Connect with Us

Lajm i mirë/ Stafet mjekësore fitojnë betejën me COVID-19

Shëndeti

Lajm i mirë/ Stafet mjekësore fitojnë betejën me COVID-19

Publikuar

-

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka dhënë një lajm të mirë sot, ndërsa bën të ditur se 90% e stafeve mjekësore të prekur nga COVID-19, janë shëruar.

Manastirliu, nëpërmjet një postimi në faqen e saj në rrjetet sociale, ka ndarë lajmin e mirë se 1 mjeke dhe 2 infermiere janë shëruar nga COVID-19, pas testit konfirmues.

“Më gëzon pa masë lajmi se gati 90% e stafit mjekësor i prekur nga COVID-19 është plotësosht i shëruar nga ky armik i rrezikshëm.

LEXO EDHE:  Minj e mbeturina/ Manastirliu i përgjigjet Bashës me foto: Ishte koha e katrahurës

Një mjeke dhe dy infermiere janë shëruar nga #COVID19, mes 9 të shëruarve të 24 orëve të fundit”-shkruan Manastirliu.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Eksperti italian jep lajmin e shpresës kundër Covid-19/ Si mund të zhduket virusi për dy minuta

Publikuar

-

Nga

Shumë ekspertë kanë qëndrime të ndryshme për sa i përket rritjes së temperaturave  dhe koronavirusit.

Valter Ricardi, Ekspert i organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe këshilltar i ministrit italian të shëndetësisë, tha në një intervistë për gazetën Il Messsaggero se i ngrohti dhe lagështira mund të zhdukin virusin dhe se për këtë bindje ai është mbështetur tek një studim i 24 prillit të prezantuar nga nënsekretar për sigurinë e brendshme në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas këtij studimi, në një ambient të mbyllur me një temperatura 24 gradë dhe me një lagështirë prej 20 për qind virusi mund të rezistojë në një sipërfaqe për 18 orë, ndërsa me 35 gradë dhe me 80 për qind lagështirë, jetëgjatësia e tij nuk është më shumë se një orë.

“Një studim i paraqitur në 24 prill nga Nën sekretari amerikan i Sigurisë së Brendshme në Shtëpinë e Bardhë do të tregonte se virusi vuan nga nxehtësia e lagësht. Në ambiente të mbyllura, 24 gradë celsius dhe me lagështi 20% mund të rezistojë në një sipërfaqe për 18 orë, me 35 ° dhe një lagështi prej 80% nuk e kalon një orë. Dhe nëse jeni në diell, mjaftojnë 24 ° dhe niveli i njëjtë i lagështisë që ai të zhduket në dy minuta”, deklaroi Ricciardi.

LEXO EDHE:  Denoncimi i Vasilit: Ruçi dhe Manastirliu përjashtojnë deputetët e opozitës…

LEXO EDHE:  Nga Astrit Patozi/ Nuk kemi pse presim luftën e tretë botërore!

Për sa i përket përdorimit të maskave, përfaqësuesi i Italisë në Organizatën Botërore të Shëndetësisë u shpreh, se është e pashmangshme nëse hymë në një ambient të mbyllur dhe aty ku nuk mund të ruhet distancimi i sigurisë. Ndërsa në rrugë ose gjatë shëtitjes nuk duhet, por mirë është ta kemi gjithnjë me vete./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

“Shqipëria në pikën zero”/ Mjeku jep alarmin: Turmat po mbjellin virusin

Publikuar

-

Nga

Mjeku Pajtim Lutaj e cilëson alarmante daljen e qytetarëve në rrugëm në turma dhe pa masa mbrojtëse.

Në një postim në rrjetet sociale, Lutaj shkruan se Shqipëria po kthehet në pikën zero.

Sipas tij, pamjet e rrugeve dhe tregjeve të Tiranës me turma qe leviznin pa zbatuar as edhe rregullat me minimale të mbrojtjes nga Virusi SARS-CoV-2 konsiderohen shumë shqetësuese.

“Shqipëria në pikën ZERO

Pamjet e rrugeve dhe tregjeve të Tiranës me turma qe leviznin pa zbatuar as edhe rregullat me minimale të mbrojtjes nga Virusi SARS-CoV-2 konsiderohen shumë shqetësuese.

Po aq e pa kuptueshme duket edhe mos reagimi i kolegeve te mi antar te task forces shteterore, drejtuesve politik qe bejne be e rrufe neper ekrane e selfie, facebookisteve dhe portalisteve qe ngjirin zerin duke bere gjithollogun, mbyllin syte perpara turmave qe mbjellin virusin dhe ngrejne shpaten para nje pensionist qe ka dale pa leje. Ku eshte policia qe me zell te madhe la ne te ftohte jashte kufirit qytetaret e vet dhe nuk gjen forca te kufizoje shetitjen e ndaluar? Hapja e organizuar ne kete menyre mohon izolimin 45 ditor shume rezultativ per nderprerjen e hallkave te transmentimit te virusit , dhe perhapjen e epidemise. Shqiperia, popullata e Tiranes sot u kthye ne piken ZERO, mundi dhe sakrifica qe bene personeli shendetsor u perdhos, kurajua qe popullata tregoje 45 dite e izoluar duke braktisur punen, biznesin, te afermit.”-shkruan Lutaj.

