Connect with Us

Besa Shahini jep lajmin/ “Anullohen provimet e lirimit”

Sociale

Besa Shahini jep lajmin/ “Anullohen provimet e lirimit”

Publikuar

-

shahini, ndau deputetin nga gruaja

Anullohen provimet e lirimit dhe provimet e klasës së pestë.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Arsimit Besa Shahini pak minuta më parë gjatë një konference për shtyp.

Ky vendim është marrë si shkak i situatës së krijuar nga koronavirusi.

“Provimet e klasës së pestë dhe të klasës së nëntë do të anullohen. Marr parasysh se provimet e lirimit të klasës së nëntë nuk e mbajnë të njëjtën peshë sikurse provimet e maturës dhe duke marrë parasysh se nuk mund t’i sigurojnë kushtet për kthimin në shkollë të klasës së nëntë kemi vendosur të marrim këtë vendim për provimet e lirimit. Notat e provimit të lirimit kalkulohen duke aplikuar mënyrën e vlerësimit të notave të shkollës. Do bëhen komisione, por për detajet do të njoftohemi në vijim”, tha ministrja./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Viti akademik do mbyllet nga shtëpia/ Shkollat hapen tre javë vetëm për maturantët

Publikuar

-

Nga

Ministria e Arsimit ka vendosur ta mbyllë vitin akdemik 1019-2020  nga shtëpia, duke lejuar kthimin në shkollë vetëm për maturantët.

Lajmi u konfirmua nga vetë ministrja Besa Shahini e cila në një komunikim për mediat, tha se hapja e pjesshme do realizohet duke zbatuar rregullat e distancimit social dhe kushtet higjeno-sanitare.

“Kemi vendosur të hapim shkollat për maturantët nga data 18 maj deri 5 qershor për lëndët e maturës shtetërore. Mësimi nga shtëpia do të vijojë nga klasa e parë deri në të 11 deri në fund të majit.

Hapja për maturantët do të zbatohet duke zbatuar rregullat e distancimit social. Arsyeja pse nuk i hapim të gjitha ka të bëjë me numrin e madh të nxënësve që kemi në shumë shkolla. Për shkak të tërmetit një pjesë janë dëmtuar dhe një pjesë kanë kaluar me dy turne. Prandaj vendosëm të hapim shkollat vetëm për maturantët. Me distancë 1.5 metra mes tyre dhe që numri të mos jetë më shumë se 10-12m maksimumi 15. Do të përdorim edhe disa shkolla 9-vjeçare afër të mesmeve” tha ajo./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Video-Qytetarët i dhurojnë lule policëve/ Banda muzikore dhuron shfaqje para drejtorisë

Publikuar

-

Nga

Gjatë këtyre ditëve të vështira për shkak të pandemisë, kemi parë mjaft video dhe pamje sensibilizuese dhe falenderuese ndaj atyre që përballen me koronavirusin.

Ditën e sotme një bandë muzikore ka shkuar përpara Drejtorisë së Policisë së Tiranës dhe ka dhuruar shfaqje për punonjësit e policisë.

Në videon e siguruar nga CNA.al, shihen disa vajza që i dhurojnë efektivëve lule në shenjë mirënjohje.

LEXO EDHE:  Një tjetër efekt i Covid-19/ Mjekja shqiptare në Gjermani flet për pasojat e izolimit

LEXO EDHE:  A do të ndikojë ngrohja e kohës në zhdukjen e pandemisë?/ Ja çfarë thonë mjekët

Ky është një mesazh solidariteti për punonjësit e policisë që kanë qenë në front të dytë të betejës me koronavriusin, pas mjekëve. Gjatë kësaj kohe ata kanë qëndruar në terren për të mbajtur rendin dhe këshilluar qytetarët për mbrojtjen nga virusi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Aplikimet për Lotarinë Amerikane/ Shtyhet dalja e rezultateve

Publikuar

-

Nga

Një lajm jo shumë i mirë vjen për shqiptarët që kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane në nëntor të vitit 2019.

Mësohet se Departamenti i Shtetit e ka shtyrë për në 6 qershor, ditën e dhënies së përgjigjeve. Shkak për këtë është bërë situata e pandemisë së Covid 19 që është përhapur në të gjithë botën.
Njoftimi i parë bëhet nga Ambasada Amerikane në Kosovë, e cila sot ka deklaruar se:

“Departamenti po shtyn hapjen e Kontrollit të Statusit të Hyrjes për aplikantët DV-2021 nga data 5 maj deri më 6 qershor 2020.
Hapja e vonuar nuk do të ndikojë nègativisht në aftësinë tonë për të proçeduar dhe planifikuar DV-2021 Intervistat, të cilat janë planifikuar të fillojnë më 1 tetor 2020”, lajmeron ambasada./CNA.al

LEXO TE PLOTE