Connect with Us

Salihamixhiç: Bajerni do të afrojë në verë dy yje botërorë

BundesLiga

Salihamixhiç: Bajerni do të afrojë në verë dy yje botërorë

Publikuar

-

Drejtori sportiv i Bajern Mynihut, Hasan Salihamixhiç, foli për herë të parë pas ndërprerjes së kampionatit në lidhje me strategjitë e të ardhmes së klubit më të titulluar në Gjermani. “Brazo” gëzoi të gjithë tifozët duke u premtuar atyre dy goditje madhështore në merkaton e ardhshme.

PLANI ME NOJERIN

Pas rinovimit me trajnerin Hansi Flik, erdhën edhe ato të dy lojtarëve, Tomas Myler e Alfonso Dejvis. Momentalisht klubi është duke punuar për të bindur kapitenin Manuel Nojer, i cili ka vënë disa kushte për të zgjatur kontratën, ndonëse Salihamixhiç e thotë qartë, duke u përpjekur që të ngjisë marrëdhënien me “gardianin”: “Jam optimist se me Nojerin do ta gjejmë shumë shpejt akordin”. Edhe pse situata u paraqit e tensionuar në fillim, duket se gjakrat mes të dyve janë ulur pas fjalëve të Rumeniges, i cili vlerësoi rolin e Nojerit në klubin gjerman.

Salihamixhiç, përveç çështjes “Nojer” ka patur ditë të zëna në zyrën e tij. Për të përditshmen “Die Welt” drejtori sportiv dha gjithashtu një lajm të madh: “Kemi vendosur të sjellim në skuadër një nga lojtarët më të talentuar në Europë si dhe një yll botëror. Këta do ta rrisnin nivelin e skuadrës duke na ndihmuar të fitojmë trofe dhe të rikthehemi në një nga klubet që luan futbollin më të bukur në planet.

Tifozët tanë do të kenë mundësi të shohin në stadium një skuadër që fiton dhe zbavit me lojë”. Dhe duke u nisur nga entuziazmi i “Brazos”, duket se Bajerni po planifikon dy blerje që mund të shkojnë edhe përtej afrimit më të shtrenjtë të historisë së klubit, kampionit të botës me Francën, Lukas Hernandezit, që la Atletikon për shumën e 80 milionë eurove.

HAVERC DHE SANE

Por cilët mund të jenë dy yjet që mendon të sjellë Bajerni në Mynih? Edhe pse Karl-Hainc Rumenige u shpreh se kriza e “COVID-19” do të ketë impaktin e saj në merkato, paratë në klubin gjerman nuk mungojnë. Portieri i Shalkes, Aleksandër Nybel, është i pari që do të zbarkojë sapo të përfundojë sezoni aktual. 23-vjeçari shihet si një ndër portierët më premtues për të ardhmen. Fakti që do të afrohet me kosto zero mund të quhet pa dyshim një blerje e goditur.

Kai Haverc duket se do të jetë talenti që të gjithë presin në Mynih. 20- vjeçari që luan për Leverkusen me shumë mundësi do jetë blerja e parë e Salihamixhiç dhe do t’u kushtonte bavarezëve jo më pak se 100 milionë euro. Pas tij është Leroi Sane. Anësori i majtë që luan për Mançester Sitin mezi pret të veshë fanellën e Bajernit dhe duket se sezonin e ardhshëm, tifozët do të kenë mundësinë ta shohin lojtarin si protagonist në “Allianz Arena”.

Kartoni i tij do t’u kushtojë bavarezëve të paktën 75-80 milionë euro, një shifër e mirë kjo duke marrë parasysh vlerën e lartë që kishte lojtari në sezonin e kaluar (120-130 milionë). Por nuk përjashtohet mundësia e një surprize tjetër. Timo Verner është një nga lojtarët që pëlqehet shumë nga trajneri Flik dhe mosha e madhe e Levandovskit mund të bëjë që Bajerni t’i kthejë sytë nga sulmuesi gjerman i Lajpcigut. Në këtë mënyrë dhe siç e ka dashur tradita e kësaj skuadre, bavarezët zgjerojnë edhe më tepër boshtin e lojtarëve gjermanë, duke u bërë edhe një busull e rëndësishme edhe për Kombëtaren e Joakim Lëvit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme të Rekomanduara: