LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Igli Tare e akuzoi drejpërdrejt, reagon ministri italian: Qesharake!

28 Prill 2020, 08:02, Sport CNA
Igli Tare e akuzoi drejpërdrejt, reagon ministri italian: Qesharake!

Deklaratat e sotme të Igli Tares, drejtuar Ministrit për Sportin në Itali, Vinçenco Spadafora, kanë bërë xhiron e mediave italiane. Drejtuesi shqiptar i Lacios e akuzoi se nuk po ndihmonte futbollin dhe se me vendimet e tij po bënte gjithçka që ishte e mundur që ai të mos rifillonte.

Ministri sot iu përgjigj duke hedhur poshtë ato që ai i quajti teori komploti. ?Duke rifilluar stërvitjen nuk do të thotë detyrimisht të rifillosh kampionatin. Sipas s Federatës duhet rifilluar në mes të muajit qershor, por nuk jemi në gjendje të dimë me saktësi evoluimin e situatës të virusit. Unë kundër futbollit? Janë zëra qesharake, lëviz vetëm duke respektuar rregullat?, insistoi ai.

?Nuk dua të bëj terrorizëm psikologjik, por ështe  pamundur të themi sot kur do të kthehemi në fushë pasi nuk e di askush. Nëse stërvitjet fillojnë me siguri, jemi të predispozuar që të fillojë edhe kamponati, por këtë do ta dimë më mirë vetëm më vonë. Komiteti tekniko-shkencor do të mblidhet shumë shpejt me përfaqësues të futbollit për të përmirësuar protokollin e ndeshjeve e për të garantuar shëndetin e të gjithëve?, theksoi ai në një deklaratë të shpërndarë nëpërmjet rrjeteve sociale.

Lajmet e fundit nga