Më tej, ai thekson se sot u hodh ne det nga papergjegjshmeria e vendimmarresve të cilet prej 45 ditesh edhe pse perdoren filozofinë e diktatit ne vend te asaj pedagogjike, ja arriten te ruajne rregullat e karantines.

“Ndersa ky weekend, celebroj paaftesine e tyre, ky weekend e degradon Shqiperine nga vendi « fanar ndriçues » ne luften kunder CoViD-19 ne nje vend me nje mase te madhe njerzish te pa pergjegjshem, (me mungese te theksuar te pergjegjesise civile), vend me drejtues politik të paafte. Ku shkoji gjithe ai angazhim, gjithe ato premtime, gjithe ato ligje, .. kush eshte pergjegjesi i ketij leshimi vrases. Shpresoje qe koleget e mi te mos jene autor te ketij leshimi.
Fatkeqsisht frutet e hidhura te kesaj hapje te pa menduar do i marim pas 2 javesh. Asnje shkencetar infeksionist apo epidemiologjist nuk e perjashton rifillimin e epidemise pas një situate te njashme. Budallallek qe mund te paguhet shtrenjt. Ndoshta na ndihmon fati, nje fije shprese , o Zot, mos valle virusi po dobesohet nga ndikimi i klimës ngrohte dhe ka ulur virulencen. Dy jave pritje… Urgjentisht te ndalohet kjo baterdi Stop, Stop, Stop.”-shkruan Pajtim Lutaj.

Po ashtu a ii jep një leksion të fortë qeverisë, ndërsa shkruan se hapja duhet të jetë e mirë menduar.

LEXO EDHE:  Mjekët dhe stresi në kohën e krizës së koronavirusit 

LEXO EDHE:  Denoncimi i Vasilit: Ruçi dhe Manastirliu përjashtojnë deputetët e opozitës...

“« Mbyllja e deturuar … Hapja e mire menduar »

Prej dy javesh, qe kur kurba e epidemise filloji te perkulet, te gjitha vendet filluan te mendojne dhe punojne per modalitet e hapjes. Nese cdo qeveri objektin kryesor ka ruajtjen e kurbes se epidemise ne nivele sa me te ulta po tashme ne kushte te tjera: te hapjes , te levizjes se lire, te rifillimit te ekonomise … qeveria e vendit tim nuk me la kete pershtypje. Pas nje vetkenaqje te pa nevojshme per efikasitetin e izolimit dha orjentime per hapje kaotike, e cila mund te perfundoje me kosto te madhe. Orientimet e OBSh dhe keshillat e specialisteve me te mire te botes jane te qarta: « nuk mund te mendohet per hapje pa siguruar, maska per gjithe popullaten dhe testime diagnostikuese ». Per deri sa nuk ka nje mjekim te validuar dhe as vaxine ne duhet te mesohemi te jetojme me virusin. Vendet tona fqinje Italia, Franca, Gjermania praktikojne modele hapje me synimin qe masat mbrojtese ne « kohe hapje » ta mbrojne popullaten pothuajse si « ne kohe izolimi ». Qëllimi eshte nje dhe vetem nje; te kontrollojme shpejtesine e perhapjes se virusit (R0). Vetem kjo ruan ate pak sistem spitalor qe kemi, qe ne e dime si e kemi. Data e hapjes duhet të jetë data kur te jene gati te gjitha rethanat e domosdoshme. Konkretisht, sigurimi i maskave per gjithe popullaten, testime, testime, testime diagnostikimi per cdo person qe paraqet qofte edhe shenjat me minimale te CoViD-19, te personat me rrisk te larte, te personat e kontaktit, te personeli shendetesor. Adaptimi i masave mbrojtese te distancimit fizik ne cdo vend publik apo privat ( rregullimi i tavolinave ne restorante e bare, në shkolla, bllokimi i 1/2 vendeve ne autobuza, trena) adaptimi i tregjeve, magazinave, matje temperature, solucion hidroalkolik, doreza per cdo klient.
Epidemia nuk ka kaluar, ky virus me patollogjine qe shkakton ka shume te panjohura dhe shume te papritura, cdo veprim i pamenduar mund te behet fatal, ne dime vetem se duhet te ruajme R0 ne shifra te pranueshem per kapacitetin tone spitalor dhe te diagnostikojme sa me shume paciente duke i trajtuar dhe izoluar rastet CoViD-+ . Dhe ne fund do te shtoja se bota po punon fort, po investon shume per Vaksinen dhe gjetjen e nje mjekimi alternative nga dy studime Discovery dhe Solidarity trial 1. Respekto shkencen dhe ushtro pergjegjesi civile.”-shkruan Profesor Pajtim Lutaj.

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Vatër e re e Covid-19 në burgje/ Ministria e Shëndetësisë konfirmon rastet në paraburgimin 302

Publikuar

-

Nga

Dy persona te paraburgimi 302 në kryeqytet janë infektuar me koronavirus.

Lajmi është konfirmuar nga drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico.

Në një komunikim publik, ndërsa iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, Fico tha se “Dy të burgosur kanë qenë në paraburgim dhe janë transferuar”. Megjithatë, Fico nuk shpjegoi se ku janë transferuar dy personat që ndodheshin të 302 dhe që rezultuan të infektuar. Kjo është vatra e dytë në burgje, pas 313-tës po në Tiranë, ku deri tani janë 19 të infektuar.

LEXO TE PLOTE