Connect with Us

Hamdi Salihi zbulon ekipin që do të drejtojë në Superiore

Sport

Hamdi Salihi zbulon ekipin që do të drejtojë në Superiore

Publikuar

-

Hamdi Salihi e ka lënë futbollin e luajtur, ndërsa tani po jep nga eksperienca e tij për Kombëtaren e Shqipërisë. Përvoja e madhe e këtij lojtari po përdoret nga ana e Rejës, për t’i mësuar edhe legjionarët e Kombëtares sesi të jenë të qetë përpara portës.

Ndërkohë Salihi ka qenë i pranishëm edhe në emisionin “Sport Arena”. Sipas asaj që raporton “Shkodra Sport”, ish-sulmuesi është shprehur se do të marrë drejtimin e Vllaznisë dhe se ndihet krenar që ka luajtur me të, pavarësisht transformimit të fjalëve nga gazetarët.

“Gazetarët ndoshta kanë dëshirë t’i transformojnë fjalët dhe besoj se kështu ka ndodhur edhe në rastin tim, por unë gjithmonë kam thënë se jam krenar që kam luajtur me Vllazninë. Ai është ekipi që më ka bërë futbollist dhe do mbetet gjithmonë në zemrën time. Kur i hyn këtyre rrugëve të trajnerit, kuptohet që njeriu ka ambicie dhe ëndrra të mëdha dhe njëra prej tyre padyshim është edhe ajo që unë të drejtoj një ditë Vllazninë. Shpresoj që kjo të jetë në momentin e duhur dhe unë do të isha i lumtur nëse do ta realizoja një ditë”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

Armando Sadiku po shkëlqen, klubi i tij fërkon duart

Publikuar

-

Nga

Armando Sadiku nuk e kujton me shumë nostalgji eksperiencën e tij te Levante. Sulmuesi i afruar në janar 2018 me qëllimin për t’u bërë një emër i rëndësishëm në klubin spanjoll, nuk arriti të linte shenjë siç shpresonte atje dhe me dëmtimin e rëndë që pësoi, pastaj u bë një element i tepërt për klubine La Liga.

Mendohej se Levante kishte dalë e humbur plotësisht nga transferimi i sulmuesit. Por sipas “Super Deporte”, tashmë në klubin e La Liga kanë ndërruar mendje për të. Në dy huazimet e këtyre viteve që pas kthimit nga dëmtimi, Sadiku ia ka dalë që të tregojë vlerat e tij fillimisht te Lugano e më pas te Malaga, duke rritur kuotat e tij për një shitje të mundshme. Të njëjtat burime tregojnë se levanter vlerëson se lojtari shqiptar është i vetmi nga 10 të huazuarit e këtij klubi që ia ka dalë të përmirësojë imazhin e tij në këtë edicion.

Sigurisht, kjo për Levanten është një mundësi e mirë për të shitur futbollistin në verë, pasi të përfundojë huazimin te Malaga. Sadiku vetë ka shprehur dëshirën që të vazhdojë të jetë pjesë e klubit të La Liga 2, por ky i fundit nuk është në një situatë të mirë me financat dhe vështirë se do të ketë mundësinë që të sigurojë kartonin e tij. Levante do të kërkojë të rikuperojë një pjesë të 1,4 milionë eurove që pagoi për lojtarin kur e bleu nga Legia në verë dhe golat e shënuar me Malagan, e kanë ndihmuar, pasi kanë kthyer besimin se sulmuesi shqiptar mund të jetë vendimtar edhe në futbollin spanjoll.

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Bayerni dhe Interi arrijnë marrëveshjen për transferimin final të sulmuesit

Publikuar

-

Nga

Bajerni dhe Inter janë shumë pranë mbylljes me sukses të marrëveshjes së vendosur verën e shkuar në lidhje me transferimin e Ivan Perisiç. Kroati u transferua merkaton e shkuar te kampionët e Gjermanisë në formën e huazimit me të drejtën e blerjes për shifrën e 20 milionë eurove.

Gjatë sezonit pati shumë diskutime mbi qëndrimin e tij në “Allianz Arena”. Perisiç kishte oshilacione gjatë sezonit, por gjatë kohës kur në stol ishte Hansi Flik, ballkanasi fitoi më shumë besim në vete dhe arriti të tregojë vlerat e tij.

Mediat kroate njoftojnë se dy klubet kanë rënë dakord për transferimin përfundimtar të Perisiç në Mynih. Marrëveshja pritet të mbyllet për një shifër më të ulët se 20 milionë eurot e pretenduara nga Interi, për shkak të krizës financiare prej pandemisë. Këtë blerje nga ana e Bajernit e ka kërkuar trajneri Flik

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Mavraj: Kumbulla super! Shqipëria ka brez të artë

Publikuar

-

Nga

Futbolli ka ndaluar thuajse në të gjithë botën. Koronavirus, jo vetëm që ka shtuar frikën te njerëzit, por edhe ka ndalur së rrotulluari sferën e lojës më të ndjekur në botë. Së fundmi, Gjermania është ndër të parat shtete që kanë hedhur hapat e parë të rihapjes nga kjo pandemi. Mirëpo, kjo ndalesë nuk i bën mirë lojtarëve dhe ekipeve, përkundrazi iu ul ritmin dhe formën e arritur deri më tani. Këtë e tregon edhe një prej kuqezinjve.

