Connect with Us

Përdhunimi i të miturës/ Zbulohen detajet shokuese, thirrja urgjente për policinë

Kronika

Përdhunimi i të miturës/ Zbulohen detajet shokuese, thirrja urgjente për policinë

Publikuar

-

Organizata për mbrojtjen e të drejtave të Fëmijëve, CRCA Shqipëri ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë në Sarandë, ku një 17 vjeçare raportohet se është përdhunuar nga një i moshur.

CRCA/ECPAT Shqipëri i ka drejtuar një kërkesë urgjente Policisë së Shtetit, ndërsa kërkon hetim të gjithanshëm mbi dhunën dhe shfrytëzimin seksual të 17 vjeçares në Sarandë Policia e Shtetit të hetojë mangësitë e punës së Komisariatit të Policisë Sarandë.

“CRCA/ECPAT Shqipëri, është duke ndjekur me shqetësim dhe vëmendje ngjarjen më të fundit të dhunës dhe shfrytëzimit seksual ndaj një vajze 17 vjeçare në Sarandë. Sipas raportimeve të mediave, vajza ka ngritur akuzën se që në fëmijëri është shfrytëzuar seksualisht nga familja e saj për të ofruar marrëdhënie seksuale me persona të tjerë të cilët janë nën hetim nga ana e prokurorisë.

Përgjatë gjithë zhvillimit të ngjarjes e cila është fokusuar edhe nga kamerat e emisioneve mediatike, shqetësuese është mënyra e sjelljes jo profesionale të punonjësve të policisë, të cilët nuk pranonin denoncimin e një qytetari për një rast të dyshuar përdhunimi ndaj një të miture. CRCA e cila po e ndjek çështjen që prej ditës së parë të denoncimit, shprehet e shqetësuar për situatën psikologjike dhe emocionale të vajzës, e cila është viktima e të gjithë kësaj ngjarjeje. Ne kërkojmë nga policia e shtetit që të kryejnë në mënyrë profesionale detyrat që ligji ju ka ngarkuar.”-thuhet në deklaratë.

Më tej, CRCA thekson se “Sipas Kodit të Procedurës Penale, policia është e detyruar të pranojë denoncimin e çdo qytetari për vepra penale që kanë ndodhur apo mund të ndodhin dhe për më tepër sërish në bazë të ligjit çdo qytetar është i detyruar të raportojë pranë organeve ligjzbatuese çdo vepër penale që ka ndodhur ose mund të ndodhë. Në fokusin e kësaj ngjarjeje ishte një qytetar që në frymën e ligjit në mënyrë të vazhdueshme kërkonte të denonconte atë ç’ka ai beson që është një vepër penale që ka ndodhur ndaj vajzës 17 vjecare. Nga ana tjetër fatkeqësisht pamë një institucion ligj-zbatues dhe funksionarë të saj që jo vetëm refuzuan marrjen e deklarimit, por për më tepër sillen edhe në mënyrë hakmarrëse ndaj individit. Qëllimi i ligjit penal është që të nxisë të gjithë personat dhe sjelljen e tyre me synim mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve. CRCA/ECPAT Shqipëri bazuar në raportimet e medias për ngjarjen e Sarandës kërkon një hetim sa më të shpejtë nga ana e Policisë së Shtetit për të gjitha dështimet apo mangësitë e punës që janë vënë re në komisiariatin e policisë Sarandë. CRCA/ECPAT ka një eksperiencë prej 22 vitesh të bashkëpunimit me policinë e shtetit dhe strukturat e saj, dhe gjatë kësaj kohe ne kemi vënë re një reformim të thellë të punës së saj në drejtim të mbrojtjes dhe respektimit të të drejtave të njeriut. Ngjarja e Sarandës, na tregoi se pavarësisht të gjithë këtyre përmirësimeve, Policia e Shtetit dhe zyrtarët e saj kanë ende shumë nevojë për tu përgatitur dhe formësuar në lidhje me mbrojtjen e fëmijëve dhe adoleshentëve nga dhuna seksuale.”

LEXO EDHE:  Gafa e radhës/ Asnjë prokuror në aksionin policor në Babicë

Në këtë kuadër CRCA i rekomandon drejtuesve më të lartë të Policisë së Shtetit përgatitjen dhe miratimin e një protokolli të posaçëm pune për ndjekjen e rasteve të dhunës seksuale ndaj fëmijëve dhe adoleshentëve. Ne jemi të gatshëm të ofrojmë të gjithë ekspertizën tonë për ta bërë të mundur plotësimin e këtij rekomandimi. Shqipëria, numëron 1 në 10 fëmijë të abuzuar seksualisht, ndërsa në 83% të këtyre rasteve viktimat janë vajza nën moshën 18 vjeç./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Shokon Artan Hoxha/ Krimi po “mësyn” biznesin, mesazhi për SPAK  

Publikuar

-

Nga

Ndërsa komenton situatën në të cilën ndodhet ekonomia shqiptare për shkak të koronavirusit, ka bërë edhe një deklaratë të fortë.

