LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U tha se ka ndërruar jetë/ Koreja e Jugut sqaron gjendjen shëndetësore të Kim Jong-un

27 Prill 2020, 08:24, Kosova & Bota CNA
U tha se ka ndërruar jetë/ Koreja e Jugut sqaron gjendjen

Koreja e Jugut mohon lajmet se Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un ka vdekur.

?Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un është i gjallë dhe shëndoshë e mirë?. Të paktën kështu ka thënë Moon Chung-in, këshilltari special i sigurimit kombëtar të Presidentit të Koresë së Jugut, Moon Jae-in për CNN.

Ai bëri bëjnë thirrje për mospërhapje të lajmeve në lidhje me shëndetin e liderit koreano-verior, Kim Jong-un. Në një takim me dyer të mbyllura gjatë ditës së djeshme, Kim Yeun Chul, ministri përgjegjës i marrëdhënieve mes Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut, u tha zyrtarëve të tjerë se pavarësisht zërave në mediat ndërkombëtare, nuk ka asnjë dyshim në lidhje me aktivitetin e Koresë së Veriut.

Thirrja vjen pasi një sërë mediash publikuan lajmin se Kim Jong-un mund të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore pas një komplikacioni kardiovaskular apo se është izoluar nga frika e koronavirusit. Madje disa media botërore raportuan se lideri i Korese së Veriut ka vdekur.

Kim Jong-un nuk shfaqet në publik që prej dy javësh, madje as në 15 prill ditën e ditëlindjes së gjyshit të tij, Kim Il-sung. Sipas së përditshmes së Koresë së Veriut ?Daily Nk? Kim bëri një ndërhyrje në zemër më 12 prill dhe është duke qëndruar në vilën e tij në malin, Kumgang duke u rekuperuar./CNA.al

Lajmet e fundit nga