Connect with Us

Vrasja e vëllezërve Haxhia në Durrës/ Klodiana Lala zbulon dy pistat ku po hetohet

Kronika

Vrasja e vëllezërve Haxhia në Durrës/ Klodiana Lala zbulon dy pistat ku po hetohet

Publikuar

-

“SPAK nuk më bind!”/ Klodiana Lala zbulon se çfarë gjeti në dosjen e Margjekës

Gazetarja Klodiana Lala, ka zbardhur detaje të reja nga vrasja e dyfishtë që tronditi Durrësin pasditen e sotme.

Lala zbuloi se vëllezërit Besmir dhe Viktor Ndoci Haxhia u qëlluan me mbi 20 plumba kallashnikovi në Durrës.

Deri tani sipas Lalës janë pyetur 20 persona që mund të kenë dijeni për ngjarjes ndërkohë veç pistës së borxheve po dyshohet dhe për një pistë tjetër që Besmir Haxhia ka pasur konflikte në një vend të Europës.

LEXO EDHE:  Durrës/ Arrestohet shoferi përplas mjetin, lë vendngjarjen

Sipas saj edhe zona ku u vranë vëllezërit ka shumë kamera sigurie por deri tani nuk ka dalë asgjë prej tyre./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Atentati i dështuar ndaj biznesmenit që denoncoi Ben Blushin/ Gjykata jep vendimin për katër të arrestuarit

Publikuar

-

Nga

Kazani zien në mbrojtje të krimit

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për katër të arestuarit, Grid Leno, Albin Hoxha, Maringlen Matohiti dhe Enea Hoxha, të akuzuar për atentatin e mbetur në tentative ndaj biznesmenit Andon Dhima.

Kujtojmë këtu se sulmi ndaj biznesmenit Dhima, ndodhi mbrëmjen e se enjtes në hyrje të pallatit ku banon, në qender të Tiranës.

Nga ana tjetër disa ditë më parë, gazetari Artan Hoxha nga studio e Abcnews, u shpreh se biznesmeni Dhima, në deklaratën e tij ka theksuar se i vetmi person me të cilin ka pasur konflikt është Ben Blushi.


Biznesmeni A.DH. prej disa muajsh është në një konflikt të hapur me ish-politikanin dhe drejtorin e Top Channel, Ben Blushi.

Një letër e gjatë drejtuar ambasadës së SHBA-ve ka zbuluar prona të përfituara nga Blushi dhe familjarët e tij, disa prej tyre shitur me vlera qesharake. Gjithashtu Ben Blushi, është akuzuar se nuk ka paguar mbi 50 mijë euro karburant, por dhe ka marrë 100 mijë euro në emër të vëllait të tij, pa folur për pjesë pasurie miliona dollarë të një pallati ndërtuar në kryeqytet i cili është vendosur në emër të ish-vjehrit të Ben Blushit./CNA.al

Sulmi ndaj biznesmenit që denoncoi Ben Blushin/ Zbardhen të tjera detaje, çfarë deklaruan autorët

LEXO TE PLOTE

Kronika

OFL zbarkon në Korçë/ Në shënjestër tre të “fortët” e radhës

Publikuar

-

Nga

OFL zbarkon në Korçë/ Në shënjestër tre të “fortët” e radhës

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

J. K., banues në Korçë, i dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë;

V. B., banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”;

T. G., banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim;

LEXO EDHE:  U rrëmbye dhe u torturua 13 vite më parë/ Djali i Remzi Hoxhës mesazh Ramës

LEXO EDHE:  Pajisi me armë dy persona me precedentë penalë/ Gjykata lë të lirë nënkomisarin

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Sekuestrohet armë zjarri dhe municion luftarak/ Arrestohet 31-vjeçari në Korçë

Publikuar

-

Nga

Bëri “kërdinë” në Korçë/ Prangoset 33-vjeçari, autor i dyshuar i 17 vjedhjeve

Një 31-vjeçar ka përfunduar në prangat e Policisë së Korçës, pasi u kap duke qarkulluar me armë zjarri në qytet.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në kuadër e zbatim të Planit të Masave “Për mbajtjen nën kontroll të personave me precedent kriminal, të personave që mbajnë armë zjarri, për parandalimin e ngjarjeve të rënda kriminale dhe zbulimin e autorëve të veprave penale” si edhe bazuar në informacione të siguruara në rrugë policore se një shtetas qarkullonte me armë zjarri në qytet, kanë organizuar punën dhe kanë bërë të mundur lokalizimin në lagjen nr. 7, të shtetasit K. M., 31 vjeç, banues në Korçë, i cili lëvizte me mjetin tip “BMW X5”.

LEXO EDHE:  Durrës/ Arrestohet shoferi përplas mjetin, lë vendngjarjen

LEXO EDHE:  Hegjemonia e PS në Durrës/ Kujt do t'ja besojë Basha përballjen me Dakon

Gjatë kontrollit që forcat e policisë ushtruan në mjetin e këtij shtetasi iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë tip “Beretta”, me 5 fishekë të cilët ishin vendosur 1 në folenë e armës dhe 4 të tjerë në krëhërin e pistoletës, të cilat i posedonte pa leje.

Në vijim të veprimeve të mëtejshme, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të 31-vjeçarit (i dënuar më parë për veprat penale “Kanosja”, “Armëmbjatja pa leje” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”).

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës të Rrethit Gjyqësor Korçë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE