Connect with Us

Ulet numri i viktimave nga Covid-19 në Britani/ 360 të vdekur në 24 orët e fundit

Bota

Ulet numri i viktimave nga Covid-19 në Britani/ 360 të vdekur në 24 orët e fundit

Publikuar

-

360 viktima janë shënuar në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar sipasojë e pandemisë së Covid-19  në 24 orët e fundit.

Në total numri i vdekje ka shkuar në 21 092. Ndërsa numri i rasteve të konfirmuara zyrtarisht ka arritur në 157 149 persona të infektuar.

Ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock në një konfertencë për shtyp tha është numri më i ulët që prej muaji mars.

LEXO EDHE:  Covid-19/ 415 viktima dhe 2,357 raste të reja brenda 24 orëve në Itali

Britania e Madhe është një nga vendet më të prekura nga pandemia e COVID-19 në Europë./CNA.al

 

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Koronavirusi/ Mbajtja e maskës në Gjermani e detyrueshme

Publikuar

-

Nga

Në Gjermani nga e hëna është vendosur detyrimi i mbajtjes së maskës në shumë ambiente publike, si supermarkete apo në qarkullimin urban. Si land i fundit e vendos detyrimin e maskës të mërkurën edhe Saksonia.

Në qarkullimin urban, në supermarkete, dyqane, qytetarët gjermanë duhet të mbajnë nga e hëna maska mbrojtëse, prej pambuku të qepura vetë ose edhe shall pambuku. Por landet kanë rregullore të ndryshme për mbajtjen e maskave. Në landin Renani-Veriore Vestfali për shembull maskat duhen mbajtur edhe në stacione autobusi, në taksi, bankë, pika karburanti, postë apo klinika. Si land i fundit e vendos detyrimin e maskës të mërkurën edhe Saksonia.
Detyrimi i maskës është prej moshës 6 vjeç dhe nuk vlen për njerëzit e sëmurë apo shpesh edhe për punonjëset në kasë. Në shkolla, për nxënësit e klasave të maturës nuk është detyrim mbajtja e maskës në mësim, por rekomandohet në korridore apo në oborret gjatë pushimit.

Lidhur me gjobat në rast të shkeljeve, shumë lande gjermane në fillim do të reagojnë të rezervuara. Fillimisht do të jepen paralajmërime, por në raste të caktuara do vendosen edhe gjoba. Në Berlin apo Saksoni-Anhalt thuhet se nuk do të ketë penalizime. Në Renani-Veriore Vestfali u lihet në dorë komunave vendosja e gjobave. Bavaria është më e rreptë. Në rast të shkeljeve në publik vendosen gjoba deri në 150 euro. Për ata pronarë dyqanesh apo qendrash ku vihen re shkelje të detyrimit të maskës mund të vendosen gjoba deri në 5000 euro.

LEXO EDHE:  Javën që vjen nis testimi me antitrupa/ Manastirliu tregon se kush do testohen të parët

LEXO EDHE:  768 humbje jetësh në 24 orë në Britani/ Italia kryeson listën për numrin e viktimave

Ndërkohë të hënën Bundeswehri solli më shumë se 10 milionë maska profesionale për mjekët e infermierët nga Kina. Ministrja e Mbrojtjes, Anngeret Kramp-Karrenbauer i mori maskat në Leipzig në dorëzim, nga ku ato do të shpërndahen tek ministritë e Shëndetësisë së landeve. Kramp-Karrenbauer theksoi rëndësinë e furnizimit. Vendimi për lirime të mundshme të masave të Coronës “varet shumë nga sigurimi i pajisjeve duhura mbrojtëse”, tha ajo. Aktualisht 15.000 ushtarë gjermanë janë aktivë në luftë kundër Coronës./DW

LEXO TE PLOTE

Bota

Mjekët e NHS ngrejnë alarmin / Sindroma inflamatore që po prek fëmijët ngjason me Covid-19

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme, mjekët e NHS kanë dhënë alarmin urgjent për një rritje të numrit të fëmijëve që po pranohen në kujdesin intensiv me një gjendje që lidhet me Coronavirusin.

Shefat e shëndetit të NHS në Londër u shprehën se: ‘Ekziston një shqetësim në rritje se një sindromë inflamatore lidhur me [COVID-19] po shfaqet tek fëmijët në Mbretërinë e Bashkuar.

“Gjatë tre javëve të fundit ka pasur një rritje të dukshme të numrit të fëmijëve të të gjitha moshave që paraqesin një gjendje inflamatore shumë-sistemore që kërkon kujdes intensiv në të gjithë Londrën dhe gjithashtu në rajone të tjera të MB”.
Fëmijët që shihen me sindromën e re shpesh vuajnë nga dhimbje në stomak, inflamacion kardiak dhe ‘simptoma gastrointestinale’ të cilat mund të përfshijnë të vjella dhe diarre.Mjekët kanë krahasuar gjendjen misterioze me sindromën e shokut toksik dhe sëmundjen Kaëasaki të cilat, të kombinuara, shkaktojnë ënjtje të brendshme të dëmshme, ethe dhe probleme me frymëmarrjen, të gjitha shenjat kryesore të COVID-19.
Por disa nga fëmijët që paraqesin këtë sëmundje janë testuar dhe kanë rezutuar negativ për koronavirusin, duke e komplikuar më tej diagnozën.

