Connect with Us

Ish-ministri ironizon Ramën/ “Zbulon” oraret kur qarkullon virusi

Politikë

Ish-ministri ironizon Ramën/ “Zbulon” oraret kur qarkullon virusi

Publikuar

-

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani ka ironizuar kryeministrin Edi Rama në lidhje me fasha oraret e vendosura për lëvizjen e qytetarëve.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani shkruan se virusi sipas “Komitetit të Surrelit” qarkullon çdo ditë nga ora 17:30 deri në 05:00 dhe në fundjavë.

“Liria themelore e virusit..
Me siguri OBSH do studiojë oraret e lëvizjes së virusit në Shqipëri.

Komiteti teknik me në krye Komitetin Qendror të Surrelit lejojnë qarkullimin e Virusit në këto fasha orare:

1.Çdo ditë jave nga ora 17:30 deri në 05:00.

2. Çdo weekend nga ora 11:00 deri në 05:00.

3. Çdo të shtunë virusi qarkullon pjesërisht nga ora 8:30 deri në 11:00. Me marrëveshje virusi nuk prek pleqtë.

4. Çdo të diel, 8:30-11:00, virusi nuk prek nënat me fëmijë deri 10 vjeç.

5. Kriminelët e trafikantët, siç është rënë dakort me virusin, lëvizin në çdo orar.

6.Virusi lejohet të hyjë në çdo autoveturë dhe të infektojë cilindo që nuk ulet diagonal.”-shkruan Manjani.

LEXO EDHE:  Zbulohet axhenda e Ramës/ Kryeministri takime në Korçë, Pogradec dhe Devoll

Më tej, ish-ministri thekson se masat e marra sigurojnë më shumë orë lëvizje në liri për virusin sesa për njeriun.

Pra, sipas Manjanit virusi ka më shumë liri themelore sesa njeriu.

“Pra në total, masat e marra sigurojnë më shumë orë lëvizje në liri për virusin sesa për njeriun.

Po kur thonë se ska liri e të drejta themelore?! Ja virusi ka plot liri e të drejta. Virusi niset prej këtu e shkon edhe në Strasburg, po ti shkelen të drejtat.

Konventa Europiane e Lirive dhe të Drejtave, këtu vlen vetëm për virusin.

Kastriot Çipi shkruante pardje “më mirë qen në Itali sesa njeri në Shqipëri”. Mendoj se më mirë do ishte të ishim virus dhe i lirë.

Sigurisht që ky rast duhet studiuar. Ky është eksperiment njerëzor unik në llojin e vet.

Ndërsa Kryeministri që e zgjodhën njerëzit dhe i shërben virusit, duhet GJYKUAR.”-përfundon postimin e tij Ylli Manjani./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. Edi

    28 Prill, 2020 at 9:28 pm

    KM pervers.

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Debate të forta në mbledhjen e KLGJ-së/ Lala: 5 anëtarë kërkuanr rishikim të mandatit të Dvoranit

Publikuar

-

Nga

Mbledhja online e Këshillit të Lartë Gjyqësor që u zhvillua ditën e djeshme, duket se është shoqëruar me debate të frorta.

Këtë e ka zbuluar gazetarja Klodiana Lala, e cila tregoi se 5 anëtarë të KLGJ-së kërkonin shqyrtimin e mandatit të kreut të KED-së, Ardian Dvoranit.

“Debati i fortë lidhej me faktin se pesë anëtarë të këshillit mendonin se duhej marrë me thelbin e çështjes, pra me mbarimin e mandatit të Dvoranit. Duke mbaruar mandatin, ai largohet edhe si kryetar i KED. Debati ka qenë shumë i ashpër, dhe në finale është vendosur t’i lihet Dvoranit afat të vendosë për fatin e tij. Deri në orën 16:00 të ditës së nesërme, Dvorani duhet të japë një mendim dhe më pas KLGJ duhet të mblidhet për të vendosur. Mandati i Dvoranit ka mbaruar që në vitin 2014. Me një vendim të mëhershëm të KLGJ, Gyakta e LArtë përbëhet nga 19 anëtarë, 15 brenda sistemit dhe 4 nga radhët e jo gjyqtarëve, pra jurist me përvojë 15-vjeçare.

LEXO EDHE:  Mediu leksion Ramës/ “Analizo pikat ku cënohet siguria kombëtare”

LEXO EDHE:  Mediu leksion Ramës/ “Analizo pikat ku cënohet siguria kombëtare”

Mandati i Dvoranit ka përfundur më 2014, por ai shfrytëzoi disa ndryshime duke mbetur në detyrë. Por tashmë kemi tre anëtarë të mbërritur në detyrë, ndaj dhe KLGJ është i detyruar largojë Dvoranin, pasi i ka mbaruar mandati. Me mbërritjen e tre anëtarëve, KLGJ duhet ta kishte shqyrtuar çështjen dhe jo të priste Presidentin Meta. KLGJ duhet të ishte vënë vetë në lëvizje për të konstatuar mbarimin e mandatit të z.Dvorani që në vitin 2014. Tashmë ai duhet të largohet dhe KLGJ duhet ta shqyrtojë kërkesën e Metës”, tha Lala në studion e “Real Story”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Kriza zgjidhet vetëm duke pompuar para në treg”/ Ngjela: Kryeministri duhet të prekë rezervën

Publikuar

-

Nga

Avokati, Spartak Ngjela në një intervitë për Ora news, u shpreh se ka vetëm një rrugë për të shpëtuar vendin nga kriza ekonomike.

Sipas Ngjelës, Rama duhet të të prekë rezervën e shtetit pasi sipas tij tregjet shpëtohen vetëm duke pompuar para.

Nuk ka asnjë rrugë tjetër veçse të pompojë para në treg. Po nuk ka para duhet të gjejë para. Në rast se nuk ka para dhe nuk pompon tregu kriza do të jetë shumë e madhe. Pyetja është nëse ka fuqi ky kryeministër të prekë rezervë, ka rezervë të madhe Shqipëria. Por prekja e rezervës do lejen e donatorëve. Këtu nuk ka ekonomistë, këta që flasin janë kontabilistë. Tregu po nuk ka para i humbet efiçenca. Krizat zgjidhen me pompim parash në treg, qeveria kuptohet se nuk ka para. Duhet të prekë rezervën, ka procedurë shumë të vështirë por duhet ta arrijë kryeministri.

Kriza vjen nga tregu jo nga varfëria e familjeve, është aspekti i tretë. Aspekti i parë është që duke pompuar para në treg nëpërmjet rrogave ose pensioneve vetëm ashtu do të dilni nga kriza. Kryeministri duhet të prekë rezervat, për këtë kohë mbahen. Po hoqëm paranë nga tregu do të jetë kriza edhe më e madhe.

LEXO EDHE:  Zbulohet axhenda e Ramës/ Kryeministri takime në Korçë, Pogradec dhe Devoll

LEXO EDHE:  Rama përkthen librin e motrës së Laura Vorpsit

Kryeministri duhet të prekë rezervën siç e kanë prekur të tjerat. Nuk humbet gjë shteti, rritet konsumi dhe i merr pastaj përmes taksave deri në 30-45%. Pa mbaruar epidemia nuk mund të diskutojmë se çfarë do të ndodhë. Ka dy rreziqe të mëdha, rreziku i epidemisë dhe rreziku i krizës ekonomike. Edhe nëse ke pasur sukses në eleminimin e epidemisë, po të ra ekonomia asnjëri nuk ta konsideron sukses.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“50 ditë që qeveria ju ka penguar lirinë”/ Ish deputeti i PD-së i bën thirrjen e fortë qytetarëve

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti i PD Enkelejd Alibeaj, ka reaguar ashpër kundër masave të qeverisë, ndërsa shkruan se ka 50 ditë u ka penguar qytetarëve  lirinë.

Duke cituar Nenin 27 të Kushtetutës, Alibeaj thotë se qeveria mund t’ua kufizonte lirinë vetëm qytetarëve të prekur me Covid-19, dhe jo të gjithëve.

Ndaj ai i bën thirrje qytetarëve që të mbrojnë veten e tyre dhe të rimarrin lirinë që ua garanton Kushtetuta.

“50 ditë që qeveria ka penguar lirinë më kryesore – LIRINË PERSONALE !

LEXO EDHE:  “Hajt se iu nxjerrim ne mos ke merak”/ Rama “kërcënon” qytetaren

LEXO EDHE:  Rama përkthen librin e motrës së Laura Vorpsit

Ia ka mohuar këtë edhe çdo shqiptari të painfektuar, e që nuk është pra, përhapës i ndonjë sëmundje ngjitëse!!!

Vetëm të prekurve nga Covid-19, mund t’iu kufizohet kjo liri. Qeveria ka detyrim kushtetues të bëjë testime, por Rama refuzon!!

Duhet të mbroheni vetë tashmë!

*Mbani maska

*Ruani distancimin social (1.5 m)

* RIMERRNI LIRINË TUAJ!

Liria e secilit është në dorë të çdonjërit!

…ua thotë Kushtetuta Juaj!?/CNA.al

LEXO TE PLOTE