Connect with Us

Makthi merr fund, Vasil Shkurtaj rikthehet në Shqipëri: Më ikën shumë euro dëm në Spanjë

Sport

Makthi merr fund, Vasil Shkurtaj rikthehet në Shqipëri: Më ikën shumë euro dëm në Spanjë

Publikuar

-

Vasil Shkurtaj ndod het në Barcelonë që prej datës 13 mars. E pas një muaji e gjysmë, bomberi i Kukësit, Vasil Shkurtaj, do të riatdhesohet ditën e sotme. Në një intervistë ekskluzive të dhënë për “Panorama Sport”, autori i 16 golave me Kukësin këtë sezon tregon aventurën e tij në Barcelonë dhe surprizën e tij negative, ku nga udhëtimi për mirë të bërë nga Greqia për në Spanjë me qëllim rikuperimin dhe stërvitjen në Barcelonë, erdhi mbyllja prej shumë kohësh i vetëm në një banesë.

E papritura që sulmuesit i ndodhi në Spanjë natyrisht i ka rënduar dhe “xhepin”, pasi jeta në metropolin spanjoll nuk është e lirë. Gjithsesi, për sulmuesin kjo është një çështje private. Shkurtaj është i kënaqur që po rikthehet në Shqipëri dhe thekson se mezi po pret të kthehet në jetën e përditshme. Futbolli i ka munguar pa masë, shokët dhe rutina sportive gjithashtu.

Ku rrini, në hotel apo shtëpi me qira?

Po, në shtëpi me qira ditore të cilën e kam marrë në “airbb”.

Sa ju ka shkuar kostoja deri më tani e shpenzimeve?

Është normalisht jetë e shtrenjtë, pasi një qytet i mrekullueshëm si Barcelona ka gjithmonë shumë turistë dhe njerëz që e frekuentojnë. Unë e kisha parashikuar të qëndroja pak ditë, po jo kaq javë, ndaj kam shpenzuar shumë. Shifra nuk është e nevojshme të thuhet.

I keni kërkuar klubit t’ju rimbursojë?

Kjo është një çështje e brendshme dhe nuk mund t’i përgjigjem.

Si ju duk kjo eksperiencë?

Sigurisht këtë eksperiencë do t’ua tregoj fëmijëve të mi. Si mund të ndihesh në një shtet të madh si Spanja, në një qytet si Barcelona që shkon për t’u rikuperuar e stërvitur, papritur gjendesh në karantinë dhe shikon pa fund njerëz të cilët sëmuren dhe vdesin. Një eksperiencë me dy anë të medaljes.

Nga njëra që ke frikë dhe nga tjetra që thua do t’ia dalim. Di vetëm një gjë pozitive në këtë situatë, e cila është që gjëja më e parëndësishme. Të përditshmen që ne e konsiderojmë si diçka e dhënë (ose të sigurt) ama të ardhmen duhet dhe do ta vlerësojmë më shumë.

Duhet të qëndroni 14 ditë në karantinë, e keni menduar?

Është diçka që nuk mund ta shmang si gjithë të tjerët, edhe unë duhet ta pranoj. 14 ditë janë shumë në një dhomë hoteli, do preferoja ta bëj karantinën në shtëpinë time.

Ju ka munguar fusha? Kishit ndenjur ndonjëherë kaq gjatë pa dalë në fushë, qoftë dhe për stërvitje?

Patjetër që më ka munguar shumë futbolli, ky sport është jeta jonë. Po huazoj një shprehje të futbollistit të madh Ronaldinjo: “Një futbollisti, përveç të tjerave, por sa i përket pasionit, lëri një top në këmbët e tij dhe i ke dhënë gjithë botën”. Më ka munguar stërvitja, ndeshjet, shokët e ekipit, i gjithë ambienti sportiv. Më ka munguar shumë ajo rutina dhe mezi pres të kthehem në jetën e përditshme.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Sa shumë shqiptarë në Serinë A, tani shtohet edhe Ismajli

Publikuar

-

Nga

Shqiptarët janë gjithmonë e më shumë në modë në Serinë A, falë edhe talenteve që vazhdojnë të shpërthejnë, por edhe kosovarët gjithashtu po nisin të bëjnë historinë e tyre në elitën e futbollit italian. Dhe sivjet pritet që gjaku kuqezi të shtohet mes 20 klubeve më të mira të Gadishullit Apenin.

Afrimi i fundit shqiptar është Ardian Ismajli, i cili ka firmosur në radhët e Specias, por ndërkohë edhe shqiptarët e Kosovës, Vedat Muriqi dhe Mërgim Vojvoda, kanë nënshkruar respektivisht me Lacion dhe Torinon, dy klube me emër të madh në Serinë A, ku pritet të kenë një hapësirë të rëndësishme. Madje, për të mos dalë nga konturet, 48 orë më parë u finalizua edhe lëvizja më e shtrenjtë e historisë së një futbollisti shqiptar, ajo e Marash Kumbullës nga Verona te Roma, e cila mes pagesës për huazim, bonuseve dhe lojtarëve të futur në tratativë për të mbërritur te 20-vjeçari prek kuotën e 30 milionë eurove.