Zyrtarët ende nuk e kanë adresuar alarmin dhe të ofrojnë ndonjë qartësi, duke nxitur zëra se ishte i rremë por një grup tjetër i mjekëve të lidhur me Kolegjin Mbretëror të Pediatrisë dhe Shëndetit të Fëmijëve konfirmuan se ishte e vërtetë.
Nuk është e qartë se sa fëmijë kanë pasur sindromën inflamatore, as nëse ndonjë prej tyre ka vdekur prej saj. Eshtë gjithashtu e paqartë se sa fëmijë janë prekur, ose nëse ka ndonjë grup rastesh në Mbretërinë e Bashkuar.

‘Rastet kanë karakteristika të përbashkëta të mbivendosura të sindromës së shokut toksik dhe sëmundjes atipike Kaëasaki me parametrat e gjakut në përputhje me COVID-19 të rënda tek fëmijët. ‘

Mjekët po u referohen fëmijëve me simptoma, përfshirë dhimbjen e barkut, si “çështje urgjente”.

NHS ende rendit vetëm një temperaturë dhe një kollë të re si simptomat kryesore të COVID-19, pavarësisht se Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se mund të shkaktojë diarre dhe dhimbje koke ndërsa zyrtarët amerikanë thonë se kjo mund të bëjë që pacientët të humbasin ndjesitë e tyre të shijes dhe aromës .

LEXO EDHE:  Tërmeti sjell tragjedi edhe për familjen Rama/ Djali i kryeministrit: Mes viktimave edhe një njeriu im i afërt

LEXO EDHE:  Lajmi i turpshëm i Top Channel/ Armir Shkurti tregon si po e dezinformon publikun

Nëse gjendja rezulton më e përhapur mund të shtojë një element të ri të rrezikut për shpërthimin e koronavirusit, i cili deri më tani duket se nuk po kursen as fëmijët.

Vetëm nëntë persona nën moshën 19 vjeç kanë vdekur në Angli në spital pas testimit pozitiv për COVID-19, nga gjithsej 18.420 të raportuar deri dje, 26 Prill – 0.05 përqind.

Arsyet për këtë janë të paqarta por shkencëtarët kanë sugjeruar që nivelet më të ulëta të sëmundjeve të tjera serioze dhe mungesa e dëmtimit të mushkërive të lidhura me moshën mund të jenë mbrojtës.

Sipas memorandumit të NHS, rastet e këtij sindromi inflamator kanë filluar të shfaqen vetëm në tre javët e fundit , kjo mund të jetë për shkak se është i ngadaltë në zhvillim ose aq i rrallë sa që është bërë i dukshëm vetëm në kulmin e epidemisë së MB.
Dr Ëhittaker tha: ‘Kolegët tanë italianë dhe spanjoll gjithashtu e raportojnë atë. “Numrat janë të vegjël, por domethënës. Ne dëshirojmë që kujdesi parësor / A & E të jetë vigjilent, në mënyrë që ata të prekur të jenë në vendin e duhur për të marrë kujdesin e duhur nëse është e nevojshme. ‘ Dr Michael Griksaitis, një këshilltar pediatrik në Spitalet Universitare Southampton NHS Foundation Trust: ‘Nëse është COVID-19 ose jo, do të shihet.’
Dr Roland, kryetar i Kërkimit të Emergjencave Pediatrike në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë, tha që nënkuptonte se të gjithë fëmijët me dhimbje barku janë në rrezik.
Ai u shpreh: “Kjo nuk bazohet në asnjë provë dhe shpresoj se ato ndryshojnë sa më shpejt të jetë e mundur alarmin”.
Përdoruesit e Tëitter kërkuan që shefat e shëndetit të ishin më të saktë, duke pyetur saktësisht se sa e zakonshme është midis fëmijëve.

MailOnline i është drejtuar NHS Anglisë, CCG Qendrore të Londrës së Veriut, Shoqatës së Kujdesit për Pediatrinë, Grupit Britanik të Alergjisë për Imunitet dhe Infeksione Britanike, dhe Kolegjin Mbretëror të Pediatrisë dhe Shëndetit të Fëmijëve për koment./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Teoritë dhe akuzat/ Shkencëtarët drejtojnë gishtin nga Kina për Covid-19

Publikuar

-

Nga

Kanë kaluar rreth 4 muaj që kur koronavirusi është shtrirë pothuajse në çdo cep të botës, por ende nuk ka një përgjigje të qëndrueshme se nga ku filloi e gjithë kjo.