Kapiteni i Kombëtares, Mërgim Mavraj, ekskluzivisht për “Panorama Sport” tregon periudhën e rikuperimit nga një dëmtim muskulor në javën e parë të muajit shkurt. Ndryshe nga shumë të tjerë, qendërmbrojtësi e ka pasur më për shtat periudhën e ndaljes së futbollit për të rifituar formën nga dëmtimi.

Mërgim, si e shfrytëzuat periudhën e Koronavirusit për t’u rikuperuar?

Unë personalisht e shfrytëzova për një periudhë rikuperimi për dëmtimin që kam pësuar disa javë më parë. Në fakt, kjo periudhë pushimi në aspektin tim personal ishte mirë, sepse të gjithë ndaluan dhe pata mundësi të rikuperohem e të mos humbas asnjë ndeshje.

Sa ndikon te ju futbollistët kjo situatë, në aspektin psikologjik, kur e gjithë bota është në një situatë paniku dhe frike?

Unë besoj se çdo lojtar e ka mënyrën e tij personale për të përballuar situata të tilla. Jo vetëm për lojtarët, por për të gjithë, edhe te zyrtarët e ekipeve, federatave, fokusi dhe mendimi kryesor të jetë te shëndeti i njerëzve. Të gjithë drejtuesit, ndoshta edhe kapitenët e skuadrave, kanë shumë përgjegjësi situata të tilla. Gjatë këtyre ditëve, më është dukur si gjendje lufte dhe në këto kohë, normalisht që solidariteti me njëri-tjetrin duhet të jetë qëllimi primar.

Të gjithë po përjetojnë gjendje frike. Po ju?

Dikush ka më pak, dikush më shumë. Dikush blen shumë ushqime dhe mbyllet në shtëpi, kjo është mënyrë personale e secilit për t’u përballur me situatën. Në përgjithësi ne, familja dhe shtëpia jonë, kemi frikë vetë Zotin. Nëse Zoti na e cakton kthimin tek ai, s’ka asnjë virus dhe asgjë që mund të na  ndalojë dhe të mund të na e shpejtojë kthimin. Kështu që shpresa dhe besimi janë te Zoti. Këto gjëra kanë ndodhur edhe më parë, ka pasur gjithmonë sëmundje. Vdekja ka ekzistuar, e ndaj nuk është asgjë e re në sytë e mi. Ne edhe pa koronavirusin, asnjë sekondë nuk e kemi të sigurt. Mundësia për të ndërruar jetë nuk është më e madhe tani, por është gjithmonë reale.

Në aspektin sportiv, sa mund të ndikojë ndalesa në formën e lojtarëve?

Ndikon shumë! Çdo lojtar që ka pushuar një dy apo tre javë, e humb ritmin. Çdo lojtar e ka dhe për këtë, ndoshta niveli i ndeshjeve mund të ulet disi në momentin e rikthimit të kampionateve. Mirëpo, çdokush e ka në mendje këtë fatkeqësi dhe nuk besoj se është në favor të dikujt dhe disfavor të dikujt tjetër.

Vetëm aspekti fizik do të ketë ndikim apo edhe ai psikologjik?

Niveli fizik sigurisht që po, por ndoshta edhe për kokën. Do të jetë e vështirë që lojtarët të rifuten në mes të sezonit, sepse po bëjnë vetëm pushim, jo fazë dhe do të rikthehen direkt me ndeshje.

A ju mungon Kombëtarja?

Po, normal. Patjetër. Çdo lojtari nëse nuk grumbullohet një apo dy herë, i mungon Kombëtarja. Edhe atyre që e kanë lënë me dëshirë, ju mungon. Pra, po e shijove një herë ëmbëlsinë e Kombëtares, të himnit para ndeshjes, të mungon më tej gjithë jetën. Unë kam pasur disa dëmtime, e së fundmi prapë i dëmtuar, nuk isha me fat.

Duket si një rifreskim brezash?

Shyqyr që kemi çuna të rinj, lojtarë të rinj që po vijnë çdo repart, jo vetëm në mbrojtje. E ardhmja e Kombëtares është në duar të shtrenjta, në duar të mira me cilësi shumë të lartë. Kështu që edhe nëse ndonjëherë nuk grumbullohem apo nuk luaj, nuk është problem i madh, por normalisht që më mungon shumë.

Meqë përmendni të rinjtë, së fundmi Marash Kumbulla ka fituar vëmendjen e të gjithëve. Si i fushës që jeni, çfarë shihni tek ai?

Po, por edhe jemi stërvitur bashkë. E njoh atë dhe kam parë shumë ndeshje të tij. Mirëpo, është shumë e vështirë që të japësh një përkufizim. Kjo, për vetë faktin se dikush thotë për shembull Mërgimi është i gatë, dikush tjetër që është i shkurtër, dikush thotë që jam i shëndoshë e një tjetër që jam i hollë. Pra mendime të ndryshme. Mirëpo, për mua, cilësia kryesore e tij është qetësia.

LEXO TE PLOTE