Shkurt, Seria A sivjet do të flasë edhe më shumë shqip sesa një vit më parë, por pa dyshim që edhe cilësia e lojtarëve tanë është vërtet e mahnitshme, duke qenë se mjaft prej tyre luajnë me klubet elitë. Nëse Elseid Hysaj tashmë mund të quhet një veteran te Napoli apo, pse jo, edhe Berat Gjimshiti tek Atalanta, Marash Kumbulla dhe transferimi me jo pak bujë i Ardian Ismajlit te Specia janë emrat që pritet të ecin në gjurmët e dy futbollistëve të mësipërm.

Por, ndërkohë, edhe Kastriot Dermaku pritet që të ketë sivjet më shumë hapësirë në radhët e Parmës, ndërsa Thomas Strakosha me Lacion do të provojë që të rivalizojë për titullin kampion, kundër Juventusit dhe Interit, që shihen si favorite absolute. Por, nëse zbresin një shkallë më poshtë në Itali, edhe Seria B ka shumë gjak kuqezi, duke nisur nga portieri Etrit Berisha me SPAL-in; Frederik Veselin që sivjet kaloi te Salernitana, apo edhe Emanuele Ndojin në radhët e Breshas.

SHQIPTARËT DHE KOSOVARËT NË SERINË A

* MARASH KUMBULLA (qendërmbrojtës, Roma)

* THOMAS STRAKOSHA (portier, Lacio)

* ELSEID HYSAJ (mbrojtës i djathtë, Napoli)



* BERAT GJIMSHITI (qendërmbrojtës, Atalanta)

* ARDIAN ISMAJLI (qendërmbrojtës, Specia)

* KASTRIOT DERMAKU (qendërmbrojtës, Parma)

* MËRGIM VOJVODA (mbrojtës i djathtë, Torino)

* SAMIR UJKANI (portier, Torino)

* VEDAT MURIQI (sulmues, Lacio)

* AMIR RRAHMANI (qendërmbrojtës, Napoli)

LEXO TE PLOTE

Sport

Shkëlzen Gashi rikthehet te goli!

Publikuar

-

Nga

Plot 2 vite pa gjetur rrugën e rrjetës, ish-sulmuesi i Kombëtares, duket se e ka thyer më në fund “mallkimin”, teksa ka shënuar në sfidën e sotme ndaj Uill. Gashi aktivizohet te skuadra e Arau në ligën e dytë zviceriane, teksa në minutën e 15-të kaloi në avantazh skuadrën e tij, pas një asist të Liridon Balajt.

Për të gjetur golin e fundit të Gashit në një ndeshje zyrtare, duhet të kthehemi në 23 shtatorin e vitit 2018, kur sulmuesi ishte pjesë e Kolorado Rapids, teksa shënoi në sfidën ndaj Kolumbus.



32-vjeçari iu bashku skuadrës së Arau, në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar, por pa mundur të gjejë rrugën e rrjetës. Shqiptari duket se e ka nisur mbarë sezonin e ri, duke shënuar në sfidën e parë të kampionatit.

LEXO TE PLOTE

Sport

Prishtina, një mini-Skënderbe/ Fiton me 4 ish-futbollistët bardhekuqë në fushë

Publikuar

-

Nga

Prishtina ka fituar bindshëm në javën e parë të kampionatit, me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Drenicës, në sfidën e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”. Me afrimin në merkato të Sabjen Lilajt dhe Gledi Micit, skuadra kryeqytase, është bërë tepër e frikshme, duke mos e diskutuar për asnjë moment fitoren.

Bekteshi ishte njeriu që hapi serinë e golave në minutën e 31-të, pas asistit të Micit, duke kaluar në avantazh skuadrën e Ramadanit. Në startin e pjesës së dytë, bardheblutë dyfishuan shifrat me anë të Endrit Krasniqit, ndërkohë që për të vulosur gjithçka, mendoi ish-futbollisti i Skënderbeut, Oto Xhon, i cili pas asitit të Leonit Abazit nga mesi i fushës, realizoi një gol mjaft të bukur, duke ngritur shifrat në 3-0.



Vlen të theksohet fakti se te Prishtina, në sfidën e sotme, u aktivizuan nga minuta e parë plot 4 futbollistë që në të kaluarën kanë qenë pjesë e Skënderbeut, Mici, Lilaj, Abazi dhe Oto Xhon, si dhe 2 ishë të Partizanit, Haxho dhe Besnik Krasniqi.

LEXO TE PLOTE