Pandemia e koronavirusit ka gjunjëzuar botën ndërkohë ende nuk është gjetur një ilacc për shërimin e virusit.

Mijëra persona kanë humbur jetën edhe miliona të tjerë janë infektuar.

Por, nga erdhi koronavirusi?

Shumë shkencëtarë, studiues, mjekë ngrenë dyshime se koronavirusi nuk është i natyrshëm.

Së fundmi ka bërë bujë argumenti “bombë” i profesorit japonez i Fiziologjisë, Tasuku Honjo i cili tha para mediave se nëse koronavirusi do të ishte i natyrshëm, nuk do të ndikonte negativisht në tërë botën sepse, sipas natyrës, temperatura është e ndryshme në vende të ndryshme.

Ai thotë se nëse është e natyrshme, do të ndikonte negativisht vetëm në ato vende që kanë të njëjtën temperaturë si Kina.
“Bazuar në të gjitha njohuritë dhe hulumtimet e mia deri më sot, unë mund ta them me 100% besim se Coronavirusi nuk është i natyrshëm. Nuk ka ardhur nga lakuriqët, Kina e ka prodhuar atë”, theksoi ai.

Gjithashtu, professor Maurizio Viecca, shefit të Kardiologjisë së spitalit Sacco në Milano ka deklaruar se nuk është pneumonia por një trombozë që qendron pas shumë vdekjeve të Coronavirus.

“Më shumë se një muaj më parë kam vërejtur që këta pacientë kaluan nga faza helmetuese CPAP në fazën e intubacionit brenda një ore e gjysmë, dhe kjo është e pamundur vetëm me pneumoni, sepse nuk ka virus në botë që mund të shkaktojë pneumoni që papritmas nuk i përgjigjet më helmetit apo edhe intubacionit. Duhej të kishte një mekanizëm tjetër. Në të cilën fillova të shikoja të dhënat mjekësore të këtyre pacientëve dhe zbulova se në disa raste kishte një test gjaku të quajtur D-dimer i cili ishte veçanërisht i lartë. Kur e shihni këtë test gjaku të ndryshuar tek individi, do të thotë që ekziston një trombozë. Kështu që unë bisedova me anatomistin e Sarko, Dr. Nebuloni, i cili më tha se ai kishte bërë tridhjetë autopsi dhe në të gjitha kishte gjetur emboli të kapilarëve të vegjël pulmonarë “, tha ai.

LEXO EDHE:  Media: Ndërron jetë polici i tetë, u plagos ditën e djeshme

LEXO EDHE:  Shperthimi ne Kine, 50 te vrare e 700 te plagosur

Një virolog francez që ka marrë ccmimin Nobel për mjekësi në vitin 2008, pretendon se koronavirusi është krijuar në laborator, mbase në përpjekje për të gjetur një Vaksina për HIV.

Luc Montagnier i cili është 87 vjeç, ka disa kohë që ka mbështetur këtë teori.
Më 16 Prill, Montagnier paraqiti tezën e origjinës artificiale të koronavirusit të ri (SARS-CoV-2) dhe lidhjen e tij me virusin HIV.

Në fillim të fjalës së tij, Montagnier shpjegon se ai ka hulumtuar origjinën e koronavirusit të ri dhe thotë se “ne kemi arritur në përfundimin se ai virus është manipuluar. Jo plotësisht, por pjesërisht. Duke u përgjigjur në një pyetje se kush mund ta ketë manipuluar virusin, Montagnier thotë se “nuk është një proces natyror, është punë e një profesionisti, një biologjie molekulare”, dhe se pse është bërë kjo punë ai shton se ai po përpiqej të krijonte një vaksinë HIV ”.

Një mikrobiolog rus ka pohuar se koronavirusi është rezultat i shkencëtarëve në Ëuhan që bëjnë ‘gjëra absolutisht të çmendura’ në laboratorin e tyre.
Profesori i njohur botëror, Petr Chumakov, sipas “Daily Mail”, tha se qëllimi i tyre ishte të studionin patogjenitetin e virusit dhe jo “me qëllimin e keq” për të krijuar një vrasës të bërë nga njeriu.
Profesori Chumakov, studiuesi kryesor në Institutin Engelhardt të Biologjisë Molekulare në Moskë, tha: “Në Kinë, shkencëtarët në Laboratorin Ëuhan janë përfshirë në mënyrë aktive në zhvillimin e varianteve të ndryshme të koronavirusit për më shumë se dhjetë vjet. Për më tepër, ata e bënë këtë, gjoja jo me qëllimin për të krijuar variante patogjene, por për të studiuar patogjenitetin e tyre. Ata bënë gjëra absolutisht të çmendura, për mendimin tim”./CNA.al

LEXO TE PLOTE