Connect with Us

Covid-19 prek burgjet në Turqi/ Konfirmohen pozitiv me koronavirus 120 të dënuar

Bota

Covid-19 prek burgjet në Turqi/ Konfirmohen pozitiv me koronavirus 120 të dënuar

Publikuar

-

Deri tani, 120 të burgosur në Turqi kanë rezultuar pozitivë me koronavirus në katër burgje.
Sipas ministrit të Drejtësisë, Abdulhamit Gul, asnjë prej të infektuarve nuk ndodhet në gjendje kritike.

“Të gjithë të burgosurit po marrin trajtim në spital. Nuk ka asnjë të burgosur në një njësitë e kujdesit intensiv. Të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore”, theksoi Gul.
Më 13 prill, Gul raportoi 17 raste me koronavirus në burgjet turke dhe shtoi se tre prej tyre kishin humbur jetën.

Në fillim të këtij muaji, Turqia filloi të lirojë rreth 90 000 të burgosur si pjesë e një amnistie masive, për të ulur mbipopullimin dhe për të frenuar përhapjen e virusit në burgje./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

A po e bën me “flatra” islamizmin kriza e Covid-19?

Publikuar

-

Nga

Kriza e Coronës krijon kushte ideale për rekrutime nga ana e islamistëve radikalë në shtetet me shumicë myslimane, por edhe në Europë. Shtetet duhet të jenë tani të vëmendshme është i mendimit, Alexander Görlach.

Me pandeminë e Coronës mund të marrë domethënie të re edhe një kërcënim tjetër, që ka kaluar këto ditë në sfond: Islamistët e përdorin pasigurinë e situatës aktuale, vetminë e karantinës dhe nevojën materiale sidomos të të rinjve për të rekrutuar xhihadistë të rinj. Horizotin ideologjik për këtë e ofrojnë disa teologë të islamit në botë: Fillimisht ata e deklaruan Coronën si ndëshkim të zotit kundër të pafeve. Në momentin, kur nga COVID-19 u prekën edhe vendet islame, ata ndërruan qëndrim dhe i bënë thirrje myslimanëve të ndërronin rrugë. Papritur mungesa e besimit u predikua si arsye për pandeminë.

Nevoja materiale shfrytëzohet

Nuk janë vetëm ekstremistët islamistë që e shfrytëzojnë COVID-19 për qëllimet e tyre. Edhe ekstremistët e djathtë përpiqen me teoritë e tyre konspirative të radikalizojnë njerëzit në kohë krize. Ata kanë të përbashkët vullnetin, që ta shfrytëzojnë maksimalisht për vete momentin e nevojës materiale. Nuk është ndonjë sekret që uria dhe mjerimi në vendet e varfra i çojnë njerëzit në krahët e islamistëve. Kësaj i shtohet edhe dobësia e shteteve islame, që nuk kanë infrastrukturën e nevojshme për t’u kujdesur si duhet për të sëmurët. Prandaj është realist rreziku, që islamistët të rrisin influencën e madje në rajone apo shtete të caktuara të ngjiten në pushtet.

Kjo është temë edhe për Europën. Jo vetëm, sepse komunitetet myslimane në Europë janë të lidhur me fije të ndryshme me shtetet, ku kanë rrënjët besimtarët e tyre. Por shpesh ka edhe varësi financiare, në këto kohë të vështira që nuk janë të lehta as për të krishterët në botë, prandaj ka edhe gjasa për radikalizim në diasporë. Në Afrikën Veriore pas Pranverës Arabe para më shumë se 10 vjetësh këto vende janë në një angazhim të vazhdueshëm kundër islamistëve. Vëllazëria Myslimane në Egjipt, e ndaluar në kohën e Mubarakut dhe për pak kohë në pushtet pas rrëzimit të tij, përpiqet të diskreditojë qeverinë në mediat sociale. Më shumë se gjysma e egjiptianëve janë analfabetë, ata nuk kanë mundësi të verifikojnë atë që dëgjojnë apo shohin online. Edhe në Gjermani del në pah Vëllazëria Myslimane, blen tokë në Lindjen gjermane për të ngritur një xhami për operacionet e veta, shkruan imamja liberale, Seyran Ates në revistën “Cicero”. Ajo e ndjeu fort ndikimin e islamit politik, që është aktiv edhe në Gjermani, kur si gruaja e parë hapi një xhami në Berlin.

LEXO EDHE:  Heqja menjëherë e kufizimit të lëvizjes/ OBSH: Shkaku i një “kthimi fatal”të koronavirusit

LEXO EDHE:  Lajmi i mirë/ Shërohen 15 persona të tjerë me koronavirus

Prof. Dr. Dr. Alexander Görlach

Radikalët kundër integrimit

Shoqatat islame në Gjermani që nuk përfaqësojnë as 20% të myslimanëve në Gjermani pretendojnë se përfaqësojnë islamin e vërtetë. Shoqata radikale synojnë të pengojnë integrimin e myslimanëve në Europën e iluminuar dhe laike. Edhe nëse burimet  e shtetit përdoren për momentin për gjëra të tjera, duhet të vëzhgohet me kujdes sjellja e të radikalizuarve e në raste të nevojshme të ndalohen edhe organizata si Vëllazëria Myslimane.

Mbetet detyra e politikës në Gjermani të plotësojë kërkesat e miliona myslimanëve në drejtim të integrimit, që të pengojë që forca radikale si Vëllazëria Myslimane të përdorin krizën aktuale për qëllimet e tyre obskurantiste. Sfida materiale aktuale në pandeminë e Coronës prek të gjithë shoqërinë, jo vetëm ata me histori migracioni. Prandaj është momenti që së bashku të mbyllim radhët dhe të mos lejojmë asnjë hapësirë për ndonjë ndikim./ DW

Alexander Görlach jeton në New York, ai është linguist dhe teolog,studiues senior në Këshillin Carnegie të Etikës, studiues në Institutin për Fenë dhe Studimet Ndërkombëtare të Universitetit Cambridge.

LEXO TE PLOTE

Bota

Argjentina ndalon fluturimet deri më 1 shtator/ Rrezikohen 300 mijë vende pune

Publikuar

-

Nga

Argjentina ka ndaluar të gjitha fluturimet komerciale, të brendshme dhe ndërkombëtare, deri më 1 shtator, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Autoritetet thanë se kompanitë ajrore nuk duhet të shesin bileta për fluturime që nuk do të realizohen gjatë katër muajve të ardhshëm.
Administrata Kombëtare e Aviacionit Civil tha se 1 shtatori është një datë “e arsyeshme” për rikthimin e fluturimeve.

Grupet e industrisë së aviacionit paralajmëruan se mijëra njerëz mund të humbin punën. Agjencia ndërkombëtare e aviacionit, Iata, i dërgoi një letër Qeverisë argjentinase, duke thënë se vendimi shkel marrëveshjet bilaterale dhe se rrezikon më shumë se 300,000 vende pune në Argjentinë.

LEXO EDHE:  Përhapja e koronavirusit/ Rritet numri i të prekurve nga Covid 19 në Korçë

LEXO EDHE:  “Çunat këtu më mbajnë mirë, më pyesin si je rrushi”/ Zogu i Tiranës “rehatohet” në burg

Argjentina i ka mbyllur kufijtë për shtetasit e huaj në mars, duke vendosur masa të ashpra karantine. Ky vend ka afro 4,000 të infektuar me koronavirus dhe 192 viktima./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Heqja e tarifave/ Serbia “pushton” Kosovën me mallra

Publikuar

-

Nga

Nga 1 prilli me vendim të Qeverisë në detyrë, mallrat me prejardhje nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina janë liruar nga tarifa prej 100%. E tash kur kanë kaluar afër një muaj nga ky vendim, Serbia ka nisur ta “pushtojë” tregun Kosovës me mallra të ndryshme.

Kanë kaluar vetëm 27 ditë që kur Qeveria e Kosovës ka liruar nga tarifa prej 100% mallrat me prejardhje nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Këto ditë i kanë mjaftuar Serbisë që të mbush tregun e Kosovës me mallra.

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se janë 1 mijë e 497 dërgesa që kanë hyrë nga Serbia në Kosovë që nga data 1 prill.

“Rreth 12 milionë euro ka eksportuar mallra Serbia në Kosovë, që nga fillimi i këtij muaji, kur edhe filloi së zbatuari masa e reciprocitetit e vendosur nga qeveria në detyrë”, kanë treguar në Doganë.

Në këtë institucion kanë treguar se Kosova në Serbia ka dërguar mallra në vlerë të rreth 800 mijë eurove.

