Connect with Us

Ekzekutim mafioz në mes të Durrësit/ Zbardhen detajet tronditëse, 40 të shoqëruar

Kronika

Ekzekutim mafioz në mes të Durrësit/ Zbardhen detajet tronditëse, 40 të shoqëruar

Publikuar

-

Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi vendin një ditë më parë, ku dy vëllezër u ekzekutuan në mënyrë mafioze, në qytetin e Durrësit.

Nga këqyrja e kamerave të sigurisë është zbuluar se ka qenë një “Toyota” ngjyrë gri e errët nga ku është qëlluar drejt dy vëllezërve Haxhia, por targa nuk është fiksuar.

Policia ka sekuestruar pamje të kamerave të sigurisë gjatë rrugës, nga ku është zbuluar makina e vëllezërve Haxhia është qëlluar nga dy persona ku janë derdhur dhjetëra plumba kallashnikovi. Sipas BW, makina është bërë shoshë në pjesën para, anën e pasagjerit dhe në anën e pasme.

Grupi hetimor ka bërë me dije se të dy vëllezërit ishin qëlluar në kokë dhe trup, ndërsa “një ekzekutim i tillë nuk është parë prej shumë kohësh”. Janë shoqëruar rreth 40 persona, dëshmitarë okularë, bashkëpunëtorë biznesi dhe të afërm për të zbuluar konfliktet që mund të kishin.

LEXO EDHE:  "Furtunë" në radhët e policisë/24 të larguar nga detyra për ryshfet

Vëllezërit Haxhia kanë një pikë Exchange dhe dërgesash të parave, makina me qira dhe shërbim karotreci në Spitallë. Dje ata sapo kishin rihapur edhe aktivitetet e biznesit.

Vrasja ndodhi dje rreth orës 16:40 te tregu i makinave, në qytetin bregdetar, ku vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia u qëlluan teksa po lëviznin me makinën e tyre tip “Golf”. Ata janë gjetur të pajetë brenda mjetit të tyre, ndërsa forca të shumta policore, RENEA dhe FNSH po kryejnë kontrolle të imtësishme për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Rrahin policin në mes të qytetit/ Arrestohen 2 të rinj nga Lazarati

Publikuar

-

Nga

Rrahin policin në mes të qytetit/ Arrestohen 2 të rinj nga Lazarati

Dy të rinj janë arrestuar në flagrancë, pasi kanë ushtruar dhunë fizike ndaj një polici.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Tepelenës, ku 25 vjeçari Elion Qibini dhe 21 vjeçari Rediol Qibini, kanë goditur për shkak të detyrës punonjësin e patrullës së rendit.

Polici i patrullës Shqiponja dhe ka kërkuar kontrollin e automjetit të shtetasve nga fshati Lazarati.



Dy të rinjtë e kanë kundërshtuar dhe më pas kanë ushtruar dhunë ndaj policit.

LEXO EDHE:  Fshehën aksidentin në punë/ Nisin hetimet për mjekun dhe administratoren

LEXO EDHE:  32-vjeçarin e gjen belaja në Radhimë/5 qind lekëshi e fundos

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Zbulohen parcela me kanabis në Itali/ 36 orë në këmbë për të arritur në vendndodhje

Publikuar

-

Nga

Shqiptari kishte mbjellë një parcelë me kanabis në Itali/  Policia mbi 36 orë në këmbë për të arritur në vendndodhje

Policia italiane ka arrestuar një shqiptar, i cili kishte mbjellë një parcelë më kanabis sativa.

Mediat italiane shkruajnë se janë  sekuestruan 180 bimë narkotike marijuana dhe  nëse do të hidhej në treg do arrinin vlerën e 200 mijë eurove.

Shqiptari e kishte mbjellë drogën në një territor shumë të vështirë malor dhe policia u detyra të ecte edhe në këmbë për të arritur në vendndodhje.



U desh mbi 36 orë deri në identifikimin e shqiptarit, i cili gjatë kohës që po kujdesej për drogën.

LEXO EDHE:  Aksidenti tragjik në Ksamil/ Policia zbardh të tjera detaje

LEXO EDHE:  Konflikt me armë zjarri në Tiranë

Policia gjeti gjithashtu të gjitha pajisjet me të cilat kultivohej drogë, gjenerator për energji, pompa uji, tuba dhe pleh./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Nuk ndalet OFL/ Hedh “grepat” për “shënjestrat” e radhës

Publikuar

-

Nga

Nuk ndalet OFL/ Hedh “grepat” për “shënjestrat" e radhës

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

M. M., banues në Tepelenë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

K. G., banues në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;

A. B., banues në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;



R. S., banues në Tepelenë, dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

LEXO EDHE:  Aksidenti tragjik në Ksamil/ Policia zbardh të tjera detaje

LEXO EDHE:  Fshehën aksidentin në punë/ Nisin hetimet për mjekun dhe administratoren

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë./CNA.al

LEXO TE PLOTE