Connect with Us

Lajm i mirë nga Partizani, klubi përgatitet për rikthimin në fushë

Sport

Lajm i mirë nga Partizani, klubi përgatitet për rikthimin në fushë

Publikuar

-

Partizani i ka ndërprerë përgatitjet që më 12 mars dhe që nga ajo ditë, të kuqtë janë stërvitur në kushte izolimi me program individual.

Ndonëse nuk ka akoma një datë zyrtare për rifillimin e stërvitjeve dhe zhvillimit të ndeshjeve të mbetura, duket se komanda “Start” është shumë pranë.

Kjo gjë kuptohet edhe nga përgatitjet që po bën klubi, për të qenë gati për rifillimin e punës. Dje në hotelin e klubit kanë mbërritur lojtarët e parë, që zakonisht akomodohen në këtë ambient.

Gjithashtu, ka nisur edhe furnizimi me bazën ushqimore, pasi dihet se në hotel është mensa e klubit ku ushqehen çdo ditë futbollistët e Partizanit.

Kjo punë parapërgatitore që po bën klubi i kuq lë të kuptosh se kthimi në normalitet për futbollin shqiptar, por me rregulla strikte, pritet që të jetë i shpejtë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

BundesLiga

UEFA u jep ultimatum federatave: Vendosni deri më 25 maj

Publikuar

-

Nga

UEFA u ka kërkuar të gjitha top ligave evropiane të marrin vendimin përfundimtar për sezonin 2019/20 deri më 25 maj.

Afati kohor i fundit i vendosur nga organi qeverisës i futbollit evropian është pjesë e disa udhëzimeve që i ka lëshuar vetë UEFA për garat e klubeve për këtë sezon, që është komplikuar shkaku i koronavirusit.

Pas një takimi të Komitetit Ekzekutiv të javës së kaluar, UEFA ua rekomandoi fuqishëm të gjitha ligave t’i zhvillojnë ndeshjet e mbetura nëse ka mundësi, përderisa kampionatet vazhdojnë të jenë të suspenduara.

Në atë takim u propozuan që top ligat ta mbyllin kampionatin edhe përmes ndonjë formati të ri nëse është e nevojshme, ndërsa nëse rinisja e ndeshjeve është e pamundur, atëherë UEFA rekomandoi që klubet që kualifikohen për garat evropiane për sezonin vijues të zgjedhjen sipas “meritave sportive”.

UEFA pret që të gjitha ligat ta kenë një plan në vend për rinisjen e kampionatit ose përfundimin para kohe të tyre para takimit të ardhshëm të Komitetit Ekzekutiv, që do të mbahet më 27 maj.

“Federatat vendore dhe/ose ligat duhet të jenë në pozitë për t’ia komunikuar UEFA-s deri më 25 maj të vitit 2020 planin për rinisjen e garave vendore, përfshirë këtu datën e rinisjes dhe formatin e garës”, thuhet në udhëzimet e UEFA-s.

“Në rast se një garë vendore vendoset të përfundohet para kohe për arsye të pranueshme në pajtim me kushtet e parashtruara nga Komiteti Ekzekutiv, UEFA do t’ia kërkojë Federatës vendore t’i sqarojë deri më 25 maj rrethanat e veçanta që shtynë te përfundimi i parakohshëm dhe t’i zgjedhë klubet për garat e UEFA për sezonin 2020/21 në bazë të meritave sportive”.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

“Air Albania Stadium” nominohet për të marrë një çmim të rëndësishëm

Publikuar

-

Nga

Ndërtimi i stadiumit “Air Albania” është një nga investimet më të mëdha të bëra në futbollin shqiptar, duke u bëra një nga stadiumet më të bukura në rajon. Ditën e sotme, FSHF ka njoftuar se stadiumi kombëtar, është nominuar për të marrë çmimin “Big SEE Architecture” për vitin 2020.

“Air Albania Stadium, investimi më i madh në historinë e sportit shqiptar, vazhdon të prodhojë lajm edhe pas inaugurimit të tij në 17 Nëntor 2019, në ndeshjen kundër Francës, kampiones së botës. Ky investim i Federatës Shqiptare të Futbollit është përzgjedhur për të marrë çmimin BigSEE Architecture Award 2020 dhe për më tepër është nominuar edhe si projekti më i mirë (Grand Prix) në kategorinë publike.

