Connect with Us

Propozimi për uljen e pagave/ Bardhi “shpërthen” keq ndaj ish ministrit Beqaj

Politikë

Propozimi për uljen e pagave/ Bardhi “shpërthen” keq ndaj ish ministrit Beqaj

Publikuar

-

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar ashpër pas propozimit të deputetit socialist, Ilir Beqaj, për uljen e pagave në sektorin publik dhe privat.

Sipas Bardhit, ky është një propozim kriminal dhe i papranueshëm për çdo qeveri, që vendos të parin interesin e qytetarit.

Edi Rama ka nisur një eksperiment të ri dhe shumë të rrezikshëm me shqiptarët. Përmes Ilir Beqajt, një nga ministrat e tij më të diskretituar si të korruptuar, Edi Rama propozon uljen e pagave në sektorin publik e privat, si mënyrë për të furnizuar qeverinë me parà. Një propozim kriminal dhe i papranueshëm për çdo qeveri, që vendos të parin interesin e qytetarit.

Ditën kur propozon uljen e pagave të qindra mijëra njerëzve, Edi Rama ka paguar për PPP mafioze të inceneratorit të Tiranës 650 mijë euro. Po të mos kishte hallin e biznesit të vet me mafian e plehrave, me kaq parà, Edi Rama mund të kishte siguruar pagën e 3125 njerëzve të mbetur pa punë.

Qeveria ka akoma të paktën 220 milionë euro të paprekura nga koncesionet korruptivë dhe shpenzimet e luksit që ka planifikuar për këtë vit.

LEXO EDHE:  Shkatërrimi i zgjedhjeve/ Basha mohon udhëzimin e Gazment Bardhit

Qeveria ka parà, por Edi Rama nuk heq dorë nga pagesat për aferat e pista, duke paguar klientët e tij me paratë e shqiptarëve. Vetëm për kompanitë e Ministrit më të keq të Shëndetësisë në të gjitha kohërat, Edi Rama ka paguar 40 milionë euro në 6 vjet. Prandaj, e përdor tani Ilir Beqajn për të testuar qytetarët deri ku mbajnë.

Ky është një nga qëllimet pse ai zgjati pa asnjë kuptim gjendjes e fatkeqesisë natyrore. Kërkon të mbajë me në këmbë qeverinë e tij të falimentuar duke vjedhur edhe djersën e ndershme të shqiptarëve. Ky është një tjetër projekt për të vazhdura grabitjen në kohë pandemie dhe për të fshehur dështimin e tij!”/CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Atje ku hyn dielli, s’ka virus”/ Gjuzi merr rolin e ekspertit, thirrje qytetarëve të thyejnë karantinën

Publikuar

-

Nga

Deputeti i opozitës parlamentare, Kujtim Gjuzi ka befasusr sërish me deklaratën e radhës. Në një intervistë për “Shqipëria Live”, teksa ka komentuar masat e marra nga qeveria për situatën nga Covid-19, Gjyzi hodhi akuza se koronavirusi s’është gjë tjetër veçse një mashtrim.

Ndaj sipas tij, Rama ka shkelur ligin për 44 sepse e ka vendosur vendin në një karantinë të jashtëligjshme.

“Unë dua të them se kryeministri Rama ka shkelur ligjin për 44 ditë, sepse e ka vendosur vendin në një karantinë të jashtëligjshme. Ai mendon se është babai i kombit, por nuk është. Ai ta ketë të qartë se nuk mund të ketë koronavirus vetëm në ato fasha orare, që ka vënë ai. Shqipëria ka 365 ditë me diell, atje ku hyn dielli, s’ka virus. U bëj thirrje qytetarëve të mos e dëgjojnë dhe të dalin, sepse s’ka koronavirus me orare. Kryeministri është një frikaman, uroj të jetë mirë, ka frikën e vet dhe e futi një qytetërim social në kaos. Kjo (koronavirusi) është një mashtrim dhe e thonë mjekë të njohur”, u shpreh Gjuzi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Edhe në mort Republika e Re e Bashës kthehet në banale

Publikuar

-

Nga

Do të donim mos të shkruanim, por nuk mund ta shmangim të vërtetën që na tregon se ku ka katandisur Republika e Re e Lulzim  Bashës dhe çeta e tij e drejtuar nga Ferdinand Xhaferraj në Durrës.

