LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

4.3 mln euro fond nga UEFA për klubet shqiptare? Zbulohet e vërteta e ndarjes së kësaj shume

28 Prill 2020, 08:26, Sport CNA
4.3 mln euro fond nga UEFA për klubet shqiptare? Zbulohet e vërteta e

Në ditën e djeshme UEFA akordoi rreth 236 milionë euro për 55 Federatat anëtare të saj, ku secila pjesëtare, përfshirë edhe Shqipërinë, merr rreth 4.3 milionë euro. Por në këto kohë ka pasur edhe shumë ngatërresë e tymnajë mediatike për shkakun e pandemisë së Koronavirusit.

Kjo shifër nuk do të shkojë tek klubet shqiptare, por vjen te FSHF ashtu si edhe gjithmonë, me programin Hat-Trick. Ky është një Komitet i ndërtuar dhe ku buxhetin e marrë prej këtu, Federatat duhet ta përdorin për investime në fusha, stadiume dhe zhvillim të futbollit në nivel kombëtar.

Pra kjo është arsyeja e çeljes së këtij fondi dhe kjo nuk përkëthehet në para të tjera që mund të shkojnë sërish nga Federata për ekipet shqiptare. Për ta kuptuar më qartë ka ardhur edhe vetë njoftimi nga FSHF, atje ku shkruan qartësisht se këto 4.3 milionë euro nuk kanë asnjë rritje pas shpalljes së Pandemisë, por janë një shifër që jepej edhe më herët.

?Buxheti i Komitetit HatTrick, i cili nuk ka pësuar ndryshime apo rritje pas shpalljes së Pandemisë, është miratuar më parë dhe ky vendim i fundit i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s i jep fleksibilitet federatave në përdorimin e këtyre fondeve për ti orientuar sipas prioriteteve të veta në një moment të paprecedent për futbollin në të gjithë botën.

Fondet e Komitetit HatTrick i shpërndahen federatave anëtare të UEFA-s për të mbuluar kostot operative dhe për të ndihmuar në zhvillimin e futbollit vendas nëpërmjet projekteve infrastrukturore?, shkruhet në njoftimin e FSHF. /Sport Ekspres/

Lajmet e fundit nga