Connect with Us

Ndërroi jetë nga Covid-19/ Përcillet me duartrokitje për në banesën e fundit arkitekti i njohur durrsak

Lajme

Ndërroi jetë nga Covid-19/ Përcillet me duartrokitje për në banesën e fundit arkitekti i njohur durrsak

Publikuar

-

Arkitekti i njohur durrsak, Hajdar Kovaçi është përciellë për në banesën e fundit gjatë ditës së sotme, pasi u nda mbrëmë nga jeta, pas betejës me Civid-19.

Në pamundësi për të marrë pjesë në ceremoninë mortore, për shkak të masave strikte nga pandemia, në shenjë respekti qytetarët e kanë përcjell me duartrokitje, gjatë kalimit të arkivolit në sheshin “Liria”, në Durrës.

Intelektuali Hajdar Kovaçi humbi mbrëmë betejën e tij me Covid-19 në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, ku ishte i shtruar prej mëse 3 javësh, në gjendje të rënduar shëndetësore, me insuficience respiratore akute.

LEXO EDHE:  Video ekskluzive/ Skandal në Durrës, plasin sërish ujërat e zeza  

“73-vjeçari vuante nga pneumonia bilaterale, detres i rëndë respirator (ARDS), me sëmundje bashkëshoqëruese Talasemi Minor dhe  Hipertension Arterial. Megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të stafit mjekësor në terapinë intensive, 73-vjeçari nuk arriti të mbijetojë”, bënte të ditur Ministria e Shëndetësisë në një njoftim për shtyp./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Pandemia ndyshon rregullat/ Ja sa do të jetë distanca në restorante dhe plazhe

Publikuar

-

Nga

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi ka qënë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” ku ka folur për situatën e turizmit në kohën e pandemisë.

Klosi tha se edhe këtë vit do të bëhet plazh por me rregulla të reja ku distanca mes çadrave duhet të jetë sëpaku 3.5 metra. Po ashtu rregullat vlejnë edhe për restoranetet.

“Ka disa masa që po merren. Do ketë një rregullore të re. Do ketë disa kushte në mënyrë që ato që shkojnë për pushime të mos kthehen në vatra infektimi.

Higjena është parësore. Një ndër gjërat që do ndalohen bufetë e hapura. Duhet të kenë hapësira shumë të detajuara. Në tavolinë mos të ketë më shumë se 2-4 persona. Si fillim të hapen restorantet në natyrë. Çadra nga çadra duhet të kenë distancë 3.5 metra dhe një distancë nga deti.

LEXO EDHE:  Cigarja e ndezur/ Banesa në flakë, i moshuari në spital

LEXO EDHE:  Gjyqi për Velieren në Durrës/ Shtyhet seanca

Tani duhet që stafi i punës në plazhe dhet të jenë të trajnuar për mënyrën e sjelljes ndaj një situate të tillë”, tha Klosi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Myslimanët hynë në muajin e Ramazanit/ Bujar Spahiu bisedë online me ambasadoren amerikane

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, ka zhvilluar sot një takim online me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Yuri Kim.

Lajmin e ka bërë të ditur bvetë KMSH. Mësohet se gjatë këtij takimi kryetari KMSH-së i uroi ambasadores mirëseardhjen në Shqipëri dhe suksese në detyrën e saj të re.

Spahiu e njohu gjithashtu Kim me historikun e KMSH-së, ecurinë e tij gjatë këtyre viteve, sfidat e institucionit si dhe rrjetin arsimor të KMSH-së, me Medresetë dhe Universitetin Bedër.

LEXO EDHE:  Durrës/Ngasin makinën të dehur, arrestohen 3 persona

“Ai gjithashtu falënderoi ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri për bashkëpunimin e ngushtë në projekte të ndryshme. Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, znj. Yuri Kim fillimisht e uroi z. Spahiu dhe besimtarët mysliman për muajin e Ramazanit. Më pas ajo shprehu konsideratën e saj të lartë për institucionin, vlerat që përfaqëson dhe rolin që luan në Shqipëri. Znj. Kim e siguroi kryetarin Spahiu për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe e cilësoi KMSH-në si një partner strategjik të SHBA-ve në Shqipëri”, ,thuhet në deklaratën e KMSH-së./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Një javë në Sanatorium, pasi fitoi betejën me Covid/ Deputeti Alimadhi drejt shërimit

Publikuar

-

Nga

Deputeti Adriatik Alimadhi është drejt përmirësimit dhe duket së shumë shpejt do të lë spitalin.

Pasi fitoi betejën me Covid-19, ai la spitalin Infektiv për tu transferuar në Sanatorium tek “Shefqet Ndroqi”, pas gjendjes së rënduar në mushkëri.

Lajmin për daljen nga reanimacioni në këtë spital e ka dhënë vetë Alimadhi, me anë të një statusi në rrjetet sociale ku ndër të tjera ai falënderon stafin mjekësor për ndihmën, dhe punën e përkushtuar ndaj tij dhe pacientëve të tjerë.

“Te dashur miq, Sot dola nga reanimacioni dhe kam kaluar ne pavion ne nje gjendje shendetesore me te mire. Kjo sipas keshillave te mjekeve.

Nje falenderim dhe mirenjohje per shefen e reanimacionit te sanatoriumit ‘Shefqet Ndroqi’ Dr. Alma Cani. Dr. Alma me perkushtim dhe profesionalizem i sherbente te gjithe pacienteve ne reanimacion, por mbi te gjitha shume njerezore, e cila mbante kontakte me vajzat e mija dhe familjen time duke i sqaruar per gjendjen time shendetesore. Mirenjohje pafund Alma.

Respekt te veçante per çdo infermier, sanitar te reanimacionit, te cilat kishin fituar kulturen e punes ne kete profesion shume te veshtire. Ishin ato qe na sherbenin, pastronin per te gjitha sherbimet personale tonat te domosdoshme pa asnje fare ndrojtjeje. Vleresimet e mija te sinqerta per keto zonja, nena dhe motrat tona.

LEXO EDHE:  Zhbllokohet koncesioni i Rrugës së Kombit/ Për 60 ditë rruga me pagesë

LEXO EDHE:  Protesta në Durrës/ Duka i bën thirrje publike Ramës

Aktualisht jam vendosur ne pavion ne nje gjendje me te mire shendetesore, sipas keshilles se mjekeve.

Ju pershendes te gjitheve nga zemra adriatik alimadhi/CNA.al

LEXO TE PLOTE