Connect with Us

Meta jep alarmin për sigurinë në punë/ Mesazhi i fortë për qeverinë

Politikë

Meta jep alarmin për sigurinë në punë/ Mesazhi i fortë për qeverinë

Publikuar

-

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, presidenti Ilir Meta i ka drejtuar një mesazh të fortë qeverisë.

Në një postim në rrjetet sociale, kreu i shtetit thekson se qeveria duhet të garantojë me përgjegjësi dhe transparencë të gjitha masat mbrojtëse për mjekët, infermierët dhe personelin e tyre mbështetës.

“Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, përsëris thirrjen drejtuar Qeverisë për të garantuar me përgjegjësi dhe transparencë të gjitha masat mbrojtëse për mjekët, infermierët dhe personelin e tyre mbështetës, të cilët rrezikojnë shëndetin e tyre për të mbrojtur shëndetin e të gjithëve ne.”-shkruan Meta.

Po ashtu ai ka reaguar edhe në lidhje me situatën në fasoneri, ndërsa shkruan se “Me shqetësim kam ndjekur këto ditë edhe situatën në sektorin fason, ku janë shfaqur një sërë problematikash, që mund të ishin shmangur nëse masat kufizuese, higjena dhe distancimi social në ambientet e punës do të ishin respektuar. Ndërkohë që ky sektor kryesor punëdhënës ka nevojë për një përkrahje më konkrete për të mbijetuar.
Garantimi i kushteve të sigurta dhe të shëndetshme të punës në çdo sektor, veçanërisht të kujtdo që është në vijën e parë kundër COVID-19, janë të domosdoshme për menaxhimin e pandemisë dhe rikthimin sa më shpejt në normalitet.
Jeta, shëndeti dhe mirëqenia e qytetarëve janë të parat! “./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Ligjet” miratojnë aktin normativ për ndryshimet në buxhetin e 2020/ Përfshihet edhe paketa e “luftës”

Publikuar

-

Nga

Komisioni Parlamentar i Ligjeve ka miratuar aktin normativ “Për disa ndryshime në ligjin nr.88/2019, “Për buxhetin e vitit 2020”.

Mësohet se në këtë akt normativ përfshihet edhe rritja në masën 7 miliardë lekë të paketës financiare në mbështetje të masave anti-Covid 19.

Po ashtu, akti normativ synon të reflektojë reduktimin në masën 7 miliardë lekë të zërave të shpenzimeve buxhetore, korente dhe kapitale, referuar kursimeve të evidentuara dhe atyre të pritshme për vitin 2020.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vrasjet trondisin vendin/ Ish-ministri “masakron” Ramën, nuk kursen as Metën

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri i Drejtësisë, në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me ngjarjet e rënda kriminale që tronditën vendin një ditë më parë.

Në një postim në rrjetet sociale, ish-ministri shkruan se ndërkohë që vendi është i izoluar, krimi shëtit sipas qejfit.

Manjani shigjeton edhe kryeministrin Rama dhe presidentin Meta, ndërsa shkruan se ss “babai i kombit” e as “babai i Kushtetutës” nuk i bënë dot derman.

LEXO EDHE:  “Pranvera” Rama-Meta/ Spahiu “uron” demokratët: E meritonit tradhtinë

LEXO EDHE:  Fitoret e studentëve dhe leksioni që i dhanë politikës

“Brenda pak orëve u vranë 4 vetë. 2 në Lezhë e 2 në Durrës.

Ndërkohë vendi është ende i izoluar. Sipas Kodit Penal të shefave të shtetit monist, s’duhet të lëvizë as miza.

Po krimi vazhdon i lirë të shëtisë sipas qejfit.

2×2=jetë njerëzish!

As “babai i kombit” e as “babai i Kushtetutës” nuk i bënë dot derman..

Ah, harrova. “Babës së kombit” i rregullohet frymëmarrja në kësi rastesh…”-shkruan Manjani./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ndryshimet në Kodin Penal/ Ngjela: Meta e drodhi, Rama zgjodhi mes dy të këqijave

Publikuar

-

Nga

Ngjela tha se kryeministri bëri gabim që hoqi dënimet drastike për përhapjen e pandemisë, por sipas tij, Rama i pranoi propozimet e presidentit Meta, pasi i detyruar të zgjidhte mes dy të këqijave zgjodhi të keqen më të vogël.

“Rama bëri gabim që u tërhoq nga dënimet drastike sepse këtu krimi i organizuar e do epideminë. Nuk humbet gjë. Nuk e kanë gjë vdekjen ata. Ato ishin shumë të ashpra por jo si në perëndim që janë shumë më të ashpra. Meta bëri kërkesën Rama zgjodhi mes dy të këqijave, të ulë marzhin e dënimit apo të zvarrisë cështjen për tre muaj, mes këtyre zgjodhi të parën dhe presidenti nuk e zhdekretonte dot. Me anë të kësaj kuptojmë që ai mendoi se Rama do të thoshte jo dhe ai nuk do ta dekretonte. Fakti që Rama tha po uljes së marzhit të dënimit, Meta e drodhi dhe nuk i shpëtonte dot.

LEXO EDHE:  Meta sulmon Soros/ Qëllimi i tij është të fitojë sa më shumë ku të mundet

LEXO EDHE:  Thellohet skandali/ Kompania e konçesionit 128 milionë euro asnjë eksperiencë, filloi në Shqipëri

Qëndrimin në shtëpi si ta jep qeveria si prokuroria është “arrest shtëpiak” vetëm se në rastin e prokurorisë të mbron një avokat, ndërsa në rastin e qeverisë kush të mbron?

Ne kemi pasur defekt se Kodi ynë Penal nuk e kishte parashikuar epideminë. Shkelje nuk diskutohet që ka, por pyetja bëhet nëse kjo shkelje bëhet për të shpëtuar jetën apo shkelje për të rritur fuqinë e dhunës shtetërore.

Këto shkelje që nuk diskutohet që janë shkelje të drejtave të njeriut. Njerëzit rrezikohen nga një virus vdekjeprurës apo  për të forcuar qeverinë. Këtu do e shikojmë me vëmendje ku mbaron epidemia dhe ku fillon pushteti personal i një kryeministri.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE