Connect with Us

“Dvorani në detyrë në kundërshtim me ligjin”/ Zbardhet letra e Metës dërguar KLGJ dhe GJL

Politikë

“Dvorani në detyrë në kundërshtim me ligjin”/ Zbardhet letra e Metës dërguar KLGJ dhe GJL

Publikuar

-

Presidenti Ilir Meta i ka drejtuar një letër Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Gjykatës së Lartë, në lidhje me kreun e KED-së, Ardian Dvorani.

Në letrën e tij, kreu i shtetit ndër të tjera thekson se kreut të KED, Ardian Dvoranit i ka përfunduar mandati dhe duhet të largohej nga detyra.

Sipas Metës, Dvorani është aktualisht në detyrë, në kundërshtim me ligjin.

“Në kushtet kur zotit Ardian Dvorani, i ka mbaruar mandati si gjyqtar në Gjykatës së Lartë që në shkurt të vitit 2014, dhe përfundimi i këtij mandati është njoftuar sipas ligjit të kohës nga Kryetari i Gjykatës së Lartë që në datën 16 janar 2014 me shkresën me nr. prot. 39, datë 16.01.2014, administruar në Institucionin e Presidentit me shkresën me nr. prot. 89, datë 17.01.2014, dhe procedura e zëvendësimit të tij nuk u përmbyll me dhënien e pëlqimit nga Kuvendi i Shqipërisë të zëvendësit të tij, ka bërë që de facto zoti Dvorani të ketë mbetur në vitin e 16 të ushtrimit të detyrës si anëtar i Gjykatës së Lartë, tashmë në shkelje të çdo parashikimi kushtetues e ligjor;

-Kur neni 136, paragrafi 5, i Kushtetutës përcakton se gjyqtari i Gjykatës së Lartë qëndron në detyrë deri në emërimin e pasardhësit;

-Kur në shkresën e Këshillit të Lartë Gjyqësor citohet se “[…]në shpalljen e 3 (tre) pozicioneve të lira, përmes Vendimeve nr. 108, nr. 109 dhe nr. 110, datë 09.07.2019, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka konsideruar numrin e pozicioneve që kanë qenë të lira në atë moment […]”, dhe ku pozicioni i zotit Ardian Dvorani ka qenë i lirë;

LEXO EDHE:  “Koha është tani”/ Meta bën thirrjen e fortë: Zgjidhja nuk duhet të jetë më largimi

-Kur pozicioni i katërt vakant që po shqyrtohet nga KLGJ-ja, duhet të plotësohet nga radhët e juristëve të spikatur (jo gjyqtarë) dhe siç është deklaruar nga KLGJ-ja, i përket plotësimit të vendit vakant të krijuar nga përfundimi para kohe i mandatit të ish-gjyqtarit zotit Xhezair Zaganjori; dhe

-Kur tashmë Gjykata e Lartë ka në përbërje të saj 3 gjyqtarë të rinj të emëruar në detyrë, që kanë filluar ushtrimin e detyrës;
Sipas dispozitave të sipërcituara të Kushtetutës dhe ligjit, me emërimin dhe fillimin e ushtrimit të mandatit të rregullt të anëtarit të parë në Gjykatën e Lartë, që përkon me fillimin e ushtrimit të mandatit të zotit Sokol Sadushaj, zotit Ardian Dvorani i ka përfunduar tashmë dhe “detyrimi” për vijimin e ushtrimit të detyrës, detyrim ky që sipas tij, e ka mbajtur atë të lidhur me pozicionin si anëtar i Gjykatës së Lartë për thuajse 7 vjet pas përfundimit të mandatit të rregullt.”,-thuhet ndër të tjar në letrën që kreu i shtetit i drejton KLGJ-së dhe Gjykatës së Lartë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Komisioni hetimor për raportin e Dick Marty/ Paloka: Një akt tradhtie kombëtare

Publikuar

-

Nga

Komisioni hetimor për raportin e Dick Marty/ Paloka: Një akt tradhti kombëtare

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka reaguar ndaj vendimit të Partisë Socialiste për të ngritur një komision hetimor për  UÇK dhe raportin e Dick Marty.

