Connect with Us

“Kjo është qetësi para furtunës”/ Artan Hoxha bën paralajmërimin e fortë

Kronika

“Kjo është qetësi para furtunës”/ Artan Hoxha bën paralajmërimin e fortë

Publikuar

-

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka deklaruar ditën e sotme se  Policia Gjyqësore dhe Polica Kriminale kanë përgjuar përgjatë ditëve të izolimit elementë të njohur të botës së krimit për të kuptuar nëse ata po përpiqen të kryejnë ndonjë veprim kriminal, por edhe nëse kanë qenë pjesë në ngjarje të ndodhura më herët.

Nga studio e lajmeve në ABC Neës, gazetari Hoxha tha se vendi tani ndodhet në një qetësi para furtunës sepse   grupet kriminale deri më sot janë përshtatur me izolimin, ndërsa me lehtësimin e masave do përgatiten për veprimet e radhës.

Ai tha se një pjesë e madhe e pjesëtarëve të këtyre grupeve kanë mbetur brenda vendit me mbylljen e kufijve duke u bërë lehtësisht të gjendshëm nga kundërshtarët e tyre.

“Është një situatë e rreme. Është një qetësi para furtune. Grupet kriminale gjetën mënyratr për t’u përshtatur me situatën pasi vrasjet nuk bëheshin sepse autorët bëjnë llogari se si të largohen nga vendi i ngjarjes. Ngjarjet e djeshme ishin mjaft të rënda dhe janë pasojat të karantinimit.

Njerëzit kanë qëndruar mbyllur dhe pjesëtarë të rrezikshëm të grupebe kriminale kanë mbetur brenda vendit. Në momentin ku ata fillojnë lëvizjet gjenden më lehtë nga kundështarët dhe rivalët e tyre.

Gjithë kjo tkurrje gjatë kësaj kohe e ka bërë këtë lloj kategorie më agresive. Policia Gyqësore dhe Policia Kriminale janë përpjekur të kryejnë përgjime sepse njerëzit kanë folur edhe në izolim me idënë që të mbledhë prova në lidhje me ngjarje që mund të ndodhin dhe kanë ndodhur”, tha Artan Hoxha.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Merr tjetër kthesë dosja hetimore për ekzekutimin e dy vëllezërve/ Klodiana Lala zbardh detajet

Publikuar

-

Nga

Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur detajet në lidhje me dosjen hetimore, për ekzekutimin e dy vëllezërve Haxhia në Durrës.

Në një raportim live në Neës 24, gazetarja Lala tha se   Prokuroria e Durrësit ka ngritur një pistë të re hetimi duke bashkuar dy dosje. Bëhet fjalë për dosjen e vrasjes së dy të rinjve Dorian Shkoza dhe Anxhelo Avdia, ngjarje e ndodhur më 2 mars të këtij viti.

Bashkimi i këtyre dy dosjeve është bërë për faktin se dy vëllezërit Haxhia kanë njohje dhe marrëdhënie miqësore me dy viktimat e para. Shkoza dhe Avdia u ekzekutuan më pak se 1 km nga vendi ku u ekzekutuan vëllezërit Haxhia, me të njëjtën mënyrë e mekanizëm.

Burime nga prokuroria thanë se po hetohet jo vetëm aktiviteti i biznesit të dy vëllezërve për automjetet por edhe për një aktivitet të mundshëm kriminal të Besmir Haxhias.

Po kështu mësohet se bëhet fjalë për të njëjtin grup kriminal që ka qëlluar dhe ndaj Dorian Shkozës e Anxhelo Avdias dhe ndaj vëllezërve Haxhia.

Sa i përket atentatit mafioz, ashtu si më 2 mars edhe dje autorët janë larguar në të njëjtin drejtim./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Nuk është çështje emergjente”/ Shtyhet seanca për ish ministrin Tahiri

Publikuar

-

Nga

Shtyhet për në 13 maj seanca për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.
Sipas aktit normativ çështja e ish ministrit Tahiri nuk konsiderohet çështje emergjence.

Kujtojmë se Gjykata e Krimeve të Rënda e shpalli fajtor ish-ministrin e Brendshëm, vetëm për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe e dënoi me 3 vite shërbim prove, por avokatët e tij e apeluan dhe tashmë çështja po shqyrtohet nga Gjykata e Posaçme të Apelit.

Tre gjyqtarët e dosjes së Saimir Tahirit në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar janë Albana Boksi kryesuese dhe Nertina Kosova me Nure Drenin anëtarë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Çështja Tahiri”/ Ish ministri i Brendshëm “përballet” sot në Apel

Publikuar

-

Nga

Në Gjykatën e Posaçme të Apelit kundër Krimit të Organizuar po zhvillohet seanca për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Në seancë do jetë i pranishëm avokati i Tahirit, Maks Haxhia, ndërsa ish ministri nuk do të jetë i pranishëm.
Kujtojmë se Gjykata e Krimeve të Rënda e shpalli fajtor ish-ministrin e Brendshëm, vetëm për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe e dënoi me 3 vite shërbim prove, por avokatët e tij e apeluan dhe tashmë çështja po shqyrtohet nga Gjykata e Posaçme të Apelit.

Tre gjyqtarët e dosjes së Saimir Tahirit në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar janë Albana Boksi kryesuese dhe Nertina Kosova me Nure Drenin anëtarë./CNA.al

LEXO TE PLOTE