Connect with Us

Plagosja me armë zjarri në Shkodër/ Kapet autori i dyshuar

Kronika

Plagosja me armë zjarri në Shkodër/ Kapet autori i dyshuar

Publikuar

-

Është shoqëruar në polici autori i dyshuar i plagosjes së 50- vjeçarit Gëzim Bici me armë sjarri pasiditen e sotme tek Ura e Bunës në Shkodër.

Ndërkohë i plagosuri  është transportuar drejt spitalit teksa zona e ngjarjes është rrethuar nga policia ku janë ngritur dhe pika kontrolli.

“Shoqërohet në Polici autori i dyshuar i plagosjes me armë të 50 – vjeçarit.

Më datë 28.04.2020, rreth orës 17:10, në afërsi të Urës së Bunës, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasi G. B., rreth 50 vjeç, i cili është transportuar në spital, për ndihmë mjeksore

Në vendngjarje shkuan forca të shumta policie, të cilat rrethuan zonën dhe ngritën pika kontrolli.

LEXO EDHE:  A u shkarkua prefekti i Shkodrës se takoi Metën?/ Përgjigjet Presidenti: Ruaj përshtypje të mira për të

Si rezultat i veprimeve të shpejta, është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe shoqërimi në ambientet e Policisë, i autorit të dyshuar të plagosjes, por për arsye hetimi, për momentin nuk bëjmë me dije identitetin e tij.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethaneve të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Përplaset me motorkorrësen/ Humb jetën 63-vjeçari në Lushnje

Publikuar

-

Nga

Një persona ka humbur jetën ditën e sotme në Lushnjë si pasojë e një aksidenti.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Grabjan, ku shtetasi me inicialet  K.Q, 63 vjeç, duke udhëtuar me motor është përplasur nga një motorkorrëse.

Ndërkaq, policia ka shoqëruar në komisariat, shtetasin me inicialet B.Z që shkaktoi aksidentin ku po kryhen veprimet proceduriale.

LEXO EDHE:  Lleshaj kritikon policinë/ Nuk u treguan dinjitozë

LEXO EDHE:  Lleshaj kritikon policinë/ Nuk u treguan dinjitozë

“Në datën 28.04.2020, në fshatin Grabjan, shtetasi K.Q, 63 vjeç, banues në fshatin Kashtëbardhë, Lushnje, duke udhëtuar me motomjetin e tij, është përplasur me një mjet bujqësor(motorkorrëse) e cila drejtohej nga shtetasi B.Z., 61 vjeç, banues në Grabjan.” thuhet në njoftimin e plotë të policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Njëri prej vëllezërve i dëbuar nga Franca”/ Gazetari për vrasjen në Durrës: Autorët folën me viktimat

Publikuar

-

Nga

Gazetari Trashgim Sokolaj ka zbuluar detaje të forta nga vrasja e dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në Durrës.

Sokolaj tha se autorët i kanë ndjekur vëllezërit për rreth 40 minuta. Ai zbuloi se njëri prej viktimave ishte person i njohur për policinë, pasi sipas tij ishte me precedentë penalë në tre shtete dhe ishte depërtuar nga Franca.

“Ngjarja e Durrësit është tipike mafioze ka elementë të ndërthurur të krimit të organizuar. Vëllai i madh që rezulton dhe bashkëpronar në aktivitetin e shitblerjes së automjeteve, dhe këmbimi valutor, dhënia me qira e automjeteve dhe karrotreci. Ai është person me precedentë penalë dhe i skeduar në të paktën tre shtete, Greqi, Francë dhe Holandë. Është i depërtuar nga Franca dy vite më parë pasi kishte përfunduar proceset ligjore lidhur me aktivitetet atje dhe policia dyshon se aktivitetin kriminal e ka vazhduar edhe në Durrës gjatë viteve të fundit”, u shpreh ai në Rtv Ora.

Gazetari pretendon se në një moment dy viktimat kanë pasur komunikim me atentatorët.

LEXO EDHE:  U kapën me heroinë/ Pranga dy vëllezërve në Elbasan

LEXO EDHE:  A u shkarkua prefekti i Shkodrës se takoi Metën?/ Përgjigjet Presidenti: Ruaj përshtypje të mira për të

“Për rreth 40 minuta dy vëllezër janë ndjekur nga makina e personave i ka goditur dhe nga pamjet e kamerave të sigurisë rezulton se automjeti në momentet finale, pak çaste para se të kishim të shtënat me armë. Ka ndaluar automjetin dhe ka pasur komunikim me njërin nga autorët. Pasi nga vendi i ngjarjes dëshmitë janë se janë 3 persona: Drejtuesi i automjetit që ka qenë Toyota pa targa me ngjyrë gri dhe dy personat që kanë qëlluar. Njëri prej tyre ka zbritur nga Toyota dhe vëllezërit meqë e kanë ndaluar makinën para të shtënave mendohet se ka pasur komunikim. Kjo në bazë të deklarimeve që kanë dhënë 4 nga kolegët e viktimave, pronarë makinash që shesin aty dhe pamjet filmike të marra nga 10 kamerat”, nënvizoi Sokolaj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

U shërua nga koronavirusi dy javë më parë/ Ndërron jetë një grua në Fier

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Fier, ku ka ndërruar jetë një e moshuar.

Mësohet se një 87- vjeçare ka ndërruar jetë dy javë pasi ishte konsideruar e shëruar nga koronavirusi. Mjekët deklarojnë se gruaja nuk ka humbur jetën për shkak të koronavirusit, por për shkak të disa problemeve me zemrën.

Sipas tyre, e moshura, emri e së cilës ende nuk bëhet me dije, ka pësuar komplikacione pasi kaloi infektimin me Covid-19.

LEXO EDHE:  U kapën me heroinë/ Pranga dy vëllezërve në Elbasan

LEXO EDHE:  Përmbytjet në Shkodër/ KESH jep lajmin e mirë

Ndërkohë, raportohet se më 15 prill u regjistrua si viktimë e 25-të bashkëshorti i të moshuarës. 90- vjeçari humbi betejën me koronavirusin tek Spitali Infektiv për shkak të komplikacioneve, pasi vuante edhe nga sëmundje bashkëshoqëruese si diabeti, astma bronkiale dhe hipertensioni./ CNA.al

LEXO TE PLOTE