Connect with Us

Artan Hoxha zbulon prapaskenat/ Ja çfarë fshihet pas amnistisë fiskale

Politikë

Artan Hoxha zbulon prapaskenat/ Ja çfarë fshihet pas amnistisë fiskale

Publikuar

-

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka folur sot në lidhje me amnistinë fiskale.

Nga studio e lajmeve në Abc News, Artan Hoxha tha se qëllimi është legalizimi i parave të korrupsionit.

“Po kërkojnë të legalizojnë paratë e korrupsionit se kanë bërë aq shumë sa nuk dintë ku ti cojnë. Po të shohësh në treg sot qarkullojnë vetëm paratë e korrupsionit dhe të drogës”-tha Artan Hoxha.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ish-ministri ironizon Ramën/ “Zbulon” oraret kur qarkullon virusi

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani ka ironizuar kryeministrin Edi Rama në lidhje me fasha oraret e vendosura për lëvizjen e qytetarëve.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani shkruan se virusi sipas “Komitetit të Surrelit” qarkullon çdo ditë nga ora 17:30 deri në 05:00 dhe në fundjavë.

“Liria themelore e virusit..
Me siguri OBSH do studiojë oraret e lëvizjes së virusit në Shqipëri.

Komiteti teknik me në krye Komitetin Qendror të Surrelit lejojnë qarkullimin e Virusit në këto fasha orare:

1.Çdo ditë jave nga ora 17:30 deri në 05:00.

2. Çdo weekend nga ora 11:00 deri në 05:00.

3. Çdo të shtunë virusi qarkullon pjesërisht nga ora 8:30 deri në 11:00. Me marrëveshje virusi nuk prek pleqtë.

4. Çdo të diel, 8:30-11:00, virusi nuk prek nënat me fëmijë deri 10 vjeç.

5. Kriminelët e trafikantët, siç është rënë dakort me virusin, lëvizin në çdo orar.

6.Virusi lejohet të hyjë në çdo autoveturë dhe të infektojë cilindo që nuk ulet diagonal.”-shkruan Manjani.

LEXO EDHE:  “Deri aty ku nuk rrezikoni”/ Detaji i frikshëm që zbuloi Artan Hoxha

LEXO EDHE:  “Deri aty ku nuk rrezikoni”/ Detaji i frikshëm që zbuloi Artan Hoxha

Më tej, ish-ministri thekson se masat e marra sigurojnë më shumë orë lëvizje në liri për virusin sesa për njeriun.

Pra, sipas Manjanit virusi ka më shumë liri themelore sesa njeriu.

“Pra në total, masat e marra sigurojnë më shumë orë lëvizje në liri për virusin sesa për njeriun.

Po kur thonë se ska liri e të drejta themelore?! Ja virusi ka plot liri e të drejta. Virusi niset prej këtu e shkon edhe në Strasburg, po ti shkelen të drejtat.

Konventa Europiane e Lirive dhe të Drejtave, këtu vlen vetëm për virusin.

Kastriot Çipi shkruante pardje “më mirë qen në Itali sesa njeri në Shqipëri”. Mendoj se më mirë do ishte të ishim virus dhe i lirë.

Sigurisht që ky rast duhet studiuar. Ky është eksperiment njerëzor unik në llojin e vet.

Ndërsa Kryeministri që e zgjodhën njerëzit dhe i shërben virusit, duhet GJYKUAR.”-përfundon postimin e tij Ylli Manjani./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Gjykata Kushtetuese në këmbë”/ Manjani: Do ishte rrëzuar Kodi Penal

Publikuar

-

Nga

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani thotë se cilado Gjykatë Kushtetuese të ishte sot në këmbë do t’i kishte rrëzuar masat ndaluese që ka vendosur qeveria.

Sipas tij, edhe Kodin Penal që shpiku Rama dhe e shkroi Meta, do ta kishin rrëzuar.

“Nuk them dot se do lejonin mitingje, as kongrese, as festa histerike nëpër sheshe, por qartësisht do lejonin njerëzit të lëviznin e të shkonin në punë lirisht.
Nuk pretendoj se do ndalonin pushtetin monist së shemburi të objekteve private dhe atyre të kultit, por qartësisht do lejonin njerëzit të shesin,blejnë e regjistrojnë pronat e tyre ma marrë leje paraprakisht në E-albania.
Nuk besoj se Gjykata Kushtetuese do çlironte mediat, por gazetarët do lejoheshin të bënin lirisht punën e tyre, pa qenë të detyruar të japin hesap censuruesve.
Nuk do të ndalte dot kriminelët kjo gjykatë, por do të detyronte policinë,prokurorinë e gjykatat të rrinin në punë për të goditur krimin”, shkruan Manjani.

Sipas tij, një Gjykatë Kushtetuese nuk ndalon do abuzimin, por qartësishht do shfuqizonte aktet abuzive normative që nxjerrin ligjin e prokurimit nga fuqia për të legjitimuar kontratat pa tender.

LEXO EDHE:  Artan Hoxha tregon përse nuk qëndronte masa “arrest shtëpie” për Saimir Tahirin

LEXO EDHE:  Vrasjet e pazbardhura/ Artan Hoxha: Shteti është një vizatim në Shkodër

“Pra një Gjykatë Kushtetuese, sado e anshme të ishte do bënte diçka që kjo situatë të mos lejohej. Meqë ra fjala, zoti Palmer na tha që vjet në qershor sedo ta kishim gjykatën në Korrik. Erdhi korriku tjetër….”, përfundon Manjani./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Skandalet me inceneratorin e Tiranës/ 4 milion euro për Klodian Zoton, në kulmin e pandemisë

Publikuar

-

Nga

Gazetari i ekonomisë, Klodian Tomorri ka nxjerre në dritë të tjera fakte në lidhje me koncesionin 128 milion euro të inceneratorit të Tiranës. Një dosje korruptive, për të cilën CNA.al ka publikuar prej ditësh një seri materialesh ekzkluzive, që tregojnë sesi Klodian Zoto fshihet pas kompanisë së regjistruar në Hollandë. (Lexo këtu)

Në një postim në rrjetet sociale, gazetari Tomorri shkruan se në katër muajt e parë të këtij viti, janë paguar 4 milion euro për inceneratorin e Tiranës.

Pra, ndërkohë që Shqipëria përballet me pandeminë e Covid-19, Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Infrastrukturës, paguajne mijëra euro paguhen për kompaninë Integreted Energy BV SPV, e cila ka marrë me koncesion inceneratorin e Tiranës.

“Kush duhet të përgjigjet para drejtësisë për 4 mln eurot e inceneratorit?

Buxheti i shtetit është duke u përballur me një nga krizat më të rënda të likuiditetit në historinë 30 vjecare të Shqipërisë kapitaliste. Pandemia ka rrudhur në mënyrë dramatike të hyrat në arkën e thesarit, ndërkohë që bllokimi i ekonomisë imponon rritjen e shpenzimeve sociale për të paguar të ardhurat e mbijetesës për qindra mijë individë që kanë humbur punë.

Për të përballuar krizën e likuditetit, qeveria ka ndërhyrë dy herë me akte normative duke ndryshuar buxhetin dhe duke shkurtuar pagesat jo emergjente për të kursyer para. Në total të dy aktet kanë prekur investimet publike dhe kanë shkurtuar rreth 30 milionë euro pagesa të kontratave koncesionare që ishin parashikuar për këtë vit. Por ekziston një koncesion, i cili nuk është prekur thuajse fare nga shkurtimet dhe vazhdon të thithë miliona euro nga buxheti i shtetit, njësoj si më parë. Ai është inceneratori i Tiranës.

Në katër muajt e parë të këtij viti, Ministria e Infrastrukturës dhe Bashkia e Tiranës kanë paguar 500 milionë lekë ose rreth 4 milionë euro më urgjencë për kompaninë Integrated Energy BV SPV, e cila ka koncesionin e inceneratorit të Tiranës. Sipas të dhënave zyrtare nga Thesari i Shtetit, raundi i parë i pagesave nga buxheti për llogari të koncesionarit të inceneratorit është ekzekutuar nga data 23 janar deri në datën 3 mars. Përgjatë këtij muaji në llogarinë e kompanisë Integrated Energy, Ministria e Energjisë dhe Bashkia e Tiranës kanë paguar plot 412 milionë lekë ose rreth 3.3 milionë euro.”-shkruan Tomorri.

Por, skandali nuk mbaron me kaq.

Sipas gazetarit Tomorri, pagesa e fundit prej 80 milionë lekësh ose 650 mijë euro është ekzekutuar vetëm një ditë më parë, në datën 27 prill.

“Teksa qeveria po shkurton shpenzimet nga të gjitha veprat publike e madje edhe zëra të tjerë më emergjentë, teksa qindra mijë qytetarë janë në kushte mbijetese për të financuar nevojat bazë, buxheti paguan koncesionarin e inceneratorit me miliona euro.

Pra në vetëm 4 muajt e parë të vitit, inceneratorit i është paguar fatura e plotë, që buxheti duhet t’i paguante për të gjithë vitin 2020. Kjo ishte arsyeja se pse në aktin e dytë normatit të buxhetit, i cili është duke u diskutuar aktualisht në komisionet parlamentare, inceneratorit të Tiranës nuk ju shkurtua asnjë qindarkë. Ministria e Infrastrukturës dhe Bashkia e Tiranës kishin paguar sakaq të plotë fondin e parashikuar për këtë koncesion për të gjithë vitin duke lene duarbosh dhe ne pamundesi Ministrine e Financave te kursente para nga kjo kontrate.”-thekson gazetari.

LEXO EDHE:  “Deri aty ku nuk rrezikoni”/ Detaji i frikshëm që zbuloi Artan Hoxha

LEXO EDHE:  Bandat e drogës / Rama në dijeni për 20 milionë eurot e Saimir Tahirit

Po ashtu ai ngre dyshime të forta, ndërsa shkruan se “Kur pagesat e një kontrate vjetore shërbimi ekzekutohen brenda katër muajve të parë, ngrihen vetvetiu dyshime të forta. Shqipëria është një vend ku pagesat e buxhetit për bizneset, jo vetëm që nuk kryhen sipas afateve, por vonohen edhe me vite duke u akumuluar si borxhe të prapambetura. Pse paratë e incerenatorit u paguan me urgjencë. A mos vallë dikush kishte informacion se fondet për koncesionet do të shkurtoheshin për shkak të krizës dhe nxitoi që të ekzekutonte transfertat?
Këto janë pikëpyetje, të cilat duhet të hetohen me hollësi.”

Sipas gazetarit Tomorri, kjo po e con shtetin shqiptar shumë më afër falimentit.

“Kush është pompa që shtyn paratë e qytetarëve shqiptarë drejt inceneratorit edhe në krizën më të rëndë të likuditetit, e cila e ka cuar shtetin më afër se kurrë vijës së falimentit buxhetor? Madje situata eshte aq e rende sa qe një ditë më parë, përmes deputetit Ilir Beqja, maxhoranca testoi ne opinionin publik opsionin e uljes së pagave për punonjësit e shtetit e madje edhe uljen e pensioneve për të shpërndarë barrën e krizës. Por a ka moral një maxhorancë dhe një qeveri të kërkojë masa kaq drastike, kur buxheti i shtetit paguan para për koncesione të dyshimta, të cilat ndërthurin bashkë interesa të krimit të organizuar, korrupsionin e qeveritarëve dhe babëzinë e mbetjeve te peshtira politike të hedhura në koshin e plehrave të korrupsionit.

Të gjithë këta duhet të sillen përpara drejtësisë. Ashtu si zyrtarët që gjatë kësaj kohe kanë firmosur me ngut ekzekutimin e pagesave për koncesionet, vetëm e vetëm që ato të mos prekeshin dhe kriza të bjerë mbi të pamundurit.”-përfundon postimin e tij Klodian Tomorri./ CNA.al

Dokumentet ekskluzive-Si u garantuan 128 milion euro/ Skema korruptive e inceneratorit të Tiranës, emrat dhe kompanitë e përfshira

Koncesioni 128 milionë euro/ Zbulohen kompanitë në Hollandë me drejtorë Rusë

Koncesioni 128 milion euro/ Plas skandali në Shqipëri, kompania ndryshon emër në Hollandë

Thellohet skandali/ Kompania e konçesionit 128 milionë euro asnjë eksperiencë, filloi në Shqipëri

Skandali/ Koncesionari i 128 milion eurove fsheh ndryshimin e emrit

Thellohet skandali me koncesionin 128 milion euro/ Zbulohen të tjera dokumente

Zbulohet ortakëria e Erion Veliajt, me Klodian Zoton e inceneratorëve

LEXO TE PLOTE