LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Ortak i Ramës, dështak”/ Ndjekësit e Syri Tv “masakrojnë” Bashën

28 Prill 2020, 08:53, Politikë CNA
“Ortak i Ramës, dështak”/ Ndjekësit e Syri Tv

Kreu i PD, Lulzim Basha ka qenë mbrëmjen e djeshme i ftuar në emisionin ?Çim Peka Live? në Syri Tv.

Basha ka folur për situatën në të cilën gjendet vendi për shkak të koronavirusit si dhe menaxhimin nga ana e qeverisë.

Mirëpo, ajo që bie në sy janë komentet e ndjekësve të cilët kanë ?masakruar? kryedemokratin. Përmes komenteve, qytetarët akuzojnë Bashën se është ortaku i Ramës, ndërsa ky i fundit tallet me kreun e PD.

Qytetarë të ndryshëm shkruajnë se nuk kanë aspak besim te Basha teksa shprehen se nuk do të donin ta shihnin atë në postin e kryeministrit.

Madje nuk kanë munguar as fyerjet nga ana e komentuesve të cilët e quajnë Bashën një ?dështak?. Keto komente negative, sharje dhe fyerje ndaj Bashës vijnë pikërisht nga ndjekësit e Syri Tv i cili konsiderohe si ?Zëri i Popullit i Republikës së Re?./CNA.al

 

 

 

 

 

 

Lajmet e fundit nga