LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kulluri degjeneron Bashën/ PD të mori për dore, “sojsëzi nuk behet kurrë sojlli”

28 Prill 2020, 14:44, Politikë CNA
Kulluri degjeneron Bashën/ PD të mori për dore,

Mbrëmjen e djeshme kryetari i opozitës Lulzim Basha deklaroi se opozita që ulërinte nuk ekziston më dhe se sipas tij qytetarët duan opozitën që drejton ai.

Kjo deklaratë u duk si një thumbim për ish-kryeministrin Sali Berisha që e ka drejtuar më parë PD-në, ndërsa për këtë i është përveshur keq ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri.

Me tone ironike dhe akuza të forta ai i drejtohet Bashës duke i thënë i dashur Lulzim, ndërsa deklaron se ka bërë mbase shumë mirë që është distancuar hapur nga tradita e të bërit opozitë nga PD para se të zgjidhej kryetar!

Kulluri i kujton kryedemokratit se ajo opozita që “ulërinte” ka qeverisur për 13 vite dhe se oborri i selisë ishte gjithmonë i mbushur me demokratë. Gjithashtu ai përmend faktin se Partia Demokratike që ka drejtuar Berisha e ka futur atë në politikë dhe Basha sot e ka shkatërruar

“Është zgjedhja jote si kryetar i PD, nga ajo ç?ka ka mbetur! Por duhen saktësuar disa gjëra. Së pari ajo PD ?që ulërinte nga maja e kokës? e mbylli bilancin me 13 vite në pushtet e 9 në opozitë. Pra ka qeverisur më gjatë nga PS!

Së dyti, para selisë së PD prej së cilës qenke distancuar ziheshim për një vend makine, kurse sot në oborrin e Republikës së Re mund të luash futboll 11-11!  Së treti, militantët e partisë ndiheshin të përfillur e të motivuar për të luftuar edhe kur lidershipi e kishte gabim! As nuk bliheshin, as nuk shiteshin e as i linin betejat në mes siç e ke bërë zakon. Së katërti, sa mend kishte administrata e partisë në atë kohë nuk ke ti bashkë me servilet e tu që kanë hyrë e kanë dalë në 7 vite. Nga kordinatore e deri tek deputetët anonime që nxorre nga xhepi në 12 të natës!

Së pesti, me atë opozitën që ?ulërinte nga maja e kokës? nuk tallej as Nano, as Meta e as Rama siç bën piktori me ty dhe kalamajtë që ke sjellë në parti. Së gjashti, asnjë demokrat nuk mërzitet nga distancimi që ke marrë nga Republika e Vjetër siç e konsideron, sepse ajo parti që shkatërrove rrëzoi komunizmin, doli në opozitë e u kthye prapë në pushtet. Të mori dhe ty për dore dhe tashmë e trajton siç të trajton ty Rama, si nje gje pa vlere!

Se shtati, je si gjithnje genjeshtar! Ishe ti qe i vure flaken bulevardit e shkollave me molotov, ndersa tani ?qenke bashkepunues me qeverine ne kete kohe te veshtire?! Ka dhe me shume per te te thene, por nje gje mos e harro! Kuroren e mbretit asnjehere nuk e trashegonin ?femijet bastarde?, pasi u mungonte ?gjaku blu?, e sic thote populli ?sojsezi nuk behet kurre sojlli?! Beji te fala Rames e futu ne qeveri me te sic enderrove ne 2017!”, shkruan Kulluri./ CNA.al

Lajmet e fundit nga