Connect with Us

“Prill i dytë ngjalash” mes Ramës dhe Metës?/ Basha: Nuk diskutoj lajme sensacionale me karavidhe

Politikë

“Prill i dytë ngjalash” mes Ramës dhe Metës?/ Basha: Nuk diskutoj lajme sensacionale me karavidhe

Publikuar

-

“Darka e ngjalave” të 1 prillit të 2013-ës në Gjirin e Lalzit u mbyll me një marrëveshje mes Edi Ramës dhe Ilir Metës, pas një takim që zgjati mbi 7 orë për aleancën e tyre kundër Sali Berishës.

Duke marrë shkas nga kjo dhe nga marrëdhënia e Ramës me Metën gjatë ditëve të fundit, kryetari i opozitës Lulzim Basha u pyet në studion e Syri Tv nëse i trembet një “prilli të dytë ngjalash”.

Basha nuk pranoi të diskutojë për këtë temë, ndërsa ironizoi duke i cilësuar si lajme sensacionale me karavidhe dhe ngjala.

LEXO EDHE:  Çfarë po ndodh në PD/ Humbet Gert Bogdani

“Komentet jashtë emergjencës pandemike dhe nuk ka ndërmend ta shkelë këtë rregull për Presidentin e Republikës. Lajme sensacionale me karavidhe dhe ngjala në kohën e pandemisë nuk i diskutojmë”, deklaroi kryedemokrati./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Vasili ngre dyshimet e forta/ Rudina Hajdari humb vendin e anëtares së Këshillit Politik?

Publikuar

-

Nga

Vasili ngre dyshimet e forta/ Rudina Hajdari humb vendin e anëtares së Këshillit Politik?

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka ngritur dyshime të forta për shkarkimin e Rudina Hajdarit si anëtare e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore.

Vasili ka publikuar me video një deklaratë të deputetit të Partisë Socialiste, Adnor Shameti, i cili thotë se sipas dijenisë së tij Hajdari ka humbur vendin pjesëmarrës në Këshillin Politik.



“Në dijeninë time zonja Hajdari nuk është më kryetare e grupit demokrat që ka qenë deri më parë, ajo është zëvendësuar nga ai grup dhe si e tillë ka humbur dhe vendin pjesëmarrës në Këshillin Politik”, shprehet ai.

LEXO EDHE:  Meta takon Ambasadoren e Kanadasë/ Zbulohet çfarë diskutuan

LEXO EDHE:  Përfundon mbledhja/Grupi i LSI mbledh firmat për Ilir Metën President

Duke marrë shkas nga kjo deklaratë, Vasili shkruan në rrjetet sociale se: “A është më Rudina Hajdari anëtare e Këshillit Politik? Rilindja përmes deputetit Adnor Shameti deklaroi sot publikisht se ajo e ka humbur vendin si anëtare e Këshillit Politik.!?”/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Listat e hapura/ Hajdari: Uroj mos ketë shkelje syri mes PD-së dhe PS-së

Publikuar

-

Nga

Listat e hapura/ Hajdari: Uroj mos ketë shkelje syri mes PD-së dhe PS-së, nuk surprizohem

Deputetja dhe bashkëkryetarja e Komisionit të Reformës Zgjedhore, Rudina Hajdari, ka folur sot për propozimet në Këshillin Politik.

Hajdari tha se propozimi i PS-së lë në fuqi sistemin e vjetër dhe jo një sistem të ri.

Ajo këshilloi opozitën e Lulzim Bashës që të kthehet në tryezë me një propozim kokret ose të mbështesë propozimin e opozitës parlamentare.



“Opozita parlamentare natyrisht ka rolin e saj dhe aty jemi për t’i dalë zot listave të hapura. Mendojmë se listat e hapura do ishin një hap i drejtë. Të shikojmë reagimin e PD-së, uroj që ata të vijnë me një propozim konkret, ose minimalisht të ecin përkrah me propozimin tonë”, u shpreh ajo në emisionin “Top Talk”.

LEXO EDHE:  Nga Andi BUSHATI/“Hap frigoriferin dhe shiko Ramën”, strategjia e normalizimit të vesit

LEXO EDHE:  Nga Andi BUSHATI/“Hap frigoriferin dhe shiko Ramën”, strategjia e normalizimit të vesit

Deputetja u pyet nëse i trembet një bashkëpunimi mes opozitës dhe mazhorancës, ndërsa ajo u përgjigj se nuk surprizohet.

“Uroj që kjo mos jetë një shkelje syri midis tyre. Dhe nuk surprizohem nëse ndodh kjo sepse ata dëshirojnë që të mbajnë pushtetin e njëri-tjetrit”, theksoi Hajdari./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ambasadori britanik takon Hajnajn/ Krijimi i BKH-së lajm i keq për ata që mburren para ligjit

Publikuar

-

Nga

Ambasadori britanik në Shqipëri, Duncan Norman u takua ditën e sotme me kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj në zyrën e saj.
Përmes një postimi në Tëitter, Norman shkruan se krijimi i këtij institucioni është lajm i keq për ata që injorojnë dhe mburren para ligjit.



“Takim i mirë me Drejtorin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj. Krijimi i Byrosë Kombëtare të Hetimit është progres i prekshëm për Reformën në Drejtësisë, pavarësinë e gjyqësorit, luftën kundër korrupsionit dhe lajm i keq për ata që mburren para ligjit” shkruan ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE