Connect with Us

“Është tronditëse kjo që po më ndodh”/ Pacolli nuk lejohet të kthehet në Kosovë

Kosova & Rajoni

“Është tronditëse kjo që po më ndodh”/ Pacolli nuk lejohet të kthehet në Kosovë

Publikuar

-

Pak pasi u ankua se Qeveria po e pengon për të ardhur në Kosovë, deputeti Behgjet Pacolli, thotë se tashmë i është anuluar leja për uljen e avionit të tij në Aeroprtin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Pacolli shkruan se anulimi i kësaj leje është privim i të drejtës për lëvizje.

“Anulimi i lejes së uljes në aeroportin e Prishtinës për aeroplanin tim është privim i drejtpërdrejtë i së drejtës sime për të lëvizur”, ka shkruar Pacolli.

Ai më herët e akuzoi Qeverinë në detyrë të Albin Kurtit, duke thënë se këtë pengesë po ia bën një qeveri që ai e ka votuar, pa votuar rrëzimin e saj më pas.

“Është tronditëse kjo që po ndodh me mua! Pas dy mujësh karantinimi së bashku me familjen time në Zvicër,nën asistencën shendetsore, diçka që ua deshmova me dokumenta, më pengojnë të vij në Kosovë! Jam unë që rrezikoj duke ardhur në vendin tim nga Zvicra, një sistem kujdesi shendetesor I përparuar, por dua të respektoj votën e qytetarit për mua!
Ju qeveritarë të Kosovës, kështu do bëni dhe me diplomatë zviceranë a perëndimorë që mund të vijnë në Kosovë? Do t’i karantinoni?
Kush e bën këtë? Po e bën një qeveri te cilën unë e kam votuar! Për më shumë nuk kam votuar as mocionin për rreximin e saj!
Kjo qeveri sot në mënyrë primitive, diktatoriale, më privon të kthehem ne vendin tim! Më pengon të zhvilloj veprimtarinë time parlamentare në shërbim të Atdheut tim!
Akti ndaj meje, në kundërshtim me gjithë ligjet nderkombëtare, madje dhe me vendimin e fundit të Gjykatës kushtetuese, nuk është akt force, por akt dobësie!
Nuk është akt trimërie, por disfate!
Nuk është qeveri e fortë, një qeveri që kapet pas pushtetit kësisoj dhe pengon veprimtarinë e parlamentit me çdo mjet, por qeveri e dobët!
Kush jeni ju që paragjykoni veprimtarinë time parlamentare?
Kush jeni ju që paragjykoni votën time?
Po nëse unë do ta shpallja publikisht se do t votoja pro jush- a do të më pengonit? Jo, nuk e besoj!
Ju kam votuar duke besuar tek rotacioni, tek energjia e re e votuesve tuaj, tek nevoja për ndryshim, por kjo që po ndodh ndaj meje, është zhgënjyese!
Kjo është pergjigjja ndaj sjelljeve te mia ndaj jush!”, shkruan Pacolli./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

“Je e vdekur”/ Kërcënohet publikisht deputetja

Publikuar

-

Nga

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, e njohur për gjithë shqiptarët edhe si këngëtare, është kërcënuar me vdekje.

Media kosovare shkruajnë se një qytetar ka shkruar në profilin e tij në rrjetet sociale “Eliza Hoxha je e vdekur”.

Po sipas këtyre mediave, mesazhi kërcënues është bërë ditën kur është rrëzuar qeveria e Albin Kurtit.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Rritet numri i të infektuarve në Kosovë/ Konfirmohen 32 raste të reja

Publikuar

-

Nga

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovë ka konfirmuar 32 raste të reja pozitive me Covid-19.
Po ashtu, bëhet e ditur se 1 person është shëruar.
Të infektuarit janë raste kontakti dhe vijnë nga këto vendbanime në Kosovë.

Nga data 08 shkurt deri më 26 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 6.479 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 763 raste, ndërsa gjithsej 21 persona kanë ndërruar jetë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

126 të shëruar në Maqedoninë e Veriut/ Konfirmohen 19 raste të reja

Publikuar

-

Nga

Ashtu si në Shqipëri edhe në Maqedoninë e Veriut shifrat e të konfirmuarve me koronavirus kanë pasur luhatje.

Ministria e Shëndetësisë së shtetit fqinj raportoi sot për 19 raste të reja të prekurish, 3 në Shkup, 8 në Kumanovë, 2 në Prilep, 2 në Strugë, 2 në Veles, 1 në Gostivar dhe një në Vinicë.

Illyria News Agency shkruan se  fatmirësisht se janë shëruar 126 pacientë të konfirmuar me virusin korona.

LEXO EDHE:  Debati për kufijtë/ Ish-presidenti: Kosova, Jerusalemi i shqiptarëve

LEXO EDHE:  74 aksidente për 24 orë në Kosovë

Ndërkohë, dy persona ndërruan jetë në Spitalin “8 Shtatori”, një pacient 49-vjeçar nga Likova (Kumanova) që kishte vështirësi në frymëmarrje, dhe një pacient 73 vjeçar nga Shkupi, i pranuar më 19 prill në një gjendje shumë të rëndë shëndetësore./ CNA.al

LEXO TE PLOTE