Connect with Us

Covid-19/ Çfarë fsheh Pekini?

Bota

Covid-19/ Çfarë fsheh Pekini?

Publikuar

-

Autoritetet kineze arrestuan tre aktivistë që vinin në dispozicion në internet raporte të censuruara nga autoritet për pandeminë e Coronës.

Aktivistët e arrestuar kinezë bënin pjesë në nismën anti-cenzurë Terminus2049 dhe pritet të akuzohen për “nxitje mosmarrëveshjesh dhe provokim”. Ata ripublikonin në internet raporte të censuruara apo të fshira nga autoritet në lidhje me shpërthimin e pandemisë së Coronës në Wuhan. Nën akuzën jo specifike dhe të paqartë për “nxitje mosmarrëveshjesh dhe provokim” autoritetet në Kinë ndërmarrin rregullisht veprime kundër aktivistëve dhe disidentëve. Masa e dënimit për këtë akuzë shkon deri në pesë vjet heqje lirie.

Muajt e fundit, grupi ka botuar një numër artikujsh në lidhje me pandeminë e virusit Corona, përfshirë edhe raporte personale nga qytetarë të metropolit më të prekur, Wuhan.

Akuza se Pekini mban të fshehura informacionet

LEXO EDHE:  Saimir Kodra infektohet nga koronavirusi

Raportet apo lajmet e ripublikuara nga grupi Terminus2049, p.sh. rreth kohës kur u bë e qartë se virusi SARS-CoV-2 transmetohet nga një person tek tjetri, lidhen me sa duket me tema që qeveria kineze i klasifikon si të ndjeshme. Ndër të tjera, Terminus2049 rishpërndau në rrjetet sociale edhe raportin e mirënjohur të mjekut Ai Fen nga Spitali Qendror Wuhan, një nga të parët që njoftoi për shpërthimin e epidemisë së virusit. Qytetarë kinezë si dhe opinioni ndërkombëtar e akuzojnë Pekinin se mban të fshehura dhe hesht për informacione të rëndësishme për virusin Corona dhe shpërthimin e sëmundjes së mushkërive COVID-19./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Zelanda e Re nis daljen nga izolimi/ Ripahen bizneset dhe shkollat

Publikuar

-

Nga

Zelanda e Re nisi sot heqjen graduale të masave të izolimit, të ndërmarra për frenimin e përhapjes së koronavirusit.
Duke ulur nivelin e kërcënimit nga katër në tre, zyrtarët thanë se disa biznese jothelbësore dhe shkollat do të rihapen nga sot.

Rreth 400,000 njerëz iu rikthyen punës. Zelanda e Re, falë izolimit dhe mbylljes së kufijve, ka arritur ta frenojë koronavirusin herët.

Ajo ka raportuar më pak se 1,500 raste të të infektuarve dhe 19 viktima.
Një ditë më herët, kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, tha se virusi aktualisht është eliminuar.

LEXO EDHE:  Shëroi 6 pacientë/ BE jep 50 milionë euro për kurën izraelite kundër Covid-19

LEXO EDHE:  “Asnjë shqiptar i prekur nga koronavirus”/ Ambasadori jonë raport të plotë nga Pekini

Megjithatë, zyrtarët shëndetësorë kanë paralajmëruar duke thënë se situata aktuale nuk do të thotë “fund total” i rasteve të reja me koronavirus./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Jetë a vdekje/ Seleksionimi i pacientëve në situata kritike

Publikuar

-

Nga

Për shkak të pandemisë dhe në Gjermani po diskutohet lidhur me të ashtuqujturën “triage”, pra kujt duhet t’i jepet përparësi për ndihmë mjekësore në rast të një katastrofe.
Në Spanjë, Itali dhe Francë, pacientë me COVID-19 vdiqën në korridoret e mbipopulluara të spitaleve, sepse në repartet e reanimacionit dhe të përkujdesjes intensive nuk kishte më vende të lira. Në shumë vende mjekët dhe personeli infermieror po përballen këto ditë me vendime tejet të vështira etike: ata duhet të vendosin se cilit pacient duhet t’i japin oksigjen dhe ta lidhin me aparatet ndihmëse dhe cilin jo. Një vendim pra për jetë ose vdekje.

