacioni Forca e Ligjit./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Shokon Artan Hoxha/ Krimi po “mësyn” biznesin, mesazhi për SPAK  

Publikuar

-

Nga

Ndërsa komenton situatën në të cilën ndodhet ekonomia shqiptare për shkak të koronavirusit, ka bërë edhe një deklaratë të fortë.

Nga studio e lajmeve në Abc Neës, Artan Hoxha tha se për fat të keq në mungesë të ndihmës nga qeveria bizneset e mëdha do jenë të detyrura të ulin kokën para krimit dhe të kërkojnë para.

Por, kjo sipas Artan Hoxhës, do bëjë që më vonë, do të jenë elementë të botës së krimit që do i marrin biznesin.

“Për fat të keq bizneset e mëdha janë të detyruara të ulin kokën para krimit, në mungesë të ndihmës nga qeveria.

LEXO EDHE:  Supergrabitja e Rinasit/ Artan Hoxha nxjerr sekretin e madh

LEXO EDHE:  Protestat/ Studentët e Juridikut, kërkesë me gjashtë pika Dekanit

Por, problemi është se ata mbrapa të marrin biznesin. Në ndërtim janë investime direkte nga trafiku ndërkombëtar i kokainës. Nëse SPAK do shkonte atje do zbulonte se tek ky projekt është një kompani e madhe por del një njeri që është bërë papritur biznesmen dhe që është aty garant i injktimit të parave të krimit.”-tha Artan Hoxha.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Ekzekutimi i dy vëllezërve/ Artan Hoxha zbulon çfarë gjetën hetuesit në telefonin e viktimave

Publikuar

-

Nga

Gazetari investigativ, Artan Hoxha deklaron se hetuesit kanë gjetur një mesazh në telefonin e velllezërve të vrarë dje  në Durrës, që mund të çojë direkt te autorët.

Nga studio e lajmeve në Abc Neës, gazetari Hoxha theksoi se mesazhi i gjetur në telefonin e dy viktimave, Besmir dhe Viktor Haxhia mund të shërbejë si indicie.

“Në Durrës janë 2 vëllezër, njëri nga ta është prind, janë djemtë e vetëm të shtëpisë, janë edhe 3 motra. U goditën në moshë të re. Te kjo pista e përgjimeve një element që ka dalë, është një mesazh që është kapur ne telefonate viktimave që janë duke u kontrollura. Ky mesazh dyshohet të jetë një indicie që mund të çojë direkt drejt autorëve”, tha Hoxha.

Më tej Hoxha thekson se autorët kanë qenë të përgatitur dhe i kanë vëzhguar dy vëllezërit, duke studiuar lëvizjet e tyre.

LEXO EDHE:  “Akti i madh u banalizua nga propaganda e qeverisë”/ Bushati përplaset me Bolinon për mjekët

LEXO EDHE:  Artan Hoxha zbulon lidhjen mes grupit të Shijakut dhe laboratorit të drogës në Has

“Të dhënat tregojnë se autorëte janë përgatitur. Çdo atentat ka një kosto sepse janë mjetet që do të përdorësh, automjeti që ti djeg. Dikush është paguar për këtë.

Dje një nga elementët që po kërkohet te kamerat e sigurisë, është fakti nëse autorët kanë pasur edhe bashkëpunëtorë të tjerë. Edhe në rastin konkret meqenëse vëllezërit kanë qenë të izoluar, janë goditur pasi kanë dalë nga servisi. Atentatorët kanë pasur informacione të saktë për lëvizjet e tyre. Aty nuk ka shumë kamera sigurie. Janë sekuestruar më shumë se 8 kamera. Po kërkohet për drejtimet nga ka lëvizur automjeti. Në rastin konkret nuk është gjetur makinë e djegur. Kjo e bën më të vështirë”, deklaroi gazetari në studion e Abc News.

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Vrasje me klering”/ Hoxha: Grupet kriminale në Shqipëri po përdorin strategji të veçantë

Publikuar

-

Nga

Gazetari Artan Hoxha është shprehur se kohët e fundit në Shqipëri po funksionon një strategji e veçantë vrasjesh, ajo që në botën e krimit njihet vrasje me klering.

Hoxha është shprehur ndër të tjera se tashmë nuk janë vrasës me pagesë autorët e shumë ngjarjeve kriminale, por janë persona nga grupe të ndryshme kriminale që ndodhen në qytete të ndryshme që përdoren për të bërë vrasje.

“Përveç vrasjeve me pagesë siç ishte ajo e Kastriot Recit që është bërë me snajper në Rreshen, në zhargonin e botës së krimit, është ajo “vrasja me klering” ku një grup kriminal më Shkodër që ka konflik me nje grup rival aty nuk mund t’i afrohet kundërshtarit dhe për këtë ai përmes lidhjeve të veta që mund të jetë duke trafikuar në Belgjikë apo diku tjetër, vrasësi mund të jetë nga një grup nga Vlora, Fieri apo elbasani kërkon një vrasës nga ajo zonë dhe largohhet dhe është e vështirë që të zbulohet. Nëse një grup në Vlorë ka të njëjtin problem atëherë dërgohet një tjetër vrasës nga Shkodra, dhe kjo e bën të vështirë hetimin. Në Shkodër mina që u vendos në treg, ndaj Lulzim Kullës rezultoi se autorët nuk ishin nga Shkodra, por ishin nga Gramshi, pra nuk ishin vrasës me pagesë, por ishin të paguar. Kur në qarkullim del një grup vrasësish që kryejnë atentate të tjera kontaktohet me to, duhet theksuar se vitet e fundit ka dalë vrasja me klering ku grupet kriminale kërkojnë me pagesë ose jo një gjë të tillë”, u shpreh Hoxha në studion e Abc News./CNA.al

LEXO TE PLOTE