“Nga Kosova në Serbi janë eksportuar mallra në vlerë rreth 800 mijë euro. Dominon industria ushqimore, si dhe ajo kimike në import, derisa në eksport janë disa produkte bimore dhe industri ndërtimore”.

Në fillim të muajit prill, Qeveria në detyrë e Kosovës e ka zëvendësuar taksën prej 100 për qind për produktet serbe, të vendosur nga qeveria e kaluar në nëntor të vitit 2018, duke futur gradualisht masat e reciprocitetit.

Me vendim të qeverisë së kaluar, asaj të udhëhequr nga Ramush Haradinaj, marketet në Kosovë ishin urdhëruar që në raftet ku vendosen produktet e ekspozuara të vendoset edhe flamuri i origjinës së secilit produkt, në mënyrë që qytetarët të jenë të vetdijshëm se produktet e cilit shtet po i konsumojnë.

Por një vendim i tillë, tashmë duket se po nuk po zbatohet në marketet e vendit.

Nëpër raftet e qendrave tregtare janë duke u keqpërdorur më të madhe flamujt e shteteve të ndryshme.

Siç shihet në një fotografi, të cilën e ka postuar në profilin e tij aktivisti i shoqërisë civile, afër “Plazma”, i cili prodhohet në Serbi, është vendosur flamuri i shtetit turk

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se zbatimi i masave të reciprocitetit nga autoritetet e Republikës së Kosovës do të jetë gradual dhe si përgjigje proporcionale me sjelljen e autoriteteve të Serbisë.

Kurti ka thënë se vendimi obligon që në marrëdhëniet me Serbinë, emërtimet te certifikatat fitosanitare dhe dokumentet tjera përcjellëse si dhe në certifikatat veterinare dhe dokumentet tjera përcjellëse të përdoren në​ përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi të Kosovës.

LEXO EDHE:  “Edi jam”/ Rama i mëson qytetarëve si lahen duart me video humoristike

LEXO EDHE:  "Edi jam"/ Rama i mëson qytetarëve si lahen duart me video humoristike

“Vendimet e miratuara janë të obliguara t’i zbatojnë policia kufitare, dogana, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, Agjencia për Produkte dhe Pajisje Medicinale dhe institucionet e tjera përgjegjëse”.

Gjatë një konference, kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministren në detyrë të Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike në Kosovë, Rozeta Hajdari, kanë deklaruar se vendimi mbetet në fuqi deri më 15 qershor me ç’rast do të bëhet një vlerësim i gjithëmbarshëm i mbarëvajtjes së vendimit.

Shtetet e Bashkuara e kanë kundërshtuar vendimin për të zëvendësuar taksën 100 për qind ndaj mallrave serbe me masa reciprociteti.

Ambasada amerikane në Prishtinë ka thënë se Kosova “duhet t’i heqë të gjitha tarifat dhe të mos krijojë barriera të reja, sepse këto politika janë në dëm të qytetarëve të Kosovës dhe janë duke e bllokuar ekonominë e Kosovës”.

Ndryshe, tarifën doganore 100 për qind e kishte vendosur Qeveria e kaluar e Kosovës, e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, në nëntor të vitit 2018.

Që nga vendosja e taksës për produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, importi nga këto shtete ka rënë për 99 për qind.

Para vendosjes së taksës doganore, Serbia ishte eksportuesja më e madhe e produkteve në Kosovë. Ky shtet, para 21 nëntorit, të vitit 2018 – kur u vendos taksa 100 për qind – gjatë një dite ka eksportuar në Kosovë mallra në vlerë prej rreth 1.2 milion euro apo rreth 450 milionë euro brenda një viti.

Taksa 100 për qind për importet nga Serbia ka ndikuar që dialogu për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të ndërpritet.

Kundër kësaj takse, që nga vendosja e saj, ishin deklaruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, pasi që nga ajo kohë, dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë ishte ndërprerë.

Një masë reciprociteti ndaj Serbisë, Kosova e kishte aplikuar edhe në korrik të vitit 2011.

Kjo masë e reciprocitetit në atë kohë ishte marrë pasi që Serbia për tre vite pas shpalljes së pavarësisë në Kosovën në vitin 2008, kishte bllokuar mallrat nga Kosova për shkak të ndërrimit të vulave nga ato të UNMIK-ut në ato të Republikës së Kosovës./Monitor

LEXO TE PLOTE