Connect with Us

“Çështja Tahiri”/ Ish ministri i Brendshëm “përballet” sot në Apel

Kronika

“Çështja Tahiri”/ Ish ministri i Brendshëm “përballet” sot në Apel

Publikuar

-

Në Gjykatën e Posaçme të Apelit kundër Krimit të Organizuar po zhvillohet seanca për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Në seancë do jetë i pranishëm avokati i Tahirit, Maks Haxhia, ndërsa ish ministri nuk do të jetë i pranishëm.
Kujtojmë se Gjykata e Krimeve të Rënda e shpalli fajtor ish-ministrin e Brendshëm, vetëm për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe e dënoi me 3 vite shërbim prove, por avokatët e tij e apeluan dhe tashmë çështja po shqyrtohet nga Gjykata e Posaçme të Apelit.

Tre gjyqtarët e dosjes së Saimir Tahirit në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar janë Albana Boksi kryesuese dhe Nertina Kosova me Nure Drenin anëtarë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Policia zbardh vrasjen e dyfishtë në Lezhë/ Shpallet në kërkim vëllai i autorit të dyshuar

Publikuar

-

Nga

Policia ka zbardhur ngjarjen e ditës së djeshme në pyllin e fshatit Lalm Lukaj, ku u gjetën të vrarë me armë zjarri shtetasit K. M. dhe P. S.

Identifikohet dhe arrestohet autori kryesor i dyshuar i vrasjes së dyfishtë dhe shpallet në kërkim vëllai i tij, për përkrahje të autorit të krimit.
Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në pyllin e fshatit Lalm Lukaj, Lezhë, ku u gjetën të vrarë me armë zjarri shtetasit K. M. dhe P. S., Policia ngriti një grup të posaçëm hetimor për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, i përbërë nga specialistët e Krimeve të Rënda në DVP Lezhë dhe specialistë nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë. Në ndihmë të Policisë vendore shkuan edhe grupe të FNSH Shkodër.

Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore, u bë i mundur sigurimi i provave për autorin e dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasi A. P., 40 vjeç, banues në Lalm, Lezhë, person me precedent kriminal në fushën e krimeve ndaj personit.
Bazuar në prova të arsyeshme, Policia bëri kapjen dhe shoqërimin e shtetasit A. P. dhe në përfundim të veprimeve u bë ndalimi i këtij shtetasi, për veprën penale “Vrasja”.
Po në lidhje më këtë ngjarje është shpallur në kërkim edhe vëllai i autorit të dyshuar, shtetasi E. P., i cili dyshohet se ka ndihmuar të vëllanë për fshehjen e provave.

Nga tërësia e veprimeve dyshohet se ky shtetas i ka qëlluar me armë për arsye pronësie, pasi pretendon se pjesa ku ka ndodhur krimi është pronë e tij.
Policia e Qarkut Lezhë vijon kontrollet intensive për gjetjen dhe kapjen e shtetasit E. P., si dhe vijon kontrollin e territorit përreth për gjetjen e armës së krimit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

U gjetën të pajetë në kodër/ Zbardhen detaje nga vrasja e dy personave në Lezhë

Publikuar

-

Nga

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e dyfishtë e ndodhur pasditen e djeshme në Lezhë.
Kol Murrani, rapsod i njohur në zonë dhe Preng Simoni u vranë dje në mesditë dhe trupat e tyre janë gjetur pa shenja jete rreth orës 16:00.

Si motiv për ngjarjen dyshohet te këtë qenë një konflikt pronësie për një tokë në fshatin Lalm.

Në lidhje me ngjarjen ishte shpallur në kërkim si autor i dyshuar 41-vjeçari Aleksandër Përdoda, banor i fshatit Lalm, i cili tashmë është arrestuar.
Kol Murrani nuk rezulton me të shkuar kriminale dhe njihet nga shumë banorë të zonës.
Kujtojmë se Kol Murrani bashkë me shokun e tij, Preng Simoni u gjetën të pajetë në një kodër nga i biri i një prej viktimave që ka lajmëruar dhe Policinë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vrasja e dyfishtë në Lezhë/ Arrestohet autori i dyshuar

Publikuar

-

Nga

Arrestohet autori i dyshuar i vrasjes së dyfishtë në Lezhë.

Në pranga është vënë shtetasi Aleksandër Perdoda I cili dyshihet se ka ekzekutuar me armë zjarri rapsodin e njohur Kol Murrani dhe miku i tij Preng Simonit, trupat e të cilëve u gjetën të pajetë në afërsi të fshatit Lalm i Vjetër, Lezhë.

Autori i dyshuar i ngjares, Aleksandër Përdoda 41 vjeç është një banor i fshatit Lalm, i cili sipas përgjimeve telefonike bëhet me dije se ka qenë pranë vendit të ngjarjes.

Dyshohet se Përdoda pasi ka qëlluar mbi dy viktimat i ka fshehur provat e krimit dhe është larguar./CNA.al

LEXO TE PLOTE