LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bayerni dhe Interi arrijnë marrëveshjen për transferimin final të sulmuesit

28 Prill 2020, 07:49, Sport CNA
Bayerni dhe Interi arrijnë marrëveshjen për transferimin final

Bajerni dhe Inter janë shumë pranë mbylljes me sukses të marrëveshjes së vendosur verën e shkuar në lidhje me transferimin e Ivan Perisiç. Kroati u transferua merkaton e shkuar te kampionët e Gjermanisë në formën e huazimit me të drejtën e blerjes për shifrën e 20 milionë eurove.

Gjatë sezonit pati shumë diskutime mbi qëndrimin e tij në ?Allianz Arena?. Perisiç kishte oshilacione gjatë sezonit, por gjatë kohës kur në stol ishte Hansi Flik, ballkanasi fitoi më shumë besim në vete dhe arriti të tregojë vlerat e tij.

Mediat kroate njoftojnë se dy klubet kanë rënë dakord për transferimin përfundimtar të Perisiç në Mynih. Marrëveshja pritet të mbyllet për një shifër më të ulët se 20 milionë eurot e pretenduara nga Interi, për shkak të krizës financiare prej pandemisë. Këtë blerje nga ana e Bajernit e ka kërkuar trajneri Flik

Lajmet e fundit nga