Connect with Us

Ndeshja e parë e Serisë A/ Në Itali caktojnë datën e kthimit të futbollit

Seria A

Ndeshja e parë e Serisë A/ Në Itali caktojnë datën e kthimit të futbollit

Publikuar

-

Futbolli shihet si një dritë shprese për të gjithë njerëzit, në secilin shtet ku do të nisë edhe ky sport, për të qenë sinjali i një beteje të fituar kundër pandemisë. Shumë kemi humbur nga përditshmëria jonë, ku mes tyre mund të përmendim pikërisht edhe largimin e futbollit.

Por ndërkohë ka ende shpresë, pavarësisht se në disa vende është gjetur zgjidhja me mbylljen e kampionatit në tavolinë. Media prestigjoze “Mirror” jep edhe një datë për ndeshjen e parë që do të luhet në Seria A.

Bëhet fjalë për datën 2 qershor, atëherë kur mendohet se do të jetë rikthimi i futbollit të luajtur në fushë. Nga ana tjetër, Konte paralajmëroi se në datën 4 maj nisin stërvitjet individuale, ndërsa në datën 18 maj do të mund që të stërviten në grup. /Sport Ekspres/

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Igli Tare përgatit goditjen e radhës në merkato, gati kontrata 3-vjeçare për ish-sulmuesin e Napolit

Publikuar

-

Nga

Hoze Maria Kajehon vendosi të largohet nga Napoli, aty ku ai luante prej 7 sezonesh dhe tashmë është një lojtar i lirë teksa po kërkon për një ekip të ri.

Lojtari dukej afër kalimit te Vijareali në Spanjë, por së fundmi në skenë ka dalë një interesim i Lacios, që ka bërë që bisedimet mes lojtarit dhe klubit spanjoll të ngecin.



Sipas asaj që shkruan “La Gazzetta dello Sport”, Lacio ka nisur kontaktet me 33-vjeçarin dhe duan ta afrojnë në skuadër.

Igli Tare e pëlqen shumë sulmuesin spanjoll dhe po përgatitet për ta marrë te Lacio. Gjithashtu për Kajehonin është gati edhe një kontratë 3-vjeçare me 2.2 milionë euro në sezon.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Galiani në tribunë, shikoni si feston për fitoren e Milanit

Publikuar

-

Nga

Disa gjëra në jetë mbeten të pa ndryshuara, ashtu është edhe dashuria e Adriano Galianit për Milanit. Ish drejtori sportiv i “djallit” u largua menjëherë pasi Berlusconi vendosi të shiste përfundimisht klubin e Milanit tek kinezët. Pas blerjes së Monzës nga Silvio Berlusconi, Galiani iu bashkua shokut të tij të ngushtë duke zgjedhur përsëri postin e drejtorit sportiv. Megjithatë 76 vjeçari nuk mungon në asnjë ndeshje të Milanit. Edhe ditën e sotme ai gëzoi si i çmendur në momentin që Ibrahimoviç shënoi golin e parë.



Adriano Galiani është shembulli kryesor i tifozëve të vërtetë milanistë. Pasi pavarësisht se ka obligime të tjera duke qenë drejtori sportiv i Monzës, nuk nguron asnjëherë të përkrahë skuadrën e tij të zemrës. Vitet e fundit kuqezinjtë kanë qenë në një moment mjaft te vështirë, pasi kanë 8 vjetë që nuk shkojnë më shumë se vendi i 5-të, duke humbur kështu mundësinë për të luajtur në Champions League.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Ngjarje e rëndë/ Vritet me thikë arbitri italian

Publikuar

-

Nga

Arbitri i Serie B dhe C, Daniele De Santis (33 vjeç) dhe e dashura e tij (30 vjeç) janë gjetur të vdekur mbrëmjen e djeshme në apartamentin e tyre në qytetin e Leçes. Policia ka konstatuar të çara në trupin e tyre, duke konfirmuar se ata janë vrarë me armë të ftohta.

Fqinjët kanë dëgjuar të bërtitura në banesë dhe më pas ata i kanë raportuar se policisë se një person i gjinisë mashkull ka dalë nga banesa me një thikë në dorë. Askush nga fqinjët nuk ka arritur ta dallojë autorin e kësaj ngjarje të dhimbshme.



De Santis kishte gjykuar më shumë ndeshje të Serie C, teksa numëronte plot 130 ndeshje zyrtare. Ai gjithashtu kishte vënë drejtësi në disa ndeshje edhe në Serie B, teksa debutimin e tij në këtë ligë e regjistron si arbitër i katërt në ndeshjen Piza-Benevento në vitin 2017.

LEXO TE PLOTE