Connect with Us

Tërheqja e dokumenteve biometrike/ Njoftim i rëndësishëm për qytetarët

Sociale

Tërheqja e dokumenteve biometrike/ Njoftim i rëndësishëm për qytetarët

Publikuar

-

Zgjatet me dy ore orari i tërheqjes së dokumenteve biometrike
Lajmin e ka dhënë zv. ministrja e Brendshme Rovena Voda përmes një video mesazhi ku thekson se qytetarët duhet të respektojnë masat e distancimit social.

Ajo tha se ruajtja e masave është një element i rëndësishëm, që do të ndikojë në kalimin e fazës tjetër të aplikimeve për pasaportë dhe letërnjoftim.

“Tashmë prej dy javësh ka vazhduar shprëndarjen e kartave dhe pasaportave në të gjitha zyrat e shpërndarjes në Republikën e Shqipërinë. Qytetarët njofton përmes një SMS-je por duhet të respektoni edhe masat mbrojtëse sipas mesazhit që ju vjen në telefonin tuaj.

LEXO EDHE:  Studime në Amerikë/ Ambasada bën njoftimin e rëndësishëm

Në këto dy javë orari ka qenë 08:00 me 14:00, ndërsa tani do shërbejnë 08:00 me 16:00. Qytetarët të repsektojnë masat mbrojtëse sepse vetëm nëse kalojmë me sukeses këtë fazë do kalojmë në një fazë të dytë për rinisjen e aplikimeve për pasaportat biometrike”, u shpreh Voda./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

“Janë me risk të lartë, duhet të studiohet mirë”/ Epidemiologu flet për hapjen e shkollave

Publikuar

-

Nga

Mjeku epidemiolog Alban Ylli teksa komentoi situatën nga përhapja e Covid-19 në vend, u ndal edhe tek çështja e hapjes së shkollave.

Ylli tha në studion e Abc Neës, se për shkak se në shkolla ka një grumbullim të madh, është vendosur në aktivitete me risk të lartë nëse hapen. Sipas tij duhet të studiohet mirë situata, ndërsa duhet pritur edhe një muaj.

“Kjo ka qenë asyeja pse shkollat janë vendosur në prioritet e aktivitetit të fundit për tu hapur. Kjo për shkak se ka një grumbullim të madh dhe fëmijët jetojnë me gjyshërit. Ky është problem shumë i madh, por unë ndjej te kolegë të tjerë që ka një prirje për ti mbajtur shkollat ende të mbyllura. Duhet një debat më i gjerë. Në Shqipëri çështja e shkollave është vendosur te aktivitet me risk të lartë, duhet të presim edhe një muaj them unë për të qenë më të qartë. Teknikat që po përdorim tashmë gjatë kësaj hapje, mund të na ndihmojë në të ardhmen. Diskutohet qershori, nëse kemi një përkeqësim duhet të mendojmë për një zgjidhje”, u shpreh ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Lehtësohet lëvizja/ Rama publikon videon: Gati leje qarkullimi sipas nevojës së subjekteve

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama bën me dje se është lehtësuar lëvizja për bizneset e lejuara. Sipas Ramës në portain e-Albania është gati leja e qarkullimit sipas nevojës së subjekteve.

“Tre seksione të dedikuara sipas profilit të biznesit, për:
Transport për stafin me autobusë ose furgona
Leje-dalje për të marrë shërbime private dhe publike në çdo kohë brenda fashës orare zyrtare: 05.00-17.30
Leje e veçantë për bizneset që ofrojnë shërbim 24/24”, sqaron Rama.

“Kujdes! Abuzimi me aplikimet për leje duke zgjedhur seksionin që nuk ka asnjë lidhje me aktivitetin tuaj, sjell bllokimin e biznesit tuaj në sistem.
Ndiqni videon orientuese për procedurën dhe të gjitha paqartësitë!” shkruan Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Mos na vini shkelmin”/ Tregtarët e Zdrales protestojnë pas mbylljes së tregut

Publikuar

-

Nga

Tregtarët e tregut të Zdrales në Shkodër, i mbyllur që më 14 prill, kanë dalë në protestë ditën e sotme.

Ata kërkojnë që t’u gjendet një hapësirë tjetër ku mund të zhvillojnë aktivitetin e tyre.

“Mos na vini shkelmin”, thotë njëri prej protestuesve, teksa thekson se situata ekonomike e familjeve të tyre është rënduar së tepërmi.

Ato shprehen se nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga paketat financiare të qeverisë, pasi janë tregtarë të lirë dhe nuk kanë nipt.

LEXO EDHE:  Punime në rrjet/ OSHEE njofton ndërprerjen e energjisë elektrike në këto zona

LEXO EDHE:  Kompesimi i TVSH/ Njoftim i rëndësishëm i kreut të PAA-së

“Të na gjejnë vendin për të shitur, ne nuk duam që të na falin gjë. Jemi qytetarë të këtij vendi”.

Ky treg u mbyll më 14 prill pas një vendimi të komisionit për situatën atje, pasi nuk respektonte rregullat higjeno-sanitare të përcaktuara nga OBSH gjatë situatës pandemisë globale./CNA.al

LEXO TE PLOTE