PD-ja e Durrësit ka bërë një shënim ngushëllues në rrjetet sociale, për arkitektin e njohur durrsak Hajdar Kovaçi, i cili sot u përcoll për në banesën e fundit me duartrokitje nga ata qytetarë që mundën të ishin pjesë e kortezhit edhe për shkak të masave të marra nga Covid-19. Ishte një homazh i shkruar për Hajdar Kovaçin, një vlerësim për figurën e tij dhe postimi gjendet në faqen zyrater të PD-së në Durrës, të cilën ne më poshtë po e sjellim me foto për shkak se mund të ndryshohet.

Thuhen fjalë ngushëlluese ndaj arkitektit durrsak, por në fund ky mesazh nuk përcillet me foton e të ndjerit, nuk përcillet me një imazh të kujtimit të tij, por ndodh që në vaki të vendosin foton e Ferdinand Xhaferrajt, njeriu i cili do të ndryshonte cilësinë e diellit dhe të rërës.

Pra, Ferdinand Xhaferraj në vend që në foto të vendosë të ndjerin arkitekt, vendos foton e tij. Ky delirant i pashembullt, ky personazh kaq butaforik nuk mund të rrijë dhe në mort pa bërë idiotësinë e radhës, nuk mund të rrijë pa u shfaqur deri në ekstremin e çmendurisë politike për t’u dukur. Nuk vendos në një mesazh hidhërues foton e të ndjerit, por veten e tij.

LEXO EDHE:  Bardhi leksion Ramës/ Anullo koncesionet dhe PPP! Lëri fjalët boshe në facebook!

LEXO EDHE:  Dosja e vëllait të ministrit/ PD akuza Xhafajt dhe Arta Markut

Është njëlloj si në një njoftim, në një shpallje, në një ngushëllim të mos vendoset fotoja e të ndjerit, por të vendosë foton ai që e lexon. Është njëlloj si në një varrim të shpallet vdekja e dikujt dhe vihet fotoja e atij që e ka shkruar shpalljen.

Këtë ka bërë Ferdinand Xhaferraj sot dhe shikojeni më poshtë në foto, është pothuajse e pabesueshme, në kufijtë e çmendurisë dhe këtë mund ta bëjë vetëm Ferdinnd Xhaferri dhe PD-ja e sotme në Durrës, ku në mesazhin ngushëllues të një jete të humbur, siç është ajo e arkitektit të njohur Hajdar Kovaçit, nuk vendoset fotoja e tij por vendoset fotoja e Ferdinand Xhaferrajt. I përjetshëm qoftë kujtimi i çmendurive të tua Ferdinand!/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Të shtëna me armë në Shkodër/ Plagoset një person

Publikuar

-

Nga

Disa të shtëna me armë janë regjistruar rreth orës 17, në afërsi të urës së re të Bunës në Shkodër.

Mësohet se nga të shtënat ka mbetur i plagosur një person.

Nga informacionet paraprake, raportohet se 30-vjeçari G. Bici ka marrë një plumb në qafë dhe një në dorë.

Ende nuk dihet shkaku i kësaj plagosje, ndërsa i riu është transportuar menjëherë në spital dhe ndodhet në reanimacion.

LEXO EDHE:  Bardhi i përgjigjet Ramës/ “Nga Surreli është vështirë të numërosh të varfërit”

LEXO EDHE:  PD-LSI rrëzojnë Ilir Beqen dhe qeverinë/Nuk miratohet koncesioni për ‘pullën’ e ilaçeve

Sakq, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka hapur hetimet për identifikimin e autorit dhe vënien e tij në pranga./ CNA.al

LEXO TE PLOTE