Connect with Us

Armando Sadiku po shkëlqen, klubi i tij fërkon duart

La Liga

Armando Sadiku po shkëlqen, klubi i tij fërkon duart

Publikuar

-

Armando Sadiku nuk e kujton me shumë nostalgji eksperiencën e tij te Levante. Sulmuesi i afruar në janar 2018 me qëllimin për t’u bërë një emër i rëndësishëm në klubin spanjoll, nuk arriti të linte shenjë siç shpresonte atje dhe me dëmtimin e rëndë që pësoi, pastaj u bë një element i tepërt për klubine La Liga.

Mendohej se Levante kishte dalë e humbur plotësisht nga transferimi i sulmuesit. Por sipas “Super Deporte”, tashmë në klubin e La Liga kanë ndërruar mendje për të. Në dy huazimet e këtyre viteve që pas kthimit nga dëmtimi, Sadiku ia ka dalë që të tregojë vlerat e tij fillimisht te Lugano e më pas te Malaga, duke rritur kuotat e tij për një shitje të mundshme. Të njëjtat burime tregojnë se levanter vlerëson se lojtari shqiptar është i vetmi nga 10 të huazuarit e këtij klubi që ia ka dalë të përmirësojë imazhin e tij në këtë edicion.

Sigurisht, kjo për Levanten është një mundësi e mirë për të shitur futbollistin në verë, pasi të përfundojë huazimin te Malaga. Sadiku vetë ka shprehur dëshirën që të vazhdojë të jetë pjesë e klubit të La Liga 2, por ky i fundit nuk është në një situatë të mirë me financat dhe vështirë se do të ketë mundësinë që të sigurojë kartonin e tij. Levante do të kërkojë të rikuperojë një pjesë të 1,4 milionë eurove që pagoi për lojtarin kur e bleu nga Legia në verë dhe golat e shënuar me Malagan, e kanë ndihmuar, pasi kanë kthyer besimin se sulmuesi shqiptar mund të jetë vendimtar edhe në futbollin spanjoll.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

Real Madrid nuk luan në Bernabeu kur të rifillojë futbolli

Publikuar

-

Nga

Real Madrid ka përgatitur një ndryshim nëse kampionati spanjoll do të rifillojë. Madrilenët nuk do të zbresin më në stadiumin “Santiago Bernabeu”, por do të përdorin atë të qëndrës stërvitore në Valdebebas. Bëhet fjalë për fushën “Alfredo Di Stefano”, i cili në këtë moment përdoret nga skuadra e dytë.

Ndërkaq, një kërkesë e tillë duket se është aprovuar edhe nga ana e Federatës, e cila duke marrë parasysh se ndeshjet do të zhvillohen pa praninë e tifozëve dhe me një numër të kufizuar njerëzish, e ka parë të arsyeshme këtë zgjidhje.

Megjithatë, ata i kanë kërkuar kryeqytetasve të bëjnë disa rregullime në strukturë dhe më pas mund ta përdorin për ndeshjet e mbetura të La Liga-s, gjithnjë nëse kampionati ia del të rifillojë. /VipSport.al/

LEXO TE PLOTE

La Liga

“Pogba shkon në Spanjë dhe bëhet “galaktik” “

Publikuar

-

Nga

Duket thuajse e sigurt se këtë verë, Pol Pogba do të ndryshojë ambient dhe do të largohet nga Mançester Junajtid. Mesfushori nuk ka kaluar një periudhë të lumtur e në këtë formë po mendon të provojë një aventurë të re.

Klubet kandidate për të janë të shumtë, megjithatë në këtë garë duket se po rivalizojnë ashpër Real madrid dhe Juventus. Por, patrioti i Pogba, ish-futbollisti Uili Sanjol, thekson se çdo gjë është gati për kalimin te Real Madrid. Kjo nisur nga fakti se të gjithë palët e dëshirojnë këtë.

“Nëse largohet nga Mançester Junajtid, Pogba do të shkojë te Real madrid. Janë të gjitha kushtet që ai të kalojë aty. Florentino Perez e do këtë, Zidan po ashtu, Pogba, madje edhe Junajtid do ishte i lumtur të mos kishte një lojtar aq shumë të paguar dhe kështu do kishte më shumë para për t’i investuar në futbollistë të tjerë. Çdo gjë është përgatitur që kjo të ndodhë”, u shpreh Sanjol.

LEXO TE PLOTE

La Liga

E ka goditur kriza e koronavirusit, Barcelona nxjerr në shitje disa lojtarë

Publikuar

-

Nga

Barcelonës iu desh kjo ndërprerje e befasishme për t’i dalë në “breg” të gjitha problemet financiare dhe sociale brenda klubit. Në media raportohet se katalanasit janë në kërkim të Lautaros dhe Nejmar, por siç zbulohet ata janë në vështirësi të thella financiare dhe duhet të shesin patjetër lojtarë, në mënyrë që të balancohen financat e klubit.

Gerard Romero, gazetar dhe njohës i mirë i klubit zbulon se Barcelona ka nxjerrë në shitje një pjesë të madhe të lojtarëve për të përfituar sa më shumë të ardhura. Ndërkohë, lojtarët nga ana e tyre nuk duan të largohen dhe ç’e vështirëson më shumë situatën është fakti se klubet nuk janë të gatshëm të shpenzojnë shuma të mëdha këtë verë.

Presidenca Bartomeu është zhytur në probleme të mëdha, teksa ditë më parë, një ish-anëtar i bordit akuzoi për abuzim me fondet nga zyrtarë të lartë klubit dhe paralajmëroi se Barça ka borxhe të mëdha financiare. Mbetet të shihet se ç’do të ndodhë, teksa në fund të këtij viti pritet të zhvillohen zgjedhjet e reja për president.

LEXO TE PLOTE