LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Kriza zgjidhet vetëm duke pompuar para në treg”/ Ngjela: Kryeministri duhet të prekë rezervën

28 Prill 2020, 19:22, Politikë CNA
“Kriza zgjidhet vetëm duke pompuar para në treg”/ Ngjela:

Avokati, Spartak Ngjela në një intervitë për Ora news, u shpreh se ka vetëm një rrugë për të shpëtuar vendin nga kriza ekonomike.

Sipas Ngjelës, Rama duhet të të prekë rezervën e shtetit pasi sipas tij tregjet shpëtohen vetëm duke pompuar para.

?Nuk ka asnjë rrugë tjetër veçse të pompojë para në treg. Po nuk ka para duhet të gjejë para. Në rast se nuk ka para dhe nuk pompon tregu kriza do të jetë shumë e madhe. Pyetja është nëse ka fuqi ky kryeministër të prekë rezervë, ka rezervë të madhe Shqipëria. Por prekja e rezervës do lejen e donatorëve. Këtu nuk ka ekonomistë, këta që flasin janë kontabilistë. Tregu po nuk ka para i humbet efiçenca. Krizat zgjidhen me pompim parash në treg, qeveria kuptohet se nuk ka para. Duhet të prekë rezervën, ka procedurë shumë të vështirë por duhet ta arrijë kryeministri.

Kriza vjen nga tregu jo nga varfëria e familjeve, është aspekti i tretë. Aspekti i parë është që duke pompuar para në treg nëpërmjet rrogave ose pensioneve vetëm ashtu do të dilni nga kriza. Kryeministri duhet të prekë rezervat, për këtë kohë mbahen. Po hoqëm paranë nga tregu do të jetë kriza edhe më e madhe.

Kryeministri duhet të prekë rezervën siç e kanë prekur të tjerat. Nuk humbet gjë shteti, rritet konsumi dhe i merr pastaj përmes taksave deri në 30-45%. Pa mbaruar epidemia nuk mund të diskutojmë se çfarë do të ndodhë. Ka dy rreziqe të mëdha, rreziku i epidemisë dhe rreziku i krizës ekonomike. Edhe nëse ke pasur sukses në eleminimin e epidemisë, po të ra ekonomia asnjëri nuk ta konsideron sukses.?/CNA.al

Lajmet e fundit nga