Connect with Us

Olsi Teqja: Tirana nuk krahasohet me Kukësin për nga cilësitë

Sport

Olsi Teqja: Tirana nuk krahasohet me Kukësin për nga cilësitë

Publikuar

-

Olsi Teqja ka thënë se nuk ka qenë vetëm ai fajtori në humbjen me përmbysje të Kukësit ndaj Tiranës, kur këta të fundit fituan me rezultatin 2-1, që e rikthyen në minutat e fundit, pasi Teqja ishte ndëshkuar me karton të kuq.

Në një prononcim të dhënë së fundmi, mbrojtësi është shprehur se futbolli i mungon shumë, duke shtuar se tashmë titulli nuk është në dorën e Kukësit, por në dorën e Tiranës.

“Tani u bë një kohë shumë e gjatë në karantinë dhe jemi mësuar. Jemi munduar të stërvitemi në kushtet që kemi, duke bërë edhe pak vrap nga Liqeni.

Futbolli na ka munguar shumë. Uroj që të nisë sa më shpejt, qoftë edhe me stërvitjet, siç janë edhe modelet europiane. Do ishte mirë që shteti të na lejojë të stërvitemi, pasi duhet të jetojmë me këtë virus.

Unë, Rroca, Abazaj dhe Krasniqi, një dit bëjmë vrap nga Liqeni, një ditë stërvitje, ndërsa një ditë luajmë tekboll.

Sezonin e kam gjithmonë para syve, ishim duke kryesuar. Në 3-4 ndeshje ne u ndëshkuam në fund, ndërsa Tirana në fund ia doli të fitojë disa ndeshje. Kartonin e kuq ndaj Tiranës e kam përjetuar shumë keq, si unë edhe familja ime, duke ditur që nga ajo ndryshoi edhe rezultati.

Në karrierën time kam luajtur në kupat e Europës, ku kemi qenë me 2 lojtarë më pak dhe nuk kemi pësuar asnjë gol. Nuk mendoj se isha unë fajtori për ndeshjen me Tiranën, kemi gabuar me epsiode, por edhe unë marr përgjegjësitë e mia. Në 30 prill do kemi një takim me drejtuesit, ku do të flasim për gjithçka.

Titulli? Cilësia e ekipit është shumë e mirë, nuk mund t’i krahasojmë me Tiranën. Megjithatë është në dorë të kundërshtarit, nuk është vetëm në dorën tonë. Kupat e Europës janë një shpëtim për të gjithë futbollin shqiptar.”, u shpreh Teqja për “Supersport”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Lajm i mirë nga Partizani, klubi përgatitet për rikthimin në fushë

Publikuar

-

Nga

Partizani i ka ndërprerë përgatitjet që më 12 mars dhe që nga ajo ditë, të kuqtë janë stërvitur në kushte izolimi me program individual.

Ndonëse nuk ka akoma një datë zyrtare për rifillimin e stërvitjeve dhe zhvillimit të ndeshjeve të mbetura, duket se komanda “Start” është shumë pranë.

Kjo gjë kuptohet edhe nga përgatitjet që po bën klubi, për të qenë gati për rifillimin e punës. Dje në hotelin e klubit kanë mbërritur lojtarët e parë, që zakonisht akomodohen në këtë ambient.

Gjithashtu, ka nisur edhe furnizimi me bazën ushqimore, pasi dihet se në hotel është mensa e klubit ku ushqehen çdo ditë futbollistët e Partizanit.

Kjo punë parapërgatitore që po bën klubi i kuq lë të kuptosh se kthimi në normalitet për futbollin shqiptar, por me rregulla strikte, pritet që të jetë i shpejtë.

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

UEFA u jep ultimatum federatave: Vendosni deri më 25 maj

Publikuar

-

Nga

UEFA u ka kërkuar të gjitha top ligave evropiane të marrin vendimin përfundimtar për sezonin 2019/20 deri më 25 maj.

Afati kohor i fundit i vendosur nga organi qeverisës i futbollit evropian është pjesë e disa udhëzimeve që i ka lëshuar vetë UEFA për garat e klubeve për këtë sezon, që është komplikuar shkaku i koronavirusit.

Pas një takimi të Komitetit Ekzekutiv të javës së kaluar, UEFA ua rekomandoi fuqishëm të gjitha ligave t’i zhvillojnë ndeshjet e mbetura nëse ka mundësi, përderisa kampionatet vazhdojnë të jenë të suspenduara.

Në atë takim u propozuan që top ligat ta mbyllin kampionatin edhe përmes ndonjë formati të ri nëse është e nevojshme, ndërsa nëse rinisja e ndeshjeve është e pamundur, atëherë UEFA rekomandoi që klubet që kualifikohen për garat evropiane për sezonin vijues të zgjedhjen sipas “meritave sportive”.

UEFA pret që të gjitha ligat ta kenë një plan në vend për rinisjen e kampionatit ose përfundimin para kohe të tyre para takimit të ardhshëm të Komitetit Ekzekutiv, që do të mbahet më 27 maj.

“Federatat vendore dhe/ose ligat duhet të jenë në pozitë për t’ia komunikuar UEFA-s deri më 25 maj të vitit 2020 planin për rinisjen e garave vendore, përfshirë këtu datën e rinisjes dhe formatin e garës”, thuhet në udhëzimet e UEFA-s.

“Në rast se një garë vendore vendoset të përfundohet para kohe për arsye të pranueshme në pajtim me kushtet e parashtruara nga Komiteti Ekzekutiv, UEFA do t’ia kërkojë Federatës vendore t’i sqarojë deri më 25 maj rrethanat e veçanta që shtynë te përfundimi i parakohshëm dhe t’i zgjedhë klubet për garat e UEFA për sezonin 2020/21 në bazë të meritave sportive”.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

“Air Albania Stadium” nominohet për të marrë një çmim të rëndësishëm

Publikuar

-

Nga

Ndërtimi i stadiumit “Air Albania” është një nga investimet më të mëdha të bëra në futbollin shqiptar, duke u bëra një nga stadiumet më të bukura në rajon. Ditën e sotme, FSHF ka njoftuar se stadiumi kombëtar, është nominuar për të marrë çmimin “Big SEE Architecture” për vitin 2020.

“Air Albania Stadium, investimi më i madh në historinë e sportit shqiptar, vazhdon të prodhojë lajm edhe pas inaugurimit të tij në 17 Nëntor 2019, në ndeshjen kundër Francës, kampiones së botës. Ky investim i Federatës Shqiptare të Futbollit është përzgjedhur për të marrë çmimin BigSEE Architecture Award 2020 dhe për më tepër është nominuar edhe si projekti më i mirë (Grand Prix) në kategorinë publike.

Fituesit e BigSEE Architecture Award do të vlerësohen në festivalin e madh të arkitekturës që do të zhvillohet më datë 16 Tetor 2020 në Qytetin e Dizajnit në Lubjanë të Sllovenisë. Në këtë festival të gjithë projektet do të ekspozohen për të pranishmit nga Shqipëria, Italia, Bullgaria, Bosnje Hercegovina, Qipro, Republika Çeke, Greqia, Kroacia, Italia, Hungaria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Moldavia, Mali Zi, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Serbia dhe Turqia.

Qëllimi i BigSEE Architecture është për të forcuar suksesin dhe atraktivitetin e Europës Juglindore nëpërmjet kërkimit, vlerësimit dhe promovimit të mrekullisë arkitektonike që është në këto vende.”, shkruhet në njoftimin e FSHF.

LEXO TE PLOTE