Fituesit e BigSEE Architecture Award do të vlerësohen në festivalin e madh të arkitekturës që do të zhvillohet më datë 16 Tetor 2020 në Qytetin e Dizajnit në Lubjanë të Sllovenisë. Në këtë festival të gjithë projektet do të ekspozohen për të pranishmit nga Shqipëria, Italia, Bullgaria, Bosnje Hercegovina, Qipro, Republika Çeke, Greqia, Kroacia, Italia, Hungaria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Moldavia, Mali Zi, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Serbia dhe Turqia.

Qëllimi i BigSEE Architecture është për të forcuar suksesin dhe atraktivitetin e Europës Juglindore nëpërmjet kërkimit, vlerësimit dhe promovimit të mrekullisë arkitektonike që është në këto vende.”, shkruhet në njoftimin e FSHF.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Rrëfimi i Kaçes: Më kanë bërë padrejtësi në Greqi, ja kush më mbrojti kur dola foto me UÇK

Publikuar

-

Nga

Ergys Kaçe është një nga lojtarët që nuk i ka marrë karrierës atë që meriton, bazuar në aftësitë që zotëron. Huazime të njëpasnjëshme nga ky mesfushor, që PAOK nuk e ka mbajtur asnjëherë në skuadër, por nga ana tjetër, as nuk e lëshon përfundimisht kartonin e tij.

Në vitet e mëparshme ka qenë një lojtar kyç i kësaj skuadre. Por dalje me simbolin dhe fanellën e UÇK-së i trazoi shumë ujërat në Greqi, duke e vënë të gjithë opinionin sportiv kundër Kaçes. Në një rrëfim të fundit, mesfushori shqiptar i kthehet edhe këtij momenti. Ai shprehet se ka qenë periudha më e vështirë në jetën e tij, ndërsa nuk ngurron të falenderoj presidentin e PAOK që e ka mbajtur afër, Ivan Savidis. Gjithashtu Kaçe shprehet se i kanë bërë padrejtësi, pasi ka shumë për të treguar me skuadrën që zotëron kartonin e tij.

“Më ka ndihmuar huazimi te AEL, se ndryshe nuk do të kisha luajtur nëse nuk do të shkoja në huazim. Bëra shumë mirë me këtë lëvizje dhe dua të kem minuta në këmbë. Nëse rri i ulur në stol dhe nuk luan, atëherë nuk ke sesi të përmirësohesh.

Sigurisht që unë dua të kthehem te PAOK dhe të qendroj aty. Dua të jem në skuadër dhe të luaj si dikur, t’i provoj prapë këto ndjenja. PAOK është tani një skuadër me nivel të lartë. Do të doja të isha prapë pjesë e kësaj skuadre dhe të përjetoja titujt që ata fitojnë. Por ende nuk kam biseduar me PAOK, nuk e di se çfarë do të ndodhë. Agjenti im ka biseduar me disa skuadra jashtë Greqisë, por është ende herët.

A më është bërë padrejtësi? Mendoj se po. E them këtë sepse nuk më është dhënë hapësira për të treguar se kush jam. Mund të them se jam përmirësuar dhe kam përvoja. Kjo është ajo që ndiej brenda vetes. Nëse do të luaja dhe do e shihja që nuk e përballoja, do të dilja vetë dhe do të thoja: “Nuk e bëj dot”. Nuk kam pasur një shans në vitet e fundit dhe kjo është arsyeja pse mendoj se më kanë bërë padrejtësi.

Historia me fanellën e UÇK-së? Kur ndodhi ajo atëherë unë isha 19-vjeç dhe ata pretenduan se kisha vrarë njerëz. Të gjithë ishin kundër meje. Ndiehesha sikur do luftonin të gjithë me mua. Mbaj mend që kthehesha nga Kombëtarja dhe Ivan Savidis m’u gjend pranë, ishte si babai im. Jam një njeri që nuk harrojë lehtë. Në periudha të vështirë, paraqiten njerëzit që janë vërtetë pranë jush. Ishte momenti më i vështirë në jetën time”, tha Kaçe. /Sport Ekspres/

LEXO TE PLOTE