Vendim në një situatë kritike

“Këtu kemi të bëjmë me çështjen e marrjes së një vendimi në një situatë kritike kur nuk ka më aparate të mjaftueshme për oksigjenin”, thotë dr. Uwe Janssens, kryemjek në Klinikën për Sëmundjet e Brendshme dhe Mjekësi Intensive në Spitalin St. Antonius në Eshwajler. “Ne duhet të marrim një vendim, se po mos marrin asnjë vendim do të thotë se të gjithë do të vdesin”.

Janssens është President i Shoqatës Ndërdisiplinare Gjermane për Përkujdesjen Intensive dhe Mjekësinë Emergjente (DIVI). Më 23 prill kjo shoqatë paraqiti një version të rishikuar të “rekomandimeve kliniko-etike”, që duhet të shërbejnë si udhëzues për mjekët në situata krize.
Kritika nga shoqatat e personave me aftësi të kufizuara

Sipas këtyre udhëzimeve për secilin pacient duhet të merret në konsideratë perspektiva që mund të ketë terapia për të pasur sukses. Sipas shoqatës DIVI, sëmundjet e mëparshme të pacientëve, mosha, aspektet shoqërore apo fakti nëse dikush është me aftësi të kufizuar nuk janë kritere legjitime për të marrë vendimin e seleksionimit.

“Ne nuk e kemi fjalën për jetëgjatësinë afatmesme apo afatgjatë,” thotë Presidenti DIVI, “ne vetëm duam të mbijetojnë sa më shumë njerëz. Me këtë nënkuptojmë të gjithë: pacientët me aftësi të kufizuara, të moshuarit, të rinjtë, ata që vujanë nga demenca, pra të gjithë ata që kanë vërtetë shans për të mbijetuar.”

LEXO EDHE:  Et’hem Ruka: Piku ka kaluar në mënyrë indirekte

LEXO EDHE:  Çako në Asamblenë e Interpolit/ Të forcohet bashkëpunimi kundër krimit

Kërkesa për rregullim ligjor

Por politikanët gjermanë janë skeptikë për këtë udhëzues. “Nëse mjekët do të ndjekin rekomandimet e DIVI-t, shumë persona me aftësi të kufizuara nuk do të kenë praktikisht asnjë shans për t’u trajtuar,” thotë Corinna Rüffer, anëtare e Bundestag-ut gjerman. Sipas saj këta pacientë mund të klasifikohen si “të dobët” dhe kështu mundet që një i ri me aftësi të kufizuara të përjashtohet nga trajtimit mjekësor reanimator. Kjo sipas saj përbën shkelje të nenit kushtetues për mbrojtjen e dinjitetit njerëzor dhe ndalimin e diskriminimit. Rüffer kërkon që parlamenti të vendosë për rregulla në raste të tilla.
I ngarkuari i qeverisë gjermane për personat me aftësi të kufizuara, Jürgen Dusel, bën thirrje që të paktën të zhvillohet një debat parlamentar për këtë temë. Mjeku reanimator Janssens thotë se vërtet në Gjermani ekziston “një zbrazëti ligjore lidhur me të ashtuquajturin seleksionim “triage” sepse kushtetuta nuk e parashikon një gjë të tillë”. Sidoqoftë sipas tij një rregullim ligjor për të ashtuquajturin seleksionim “triage” do të ishte “varianti më i keq për të gjithë”.

Edhe Këshilli Gjerman për Etikën mendon se shteti nuk duhet të gjykojë mbi jetën e njeriut dhe të vendosë me ligj se cila jetë duhet shpëtuar me përparësi në një situatë konflikti.” Kjo çështje dhe vendimi përkatës duhet t’u lihet në dorë shoqatave profesionale./DW

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

“Je e vdekur”/ Kërcënohet publikisht deputetja

Publikuar

-

Nga

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, e njohur për gjithë shqiptarët edhe si këngëtare, është kërcënuar me vdekje.

Media kosovare shkruajnë se një qytetar ka shkruar në profilin e tij në rrjetet sociale “Eliza Hoxha je e vdekur”.

Po sipas këtyre mediave, mesazhi kërcënues është bërë ditën kur është rrëzuar qeveria e Albin Kurtit.

LEXO TE PLOTE