LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pa karantinë në kohë koronavirusi/ Shqiptari tregon “sekretin” e jetesës në Suedi

28 Prill 2020, 07:09, Lifestyle CNA
Pa karantinë në kohë koronavirusi/ Shqiptari tregon

Drejtuesi i disa qendrave sociale në Suedi, poeti Shqiptar Oseku ka komentuar situatën në të cilën ndodhet ky vend në këtë periudhë pandemie.

Në një intervistë për Abc e Mëngjesit, Shqiptari është shprehur se në Suedi mbase ka ndikuar edhe mënyra e tyre e jetesës, dhe stili që ato kanë që secili ndjek rutinën e tij.

?Në Suedi zakonisht secili shikon punët e veta dhe gjërat e veta sociale. Në Suedi shumica e të moshuarve kanë shtëpitë e tyre dhe ekziston një sektor i tërë që merret me lehtësirat dhe me shërbimin ndaj tyre. Ndërkohë autoritetet shtetërore i kanë këshilluar të moshuarit se për sigurinë e tyre duhet të qëndrojnë të ngujuar dhe janë pajisur me të gjithë gjërat nevojshme. Vdekshmëria më e madhe është tek të moshuarit të cilët ndodheshin në azile?, është shprehur ai.

Gjithashtu ai ka theksuar faktin se në kuadër të një situate mund të ndryshojë dhe natyra e njeriut duke vënë në dukje se sado socialë të jemi me njëri tjetrin në varësi të kushteve që mund të na sërvirë një sistem dhe mund të ndryshojmë.

?Unë quhem Shqiptar dhe ndihem si i tillë, por kam 30 vite në Suedi ndaj kam dhe këto identitete të shumëfishta dhe kam dhe anën racionale që më thotë se fëmijët nuk marrin dhe nuk japin nuk e transmetojnë virusin korona.Unë jam i bindur për ndryshimin e natyrës së njeriut pasi kam parë dhe se si ndryshon në Suedi një gjë e tillë. Njërëzit përshtaten me sistemet dhe nëse nuk do të flisnin shqip ato nuk do e kuptoje. Emri i m përdoret edhe si sharje o ?shqiptar?, pra njeri i paedukuar, por unë do të thoja se është e kundërta se e kam parë se çfarë bën një sistem i mirë me njerëz. Unë do të thoja se duhet të kuptojmë se ky sistem na ka integruar shumë shpejt?.

Ndër të tjera në fjalën e tij shqiptari nga Suedia ka theksuar se rrugën për të hequr masat kufizuese po e ndjekin dhe shumë vende të tjera Evropiane. Sipas tij menaxhimi i situatës është i ndryshëm në shumë vende, por e rëndësishme është që ministria e Shëndetsisë në çdo vend të dijë kapacitetet përballuese të pacientëve me terapi intensive.

?Unë do të thoja shumë vende që shumë vende të tjera evropiane kanë filluar që të ndjekin strategjinë e Suedisë dhe do të heqin masat. Askush nuk mund të ndjekë me përpikpërinë e Suedise pasi secili duhet që të shikojë rregullat e shtëpisë së tij. Ministrat e Shëndetsisë në Kosovë dhe në Shqipëri të shikojnë se sa shtretër dhe çfarë kapaciteti kanë ato për pacientë që kanë nevojë për terapi intensive?, tha Shqiptari.

Lajmet e fundit nga