Nga studio e lajmeve në Abc Neës, Artan Hoxha tha se për fat të keq në mungesë të ndihmës nga qeveria bizneset e mëdha do jenë të detyrura të ulin kokën para krimit dhe të kërkojnë para.

Por, kjo sipas Artan Hoxhës, do bëjë që më vonë, do të jenë elementë të botës së krimit që do i marrin biznesin.

“Për fat të keq bizneset e mëdha janë të detyruara të ulin kokën para krimit, në mungesë të ndihmës nga qeveria.

LEXO EDHE:  Drogë dhe shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor/ 3 të arrestuar në Vlorë

LEXO EDHE:  Sekuestrohet gomonia e drogës dhe dy makina/ Një në pranga, dy në arrati

Por, problemi është se ata mbrapa të marrin biznesin. Në ndërtim janë investime direkte nga trafiku ndërkombëtar i kokainës. Nëse SPAK do shkonte atje do zbulonte se tek ky projekt është një kompani e madhe por del një njeri që është bërë papritur biznesmen dhe që është aty garant i injktimit të parave të krimit.”-tha Artan Hoxha.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Rikthimi i OFL/ Artan Hoxha: Operacion propagandistik për të tërhequr vëmendjen

Publikuar

-

Nga

Gazetari Artan Hoxha ka folur për rikthimin e Pperacionit Forca e Ligjit.
Sipas tij, ky është një operacion propagandistik për të spostuar vëmendjen nga situata aktuale e koronavirusit.

“Operacioni propagandistik në këtë kohë nuk ka vlerë, nuk ka audiencë sepse vëmendjen e ka marrë Covid-19 dhe masat e vendosura kundër tij”, tha Hoxha në studion e Abc News.
Sipas tij, në momentin kur do shpëtojmë nga karantina do të riaktivizohet Operacioni Forca e Ligjit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Ekzekutimi i dy vëllezërve/ Artan Hoxha zbulon çfarë gjetën hetuesit në telefonin e viktimave

Publikuar

-

Nga

Gazetari investigativ, Artan Hoxha deklaron se hetuesit kanë gjetur një mesazh në telefonin e velllezërve të vrarë dje  në Durrës, që mund të çojë direkt te autorët.

Nga studio e lajmeve në Abc Neës, gazetari Hoxha theksoi se mesazhi i gjetur në telefonin e dy viktimave, Besmir dhe Viktor Haxhia mund të shërbejë si indicie.

“Në Durrës janë 2 vëllezër, njëri nga ta është prind, janë djemtë e vetëm të shtëpisë, janë edhe 3 motra. U goditën në moshë të re. Te kjo pista e përgjimeve një element që ka dalë, është një mesazh që është kapur ne telefonate viktimave që janë duke u kontrollura. Ky mesazh dyshohet të jetë një indicie që mund të çojë direkt drejt autorëve”, tha Hoxha.

Më tej Hoxha thekson se autorët kanë qenë të përgatitur dhe i kanë vëzhguar dy vëllezërit, duke studiuar lëvizjet e tyre.

LEXO EDHE:  Pjesë e rrjetit ndërkombëtarë/ Policia bllokon kamionët e drogës

LEXO EDHE:  Gafa e radhës/ Asnjë prokuror në aksionin policor në Babicë

“Të dhënat tregojnë se autorëte janë përgatitur. Çdo atentat ka një kosto sepse janë mjetet që do të përdorësh, automjeti që ti djeg. Dikush është paguar për këtë.

Dje një nga elementët që po kërkohet te kamerat e sigurisë, është fakti nëse autorët kanë pasur edhe bashkëpunëtorë të tjerë. Edhe në rastin konkret meqenëse vëllezërit kanë qenë të izoluar, janë goditur pasi kanë dalë nga servisi. Atentatorët kanë pasur informacione të saktë për lëvizjet e tyre. Aty nuk ka shumë kamera sigurie. Janë sekuestruar më shumë se 8 kamera. Po kërkohet për drejtimet nga ka lëvizur automjeti. Në rastin konkret nuk është gjetur makinë e djegur. Kjo e bën më të vështirë”, deklaroi gazetari në studion e Abc News.

LEXO TE PLOTE