Connect with Us

UEFA hap thesin, fond i majmë prej 4.3 mln euro për klubet shqiptare

Sport

UEFA hap thesin, fond i majmë prej 4.3 mln euro për klubet shqiptare

Publikuar

-

Federata Evropiane e Futbollit ka ndarë 236.5 milionë euro për të gjitha federatat anëtare në këto kohë të vështira. Një lajm fantastik ky për FSHF dhe klubet shqiptare që do të përfitojnë plot 4.3 milion euro. Lajmi është konfirmuar nga presidenti i UEFA-s Aleksandër Ceferin. Ai deklaroi se kjo ndihmë po bëhet për të përballuar situatën me Covid-19.

“Sporti ynë po kalon një sfidë të vështirë të provokuar nga COVID-19. Për pasojë, kemi ndarë një pagesë deri në 4.3 milionë euro për çdo federatë, që do të derdhet për pjesën e mbetur të këtij sezoni dhe atë që do të vijë dhe që anëtarët tanë mund ta përdorin në mënyrën më të arsyshme për të ndihmuar komunitetin futbollistik.

Besoj se ky është një vendim i përgjegjshëm për të ndihmuar sa më shumë të gjithë dhe jam krenar për unitetin që futbolli po tregon gjatë kësaj krize. Pa asnjë dyshim, futbolli do të kthehet shpejt në qendër të jetëve tona, do të kthehemi në normalitet. Kur të vijë momenti, futbolli duhet të jetë gati t’i përgjigjet kësaj thirrjeje”, tha Ceferin.

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka dhënë leje për heqjen e kushteve për pagesën e bërë përmes programit HatTrick.

“Fondi HatTrick zakonisht u shpërndahet federatave për të mbuluar kostot dhe për të ndihmuar në zhvillimin e zonave specifike. Por UEFA ka vendosur të lejojë secilën shoqatë të vendosë prioritetet e veta, pas ndikimit negativ të koronavirusit në futboll”, njofton UEFA.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Bardhi: Shqipëria më kontaktoi, Kosova nuk më kërkoi asnjëherë

Publikuar

-

Nga

Enis Bardhi është një nga talentet shqiptare që po ecën me hapa të mëdha në Europë. Aktualisht pjesë e Levante në La Liga, ndërsa goditjete tij nga larg janë një makth për çdo portier. Në fushën e lojës di gjithmonë si të japë më të mirën dhe padyshim është një nga titullarët fiks te klubi spanjoll. Ndërkohë 24-vjeçari ka zgjedhur të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në arenën ndërkombëtare, megjithëse të gjithë do të donim ta shihnim me ngjyrat kuqezi.

Në një intervistë për “Sporti Total” në KTV, Bardhi tregon se në të shkuarën ka pasur interesim për të nga Shqipëria, ndërsa sa i përket Kosovës ka mohuar t’i ketë mbërritur njëkontakt apo shenjë që e dëshironin ta kishin pjesë të tyre. Kujtojmë se dardanët janë një përfaqësuese më e re dhe ekzistonte mundësia që lojtari të linte Maqedoninë për ta. Ndërkohë tashmë do i ketë përballë si kundërshtar në rrugën drejt ëndrrës së Kampionatit Europian.

“Nga Kosova jo, nuk ka pasur kontakte, kurse nga Shqipëria ka pasur kur isha më i ri, jo direkt nga ta, por nga njerëzit që kanë qenë përreth. Megjithatë asgjë konkrete nuk ka pasur. Nuk dua t’i përsëris ato gjëra, pasi kanë kaluar dhe nuk mund të kthehemi prapa. Duhet të shikojmë përpara”, ka thënë Enis Bardhi

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Bunjaku: Duka i pakënaqur me De Biazin që la jashtë Milot Rashicën

Publikuar

-

Nga

Ish-trajneri i Kosovës, Albert Bunjaku ka zbuluar se Armand Duka ka qenë i zhgënjyer nga trajneri Xhani De Biazi për mosgrumbullimin e Milot Rashicës në Europian me Shqipërinë. Në një intervistë për “Reporteri”, Bunjaku shprehet se pas lënies jashtë të Rashicës, i ka thënë Dukës se nuk ka për t’ia mbyllur dyert lojtarit dhe se menjëherë nisi bisedimet me menaxherin Altin Lala.

“Në momentin e kampionatit europian e kam thënë edhe më herët, Shqipëria duhej që të bënte ndërrimin e gjeneratave. Por ky është mendimi im personal të cilin ia kam thënë edhe Armand Dukës në një takim në Paris në finale të kampionatit europian. Ka qenë kryetari i ndierë Fadil Vokrri, ka qenë Armand Duka, ka qenë Bobani, unë dhe një grup i njerëzve së bashku.

Gjatë bisedës tonë Duka më ka thënë se ishte i pakënaqur me De Biazin që nuk e kishte ftuar Milotin. Mua më kujtohet ai moment dhe i thashë Dukës: “Nëse Miloti do të na zgjedh ne, nuk kam për t’ia mbyllur dyert lojtarit. Duhet të jetë e drejta e zgjedhjes së tij”.

Menjëherë pastaj kemi nisur kontaktet me përfaqësuesin e Rashicës. E kam parë se Duka ka qenë i zhgënjyer me vendimin e trajnerit, por pikërisht për këtë të fundit, e pashë se m’u krijua hapësira për të marrë Rrahmanin dhe Rashicën, që i lanë jashtë Europianit. Kam biseduar shumë me menaxherin e tij dhe mikun tim Altin Lala. Ka qenë e rëndësishme që të mos bëhej presion as ndaj Lalës.

Ka qenë edhe për të shumë e vështirë pasi ka luajtur për Shqipërinë dhe ka një lojtar që do vinte për Kosovën. Nuk më harrohet kurrë një moment kur më telefonon Lala. Më tha, Albert, kam vetëm një kërkesë. Numrin 7 për Rashicën. E marrë në telefon Bajramin dhe i them që bëj gati numrin 7 se po vjen Rashica”, u shpreh Bunjaku.

LEXO TE PLOTE

Sport

Formula 1 merr vendimin e rëndësishëm për të ardhmen e garave

Publikuar

-

Nga

Formula 1 ka menduar të riskedulojë kampionatin duke qenë se shumë gara janë anuluar deri më tani si pasojë e koronavirusit. Së fundmi, nga kalendari është hequr edhe Çmimi i Madh i Francës që ishte programuar për në datët 26-28 qershor.

Formula 1 po mendon të rifillojë më datën 3 korrik nga Austria dhe më pas deri në shtator të ketë mbyllur garat në Europë. Për të vazhduar më pas me Azinë, Amerikën dhe Lindjen e Mesme deri në muajin dhjetor.

Sakaq, fatkqesisht, fansat e zjarrtë të Formula 1 nuk do të jenë pjesë e spektaklit pasi për arsyet e sigurisë që tashmë njihen, nuk mund të lejohen grumbullimet.

LEXO TE PLOTE