LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Detaje nga plagosja e policit të burgut të Peqinit/ Arrestohet autori

28 Prill 2020, 20:38, Kronika CNA
Detaje nga plagosja e policit të burgut të Peqinit/ Arrestohet autori

Mbrëmjen e sotme ndodhi një plagosje me armë zjarri pranë burgut të Peqinit rreth orës 19:40.

Mësohet se i plagosur ka mbetur polici i burgut I.Paja, i cili raportohet se nuk ka qenë vetëm në momentin që është qëlluar me armë.

Nga informacionet paraprake, bëhet me dije se ai ka qenë në shoqërinë e dy punonjësve të tjerë të burgut kur një person rreth të 30-ave ka shkrepur armën.

Paja ka vrapuar drejt të riut për ta ndaluar, por gjatë momentit kur ka dashur t’i marrë armën me forcë është plagosur nga një plumb qorr.

Autori është vënën menjëherë në pranga dhe i është sekuestruar arma, ndërkohë polici është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë hapur hetimet për zbardhjen e plotë të saj./ CNA.al

Lajmet e fundit nga