LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Erjon Dasho kundër masave të qeverisë/ “Kanë qenë pa asnjë efekt, të nxitet dalja”

28 Prill 2020, 21:35, Lifestyle CNA
Erjon Dasho kundër masave të qeverisë/ “Kanë qenë

Erjon Dasho, ekspert i Shëndetit Publik në një lidhje për “Repolitix”  është shprehur kundër masave ekstreme të qeverisë, me izolimin e popullatës.

Sipas Dashos, me rritjen e tempreaturave virusi shkatërrohet dhe pritet të ulet dhe virulenca.

Madje sipas tij, larja në det, shëtitjet në parqe apo marrja e rrezeve në diell  duhet të nxiten e jo të ndalohen, pasi nuk përbejnë më rrezik.

“Për të kuptuar se virusi shkatërrohet në diell nuk duhet të marrim informacione nga OBSH-ja, mjaftojnë të pyesim gjyshet tona, të cilat tregojnë se dielli vret mikrobet. Ka shumë shkencëtarë që kanë arritur në këtë përfundim të cilët tregojnë se me rritjen e temperaturave kemi përmirësime.

Me ardhjen e stinës së verës pritet ulja e virulencës, nuk dihet a do të mundet që të mos ketë më trasmetim, por mendoj që gjatë verës nuk do të ketë nevojë për masa. Një studiues gjerman i quajtur Robert Kov ka thënë se në mjedis nuk ka parë pjesë të virusit pas disa kohësh”.

Marrja e masave në fundjavë një prej gabimeve, të pakuptimta, pasi gjatë javës distancat janë tepër të afërta edhe ka një efekt të kundërt, duhet të ishin marrë masa bazuar nga studimet e Insitutit të Robert Kov. Dretori i insitutit në Gjermani është personi që zbuloi virusin SARS.

Me përjashtim të javëve  të para, javët e tjera në prill kanë qenë masa pa asnjë efekt sepse jemi në kohën e pranverës dhe trasmetimi në mjedis nuk është shumë domethënës. Publikut i është thënë që do t’ju mbrojë qeveria, por nuk qëndron kjo. Të mbron vetëm përgjegjësia jote, se nuk mund të vësh policin për të matur me metër distancën”, shprehet Dasho./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga