LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E konfirmon vetë Fejzullahu: Do rikthehem në Superligën shqiptare

28 Prill 2020, 16:24, Sport CNA
E konfirmon vetë Fejzullahu: Do rikthehem në Superligën shqiptare

Arbnor Fejzullahu e nisi karrierën e tij si profesionist në Shqipëri, me Besën, që i hapi dyert për tre sezone, por kulmin e arriti me Partizanin. Mbrojtësi qëndroi plot katër sezone te të kuqtë, për tu larguar dy vite më parë në Zvicër te skuadra e Ksamaks.

Në ekipin helvet ai qëndroi vetëm një vit, për të mbetur më pas pa skuadër që nga fillimi i sezonit aktual. Një një intervistë për Super Sport, 27-vjeçari nga Kosova nuk e përjashton rikthimin në Kategorinë Superiore.

?Ka qenë një kohë e mirë në Tiranë. Tani për momentin kam bisedime me disa klube dhe në verë do të jem në një skuadër të re. Sezoni i Partizanit? E kam ndjekur rrgullisht Partizanin, pasi është një skuadër me emër në Shqipëri. Këtë sezon kanë një skuadër të mirë, por nuk i ka ecur e sezonin tjetër do të kthehet sërish aty ku i takon.

Sezonin e kaluar që Partizani fitoi titullin nuk kishte një ekip më të mirë se ne para disa sezonesh, por atëherë Skënderbeu kishte një ekip më të mirë e mori titullin. Nëse vjen ndonjë ofertë e mirë do të kthehesha në Superligë, pse jo. Kam pasur oferta nga disa klube?, përfundoi mbrojtësi. /vipsport.al/

Lajmet e fundit nga