Connect with Us

Kapriçot e motit/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

Sociale

Kapriçot e motit/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

Publikuar

-

Dita e sotme do të nisë me mot të kthjellët përgjatë bregdetit e zonave të ulëta, ndërsa në mesditë vranësirat përgjatë maleve do të sjellin shi të përkohshmëm.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 10/ 21°C
në vendet e ulëta: 10 / 24°C
në vendet malore: 6 / 19 °C

Era pritet të fryjë e lehtë deri në mesatare dhe për momente të shkurtra kohore, në pjesën jugperëndimore të territorit pritet të fryjë e fortë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Horoskopi i ditës, 28 prill 2020

Publikuar

-

Nga

Dashi

Do të ndiheni shumë të lodhur gjatë kësaj dite, ndaj mundohuni që të gjeni kohë për të pushuar. Sfera sentimentale mund të sjellë shqetësime dhe pasiguri, gjë që do ju acarojë. Në punë, mund të ndiheni të lodhur nga rutina dhe të jeni në kërkim të ndryshimeve.

Demi

Gjatë kësaj dite është e rëndësishme që të ruani qetësinë. Në punë mund të ketë vonesa dhe ka diçka të cilën duhet ta kontrolloni. Në dashuri, duhet të përqendroheni tek projektet.

Binjakët

Mundohuni që të jeni të qetë dhe të mbani nën kontroll ankthin. Kjo është një ditë mjaft pozitive. Të lindurit e shenjës së luanit, mund të bëhen mjaft të rëndësishëm për ju. Në punë do të ketë debate të rëndësishme.

Gaforrja

E marta do të jetë mjaft pozitive. Do të keni dëshirë për të dashuruar dhe rikthyer në lojë. Mund të kontaktoheni nga dikush, prej nga nuk e prisni dhe kjo gjë do ju dhurojë kënaqësi. Përmirësime do të ketë në punë.

Luani

Në dashuri, mund të jeni të pavendosur mes dy personave. Ndërsa në punë duhet të bëni një zgjedhje. Kujdes me financat, si dhe shmangni shpenzimet e tepërta.

Virgjëresha

Do të jeni plotë me energji gjatë së martës. Në dashuri duhet kujdes, ndaj bëni mirë që të shmangni situatat që mund të krijojnë pasiguri. Në punë, do i përballoni problemet lirisht dhe do të arrini objektivat e vendosur.

Peshorja

LEXO EDHE:  Lajme të mira nga sinoptikanët/ Ja si do jetë moti në vijim

LEXO EDHE:  Moti vijon të na surprizojë/ Mësoni çfarë parashikojnë sinoptikanët

Dashuria do të jetë mjaft e komplikuar gjatë kësaj dite, ku do të përballeni me pasiguri. Mundohuni që të rrini larg problemeve. Në punë duhet të ruani qetësinë dhe të mos tregoheni impulsiv.

Akrepi

Ju pret një ditë mjaft pozitive. Në dashuri, do të mundoheni që të bëni paqe pas një krize që keni kaluar. Kjo është një periudhë e rëndësishme për miqësitë.

Shigjetari

Gjatë kësaj të marte do e ndjeni shumë lodhjen e akumuluar në periudhën e fundit. Keni nevojë për pozitivitet dhe për të kërkuar stimuj të rinj. Ankesat dhe të reguarit të ashpër me veten pa ndryshuar asgjë, nuk shërben. Në punë, duhet të tregoheni të duruar.

Bricjapi

Ju pret një ditë nën ritmin e duhur, ku gjatë saj do të ndiheni të lodhur dhe nervoz. Në dashuri gjërat do të komplikohen për shkak të ndikimit të kundërt të Hënës, shkruan noa.al. Probleme do të ketë edhe në punë, ndaj bëni kujdes.

Ujori

E marta duhet shfrytëzuar në maksimum, për të zgjidhur disa probleme personale. Mund të ketë tensione me miq dhe kolegë. Në punë dhe sferën financiare, duhet kujdes.

Peshqit

Kjo ditë do të jetë më e mirë në raport me ato që keni lënë pas. Puna do të ecë mjaft mirë. Në dashuri mund të mendoni për dikë që është larg, ndërkohë që gjërat mund të komplikohen.

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Hapja do bëhet me 4 faza”/ Manastirliu: Masat do bazohen me mesataren e 15 rasteve në ditë

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shendetesise, Manastirliu gjate nje deklarate per mediat

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tregoi mbrëmjen e sotme se hapja është planifikuar të jetë me 4 masa.

Manastirliu tha se aktualisht po aplikohet faza e parë e hapjes që ka menduar Kimiteti Teknik.

“Komiteti teknik ka realizuar një strategji të rihapjes në faza dhe ka vlerësuar 4 faza të rihapjes ë aktiviteteve dhe në bazë të disa kritereve të vendosura, bazuar në kurbën, numin e të shtruarve dhe kurben epidemiologjike dhe ka vlerësuar disa faza të hapjes”, u shpreh ajo në emisionin “Opinion”.

Ministrja tregoi se mesatarja e rasteve të reja është 15 dhe në bazë të kësaj mesatarje do të vijohet me masat.

LEXO EDHE:  Keni bërë plane për fundjavën?/ Mësoni si do jetë moti

LEXO EDHE:  Kapriçot e motit/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

“Kemi kriteret e çdo faze të hapjes, kemi vlerësuar rriskun për secilën fazë. Rastet pozitive klasifikohen në disa aspekte që do të thotë nëse në fazën e parë do të kemi mbi 15 raste pozitive në ditë përmbi një mesatare të rasteve që është rreth 15 raste të reja në ditë, ne do të themi që do të vijojmë në fazën e dytë. Nëse numri do të rritet do të kalojë mbi mesatare nuk do të kalojmë në fazën e dytë, do të mbajmë frenat e emergjencës”, nënvizoi Manastirliu./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Tërheqja e dokumenteve biometrike/ Njoftim i rëndësishëm për qytetarët

Publikuar

-

Nga

Zgjatet me dy ore orari i tërheqjes së dokumenteve biometrike
Lajmin e ka dhënë zv. ministrja e Brendshme Rovena Voda përmes një video mesazhi ku thekson se qytetarët duhet të respektojnë masat e distancimit social.

Ajo tha se ruajtja e masave është një element i rëndësishëm, që do të ndikojë në kalimin e fazës tjetër të aplikimeve për pasaportë dhe letërnjoftim.

“Tashmë prej dy javësh ka vazhduar shprëndarjen e kartave dhe pasaportave në të gjitha zyrat e shpërndarjes në Republikën e Shqipërinë. Qytetarët njofton përmes një SMS-je por duhet të respektoni edhe masat mbrojtëse sipas mesazhit që ju vjen në telefonin tuaj.

LEXO EDHE:  Moti rezervon surpriza, ja çfarë parashikojnë meteorologët për fundjavën

LEXO EDHE:  Kapriçot e motit/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

Në këto dy javë orari ka qenë 08:00 me 14:00, ndërsa tani do shërbejnë 08:00 me 16:00. Qytetarët të repsektojnë masat mbrojtëse sepse vetëm nëse kalojmë me sukeses këtë fazë do kalojmë në një fazë të dytë për rinisjen e aplikimeve për pasaportat biometrike”, u shpreh Voda./CNA.al

LEXO TE PLOTE