LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rikthim pas në kohë/ Leksioni i Sokol Olldashit shtatë vite më parë dhe premtimet e pambajtura të Ramës

28 Prill 2020, 09:01, Politikë CNA
Rikthim pas në kohë/ Leksioni i Sokol Olldashit shtatë vite

Kryeministri Edi Rama erdhi në pushtet në vitin 2013, pas një fushate elektorale me premtime të mëdha, por që deri më sot asnjë nuk janë realizuar.

Pas një darke me ngjala në Gjirin e Lalzit, në 1 prill 2013, Edi Rama në atë kohë në opozitë, shpalli aleancën me kreun e LSI-së, në atë kohë, Ilir Meta dhe bashkëqeverisën për katër vite, duke ndarë ?tepsinë? e pushtetit, e cila u shoqërua me jo pak bëma dhe gjëma të Rilindjes.

Më tej, në vitin 2017, Rama mori timonin dhe tepsinë i vetëm, dhe pasojat po i shohin vetë shqiptarët.

Por, duke u kthyer sërish pas në kohë, shtatë vite më parë, kujtojmë një leksion që i dha në atë kohë i ndjeri Sokol Olldashi, ish-ministër i Transportit.

Në një postim në rrjetet sociale, i cili mban datën 27 prill 2013, Sokol Olldashi shkruante se ?I gjati me të shkurtrin udhëtuan sot drejt Vlorës ku i gjati llafosi prapë për rrugët. Fillimisht tha se kishte numëruar shtyllat. Por, Rama nuk na tha nëse këtë numer ka perfshire edhe vehten dhe Gjushin, apo jo!
Pastaj tha se nuk kishte pare njeri duke punuar. Por, Ramës i ka dalë nga mendja se sot është e shtunë dhe dynjaja e ka pushim. Ka vetëm një kantier në Shqipëri ku punohet edhe te shtunen, autostrada Tiranë-Elbasan. Zahmet e ka zoti Rama, le t’i bjere andej në kthim dhe të shohe si punohet. Ne mos, duhet të presë të hënën.
Pastaj molloisi për punë të kilometrave dhe tha se nuk jane 10 mije, por një mijë dhe se Shqipëria nuk ka dhjetë mijë km rrugë. Njeriu që do të behet kryeminister duhet të dije se ne fakt vendi ka rreth 18 mijë kilometra rrugë, pra të shkojë në Tokio, të hajë dreke sic tha Rama, të kthehet dhe të shkojë prapë për darkë dhe, nëse Rama e bën këtë, mirë është te mos kthehet hic.
Por, cudinë e madhe Rama e bëri gjetkë. Premtoi se do të ndërtojë një autostrade të kalter, në det, nga Mali i Zi ne Greqi. Ky ia kaloi edhe Pandi Majkos për guxim, nëse është guxim dhe jo gjë tjetër… Pandi tha dikur se do ndërtonte nje tunel detar për të lidhur Vloren me Otranton, ky do ndërtojë një autostradë detare gjashtë herë më të gjate se tuneli i Majkos. E kuptoni qe ky eshte me karavidhe se Pandi i shkrete!!!!!!
Gjithesesi une nuk kuptoj nje gje. Pse nuk i mat rruget ky njeri?! Listen e ka. Le ti mase dhe te na thote sa jane. Ne themi qe jane 10 237 kilometra, po ai le t’i mase vete fundja. Do t’i dalin 5 118.5 ede, ose 20 474 vangjushe.?.

Dhe sot pas shtatë vitesh në pushtet, Edi Rama nuk ka mbajtur asnjë premtim të fushatës së tij elektorale.

Jo vetëm premtimet imagjinare, që përmend Olldashi si ?autostrada e kaltër?, por asnjë prej premtimeve të bëra.

Rama premtoi uljen e çmimeve të shportës dhe uljen e çmimit të energjisë elektrike, por ansjëra nuk është realizuar.

Rama premtoi shëndetësi falas, por në fakt shqiptarët po e paguajnë me çmime abusive, nëpërmjet koncesioneve qeveritare, përmendim këtu atë të Chek up, i cili është jo pak i akuzuar nga mediat dhe opozita.

Rama premtoi anullimin e koncesioneve të qeverisë Berisha, por ajo që ka ndodhur sot është se jo vetëm nuk janë anulluar ato të Berishës, por koncesione dhe PPP-të janë kryefjala e qeverisjes së tij./ CNA.al

Lajmet e fundit nga