LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Punonjësit e fasonerive nuk marrin pagën/ Paralajmërojnë protesta

27 Prill 2020, 14:12, Politikë CNA
Punonjësit e fasonerive nuk marrin pagën/ Paralajmërojnë

Ish deputetja e PD-së Oriola Pampuri, në një intervistë për Ora News, u shpreh se punonjësit e fasonerive kanë më shumë se një muaj që nuk e marrin pagën e tyre.

Sipas saj, nëse situata vazhdon kështu, ata do të dalin të protestojnë, pasi nuk mund të rrinë të izoluar, të pa testuar dhe të pa paguar, dhe pa asnjë lloj qartësie se çfarë do të ndodhë me punën e tyre.

?Fasoneritë na kanë shtruar të gjitha problematikat që kanë. Në fakt, problematika shtrohet që punonjësit kërkojnë që të paguhen dhe prej një muaji ata nuk kanë pagë. Ata kërkojnë që të kenë një pagë dy-mujore që shkon në 40 mijë lekë. Së shpejti ata do të kenë një sindikatë të tyren. Nuk kanë asnjë lloj qartësie nga shteti.

Kanë kërkuar takim me deputetin e zonën, me prefektin dhe kreu e bashkisë, por kësaj thirrje i është përgjigjur vetëm deputeti i zonës. Punonjësit e fasonerive janë shtresa më në nevojë pasi nga paga e tyre varet ushqyerja e familjes.

Nëse kjo situatë do të vazhdojë kështu, kam marrë informacione që punonjësit e fasonerive do të dalin të protestojnë, pasi nuk mund të rrinë të izoluar, të pa testuar dhe të pa paguar, dhe pa asnjë lloj qartësie se çfarë do të ndodhë me punën apo me ta. Ata do t?u drejtohen protestave që të marrin vëmendjen e qeverisë.

Përpos pagave, ata vuajnë me faktin se në fasoneritë infektuarve të tjerëve nuk u është bërë testi edhe pse kanë qenë persona kontakti. Ata kërkojnë që të qartësohet mbështetja financiare e qeverisë. Duan që të marrin sa më shpejt pagat e tyre. Malli ka ngelur stok dhe kërkohet një qartësi, por deri më sot nuk ka asnjë përgjigje se çfarë do të bëhet me ta.?, tha Pampuri./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga