Connect with Us

Aplikimet për Lotarinë Amerikane/ Shtyhet dalja e rezultateve

Sociale

Aplikimet për Lotarinë Amerikane/ Shtyhet dalja e rezultateve

Publikuar

-

Një lajm jo shumë i mirë vjen për shqiptarët që kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane në nëntor të vitit 2019.

Mësohet se Departamenti i Shtetit e ka shtyrë për në 6 qershor, ditën e dhënies së përgjigjeve. Shkak për këtë është bërë situata e pandemisë së Covid 19 që është përhapur në të gjithë botën.
Njoftimi i parë bëhet nga Ambasada Amerikane në Kosovë, e cila sot ka deklaruar se:

“Departamenti po shtyn hapjen e Kontrollit të Statusit të Hyrjes për aplikantët DV-2021 nga data 5 maj deri më 6 qershor 2020.
Hapja e vonuar nuk do të ndikojë nègativisht në aftësinë tonë për të proçeduar dhe planifikuar DV-2021 Intervistat, të cilat janë planifikuar të fillojnë më 1 tetor 2020”, lajmeron ambasada./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Nëna shqiptare në Siri mesazh të fortë/ Mund të na lëvizin nga ky kamp, shteti e di gjendjen tonë

Publikuar

-

Nga

Nëna shqiptare në Siri mesazh të fortë/ Mund të na lëvizin nga ky kamp, shteti e di gjendjen tonë

Gazetari shqiptar që ka hyrë në kampin e Al Hol, Julian Kasapi, ka treguar mbrëmjen e sotme mesazhin e një nëne që ndodhet në Siri.

Kasapi tha se merr shumnë mesazhe nga personat që ndodhet atje, ndërsa personi i fundit që i kishte shkruar thonte se janë në gjendje të keqe.



Ajo krahasonte shtetin e Shqipërisë me atë të Kosovës dhe i deklaronte gazetarit se i kanë thënë që mund t’i lëvizin nga kampi Al Hol.

LEXO EDHE:  Covid-19 “mbërthen” Gjykatën e Korçës/ Tre të infektuar, 10 të tjerë në pritje të përgjigjes 

LEXO EDHE:  Zgjedhjet në Kosovë/ KQZ shpall rezultatet përfundimtare

“Shteti e di shumë mirë se në çfarë gjendje jemi ne. Shteti i Kosovës i mori gratë që ishin në kamp. A u shqetësua shteti kur ikën gra? Ata ndodhen në vendin e tyre, nuk terrorizojnë askënd dhe nuk terrorizohen nga askush. Na kanë thënë se mund të na lëvizin nga ky kamp. Mëshirë në zemrat e tyre”, thuhet në mesazhin që lexoi Kasapi në emisionin “Open”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

AKU vijon kontrollet në të gjithë vendin/ Gjobiten dhe paralajmërohen 28 biznese

Publikuar

-

Nga

AKU vijon kontrollet në të gjithë vendin/ Gjobiten dhe paralajmërohen 28 biznese

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, vijon kotrollet në të gjithë vendin për garantim të sigurisë ushqimore dhe monitorimet në kuadër të Task-Forcës së ngritur kundër përhapjes së Covid-19.

Gjatë ditës së sotme janë kryer 405 inspektime dhe monitorime ku janë vënë masat administrative paralajmërim si dhe është ndëshkuar një biznes për produkte me afat të kaluar përdorimi.

“Gjatë inspektimeve është dhënë një masë administrative në një biznes për produkte me afat të kaluar përdorimi, si dhe janë dhënë 28 masa me paralajmërim për mungesë të librezave shëndetësore, mungesë të rinovimit të analizave të ujit, mossistemim të ambienteve të prodhimit etj.



Bazuar në Planin e Marrjes së Mostrave janë marrë 40 mostra në monitorim të qumështit por edhe në analizim të perimeve për mbetje pesticide.

LEXO EDHE:  Biznesi ne mbeshtetje te disiplines fiskale ne treg

LEXO EDHE:  Infermierja e Spitalit të Kavajës u infektua me Covid/ Dalin rezultatet e testeve për 17 të tjerë

AKU do të vazhdojë pandërprerë kontrollet në terren në garantim të sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së shëndetit të konsumatorëve.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Publikohen të dhënat për azilantët/ Shqiptarët të tretët për aplikimet në Mbretërinë e Bashkuar

Publikuar

-

Nga

Publikohen të dhënat për azilantët/ Shqiptarët të tretët për aplikimet në Mbretërinë e Bashkuar

Shqipëria vijon të mbetet vendi me numrin më të madh të azilkërkuesve në BE sa u takon vendeve europiane. Të dhënat më të fundit të Eurostat tregojnë se, më shumë se 46 mijë persona kanë aplikuar për mbrojtje ndërkombëtare në vendet e BE-së gjatë 3-mujorit të dytë të 2020.

Këto shifra janë 69% më pak krahasuar me 150 mijë aplikime që kishte në 3-mujorin e parë të vitit. Kjo rënie e madhe lidhet me masat kufizuese ndaj COVID që shumë vende Europiane vendosën prej muajit mars.

Me 7 700 aplikime në periudhën prill-qershor, sirianët mbeten grupi kryesor i aplikuesve për azil. Më pas vijnë afganët dhe venezuelianët.

Shumica e kërkesave janë bërë në Gjermani (31%), Francë (19%) dhe Spanjë (15%). Këto tri vende kanë pritur gati 65% të aplikuesve për këtë periudhë.

Por krahasuar me numrin e popullsisë, numrin më të lartë të aplikuesve për azil e ka pritur Qipro (989 aplikues për 1 milion banorë), e ndjekur nga Slovenia (441), Greqia (376).



Numrin më të ulët e kanë pasur Hungaria dhe Polonia me nga dy aplikime për 1 milion banorë, ndjekur nga Estonia, me 3 aplikime.

LEXO EDHE:  Nga Kreshnik Spahiu/ Lërini të qeverisin 2-3 vite së bashku, ky do jetë fundi i tyre….

LEXO EDHE:  Covid-19 “mbërthen” Gjykatën e Korçës/ Tre të infektuar, 10 të tjerë në pritje të përgjigjes 

Në të gjitha vendet e BE-së mbeten në pritje 842 mijë aplikime për azil. Vetëm Gjermania ka mbi 282 mijë aplikime në pritje ose 34% e totalit të kërkesave për azil në BE. Në vend të dytë është Franca me mbi 161 mijë aplikime në pritje dhe Spanja me 118 mijë.

Shqiptarët janë të parë për aplikime për azil sa u takon vendeve në Europë, të ndjekur nga Gjeorgjia, Rusia, Taxhikistani, Turqia dhe Ukraina.

Ndryshe nga se ka ndodhur deri tani ku shqiptarët kanë preferuar për të kërkuar azil në Gjermania apo Francë, në 3-mujorin e dytë shumë prej tyre kanë preferuar Mbretërinë e Bashkuar. Në prill-qershor janë regjistruar 448 aplikime duke qenë të tretët pas Irakut dhe Iranit./ Euronews

LEXO TE PLOTE