Përmes njëm postimi në rrjetin social, Paloka shkruan se ky veprim është një akt tradhtie, duke shtuar se kjo nuk është gjë tjetër vetëm një sherbim i fundit ndaj zëdhenesit të Millosheviçit, mikut të përbashkët të Ramës.

Postimi i plotë i Palokës:

Parlamentit shqiptar po i kërkohet sot të votojë një akt tradhetie kombëtare! Sapo dëgjova “objektin” e hetimit të komisionit hetimor që po ngre Rama sot në “parlamentin” e tij. Eshtë qartazi një akt tradhëtie që po i kërkohet të marrë vulen e Parlamentit të Shqipërisë!

Rikthimi në opinion i akuzave për të ashtuquajturën “Shtëpi e Verdhë” , megjithëse ato janë hedhur poshtë vite më parë, pikërisht në kohën që drejtues të UÇK u dërguan në Hagë, kishte hijen e tradhëtisë. Megjithatë “implikimi” i Bashës në akuzat e ngritura prej Ramës edhe pse qartazi në mënyrë krejt absurde dhe qesharake, krijonte idenë se gjithë kjo maskaradë kishte qellime politike; sulmohej Basha e njëkohësisht tërhiqej vemendja nga katastrofa ku e ka çuar vendin Rama.

Sot, me objektin që i kanë vënë këtij komisioni hetimor, bëhet e qartë se qëllimi është vetëm një; hetimi i UÇK-së. Ky akt nuk ka vulë tjetër përveç asaj të tradhëtisë.

Kreu i grupit të “rilindasve” deklaroi me “krenarinë” provinciale që e karakterizon, se “siç e shihni ky komision nuk do të hetojë Lulzim Bashën po veprimtarinë e UÇK-se në Shqipëri…” Sipas Ballës, qëllimi i hetimit qenkesh që të vertetojë se UÇK nuk ka bërë krimet për të cilat akuzohet…

Çfarë do të thotë kjo?!! Parlamenti i Shqipërisë heton a ka bërë krime UÇK-ja?!! Po pse kush në Shqipëri ka dyshime që u detyroka Parlamenti të hetojë?!! Çdo të thotë kjo në një kohë që me këto akuza absurde janë dërguar në Hagë, drejtuesit e UÇK?! Çfarë mesazhi i jepet botës kur vetë Parlamenti i Shqipërisë mendon se ka nevojë të hetohet veprimtaria e UÇK?!

Ky nuk është gjë tjetër vetëm një sherbim i fundit ndaj zëdhenesit të Millosheviçit, mikut të përbashkët të Ramës me çetnikët serbë, një akt tradhetie kombetare dhe një thikë pas shpine për drejtuesit e UÇK-së në Hagë!/CNA.al.

 

LEXO EDHE:  Paralajmërimi/ Pritet që Meta t’i kthejë reston Kuvendit për vendimmarrje NUL

LEXO EDHE:  FOTO DITE/ Veliaj gati ti puthë dorën Ilir Metës

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gjyqet në arbitrazh/ Shqipëria rrezikon ti konfiskohen pasuritë në bankat ndërkombëtare

Publikuar

-

Nga

Gjyqet në arbitrazh/ Shqipëria rrezikon ti konfiskohen pasuritë në bankat ndërkombëtare

Gazeta më e madhe në Austri “ Der Standard” i ka kushtur një artikull vendit tonë, ku shkruan se Shqipëria rrezikon t’i bllokohen pasuritë që ka në bankat ndërkombëtare, për shkak të gjyqeve që qeveria “Rama” ka humbur në Gjykatën e Arbitrazhit.

Konkretisht, gazeta i referohet procesit mes qeverisë “Rama” me biznesmenin italian Francesco Becetti, i cili fitoi gjyqin me rreth 120 milionë euro për mbylljen e televizionit “Agon”.

“Der Standard” shkruan se një kompani përmbaruese në Austri ka njoftuar bankat në këtë të shtet që të sekuestrojnë pasuri të shtetit shqiptar, për llogari të procesit gjyqësor të biznesmenit italian.

“Arsyeja është një arbitrazh që investitorët italianë sollën në 2015 kundër Shqipërisë dhe fituan. Gjykata e arbitrazhit ndërkombëtar në Qendrën për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve (ICSID) i dha atyre rreth 100 milion euro në kompensim në Prill 2019. Për shkak se qeveria në Tiranë refuzon të respektojë këtë vendim të arbitrazhit, pasuritë shqiptare që nuk mbrohen nga konventat diplomatike tani mund të konfiskohen në të gjithë botën”, citon gazeta.

Kujtojmë që qeveria “Rama” nuk ka pranuar ende të paguajë dëmshpërblimin e gjyqit, pasi ka ankimuar procesin.

LEXO EDHE:  Meta duartroket monologun e Adi Krastës/ I fuqishëm dhe brilant

LEXO EDHE:  “Koha është tani”/ Meta bën thirrjen e fortë: Zgjidhja nuk duhet të jetë më largimi

Por bazë të ligjeve ndërkombëtare, kur gjykata dënon një shtet dhe ky i fundit nuk pranon të paguajë, zbatohet konventa ndërkombëtare për sekuestrimin e pasurive.

“Në procesin e pranimit në BE, gjyqësori shihet si pika më e dobët, kjo është arsyeja pse investitorët vështirë se i drejtohen gjykatave vendase në mosmarrëveshje dhe përdorin ligjin ndërkombëtar të arbitrazhit”, vijon më tek gazeta austriake./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Mos ejani vonë në spitale”/ Spahia i përgjigjet Manastirliut: Po mbulon dështimin e qeverisë, tallje me qytetarët

Publikuar

-

Nga

“Mos ejani vonë në spitale”/ Spahia i përgjigjet Manastirliut: Po mbulon dështimin e qeverisë, tallje me qytetarët

Ish deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia ka reaguar pas deklaratës së ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në Kuvend, e cila iu bëri thirrje qytetarëve shqiptare që preken nga COVID-19, që mos të paraqiten vonë në spitale.

Përmes një postimi në rrjetin socia, Spahia shkruan se të tentosh që të mbulosh dështimin e plotë të qeverisë duke ua faturuar qytetarëve fajin, është tallje e pacipë me ta.

Sipas ish-deputetit, ajo që përcakton shtrimin e pacientëve në spitale është vetëm Urgjenca Kombëtare 127.

Mirë që i kanë braktisur mjekët e qytetarët në këtë betejë me një virus vdekjeprurës por edhe tallen me ta, pa pikë turpi! Me zë e figurë ministrja e shëndetësisë paska fajësuar qytetarët që sipas saj shkokan me vonesë në spitale!!! “Mos ejani vonë në spitale…“ ka thënë Ogerta sot në parlament”. Të mos e dijë vallë Ogerta se asnjë qytetar i prekur me Covid-19, nuk ka shansin t’i afrohet spitalit në mënyrë private, se thjesht nuk e qasin, pasi kohën e shtrimit në spital e përcakton vetëm Urgjenca Kombëtare, 127-a?

Natyrisht që këtë Ogerta e di shumë mirë! E di sepse vetë mjekët e dy spitaleve Covid ankohen për sjelljen në spital të pacientëve në gjendje të rënduar, duke sjellë bilancin fatkeq të vdekshmërisë gati 100% të pacientëve në intubim! Se kush vendos shtrimin në spital këtë e di mirë secili nga pacientët e familjarët që ka patur atë eksperiencë të vështirë!

Të tentosh të mbulosh DESHTIMIN e plotë duke ua faturuar qytetarëve me vonesën e shtrimit në spital është tallje e pacipë me ta dhe është më së paku cnjerëzore! Por ky rregjim nuk njeh model tjetër e prandaj do shembet më 25 Prill”, shkruan Spahia./CNA.al.

LEXO TE PLOTE