Connect with Us

“Në shtator pritet një valë e dytë infektimi”/ Kalo: Duhet kujdes me lirimin e masave

Shëndeti

“Në shtator pritet një valë e dytë infektimi”/ Kalo: Duhet kujdes me lirimin e masave

Publikuar

-

“Teoritë konspirative nuk kanë asnjë bazë”/ Tritan Kalo flet pas vaksinimit

Mjeku i njohur Tritan Kalo, në nje lidhje me emisionin “Open” u shpreh se masat lehtësuese të qeverisë ishin të nevojshme por sërish duhet patur kujdes.

Sipas Kalos skenari i Italisë është i papmundur të ndodhë në Shqpëri, por që në shtator mund të kemi një valë të dytë infektimi.

“Hapja ishte e nevojshme për t’I dhënë frymë ekonomisë dhe qytetarët të lirohen nga stresi që mund të kenë fituar në izolim. Por duhet pasur kujdes. Kjo pasi akoma nuk njihet mirë virusi. Në shtator pritet një valë e dytë infektimi. Duhet mirëkuptim dhe bashkëpunim nga qytetarët, në mënyrë që vala e dytë mos të sjellë dëme”, tha Kalo./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Rritet sërish numri i viktimave në Greqi/ Mbi 1400 të infektuar

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Ulet sërish kurba e infektimeve/ Ja sa kanë humbur jetën sot

Publikuar

-

Nga

Ulet sërish kurba e infektimeve/ Ja sa kanë humbur jetën sot

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 2584 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 138 qytetarë, ndërsa janë regjistruar dhe 5 viktima.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 35 raste në Tiranë, 12 raste në Gjirokastër, 8 raste në Shkodër, 5 raste në Devoll, Skrapar, 4 raste në Durrës, Fier, Elbasan, Pogradec, Malësi e Madhe, 3 raste në Korçë, Lezhë, Vlorë, Pukë, Mirditë, Berat, Kamëz, Sarandë, Peqin, Poliçan, 2 raste në Lushnje, Tropojë, Mallakastër, Librazhd, Vau Dejës, Divjakë, Belsh, Gramsh, Këlsyrë, Konispol, 1 rast në Kuçovë, Vorë, Dropull.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 465 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 103,066 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 160 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 5 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Shkodra, 1 qytetar nga Lezha, 1 qyetar nga Vlora, 1 qytetar nga Elbasani, të moshave 56 – 83 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

LEXO EDHE:  Largimi nga jeta e Koço Devoles/ Basha mesazh ngushëllimi familjes

LEXO EDHE:  Krishtlindjet/ Mbahet mesha e besimtarëve ortodoksë, më pak qytetarë se vitet e tjera

Statistika (21 Prill 2021)
Raste të reja ditore 138
Të shëruar në 24 orë 465
Të shtruar në spitale 160
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 2584

Testime totale 615,147
Raste pozitive 129,980
Raste të shëruara 103,066
Raste Aktive 24,556
Humbje jete 2,358

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 18113
Fier 2090
Durrës 966
Shkodër 830
Gjirokastër 794
Korçë 631
Vlorë 389
Dibër 311
Kukës 264
Elbasan 93
Berat 60
Lezhë 15

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Covid19/ Studimet mbi popullatat e vaksinuara konfirmojnë mbrojtjen e premtuar

Publikuar

-

Nga

Covid 19/ Studimet mbi popullatat e vaksinuara konfirmojnë mbrojtjen e premtuar

Nga Dr.Blerta Brati, mjeke mikrobiologe prane ISHP

Studimet mbi popullatat e vaksinuara gjerësisht në Izrael dhe Mbretërinë e Bashkuar konfirmojnë mbrojtjen e premtuar nga vaksina të ndryshme “in vivo”.

Një javë pasi ka marrë dozën e dytë të vaksinës, një person ka dhjetë herë më pak të ngjarë të infektohet pa e ditur dhe të transmetoje potencialisht virusin.

Sipas studimeve te fundit, tre deri në katër javë pas dozës së parë, frekuenca e infeksioneve asimptomatike (njerëz pozitivë me RT PCR, por pa simptoma të sëmundjes) zvogëlohet me 52% në krahasim me popullatën e kontrollit, pa ndryshime të dukshme si: mosha, seksi, bashkë sëmundjet, etj.

Kjo ulje e numrit të infeksioneve ngjitet në 90% që në shtatë ditë pas dozës së dytë. Kjo do të thotë, sips studimit , që brenda një jave nga marrja e dozës së dytë të vaksinës, një person ka dhjetë herë më pak të ngjarë të infektohet pa dijeni dhe të transmetojë potencialisht virusin.

LEXO EDHE:  Çfarë dimë deri tani mbi efektet afatgjata të Covid-19

LEXO EDHE:  Pesë mitet (gënjeshtrat) rreth Covid-19 dhe maskave

Sipas të njëjtit studim, dy deri në tre javë pas dozës së parë të vaksinës Pfizer-BioNTech, mbrojtja ndaj infeksionit simptomatik (sëmundje me simptoma) është 57%. Kjo mbrojtje arrin 74% nëse përqendrohemi në rrezikun e shtrimit në spital. Një javë pas injeksionit të dytë, mbrojtja arrin shkallën e shkëlqyeshme prej 92%, pavarësisht nëse ka simptoma ose është në spital. Rezultati kryesor i studimit është demonstrimi i një reduktimi drastik të vdekshmërisë: ai zvogëlohet me 72% dy ose tre javë pas dozës së parë dhe, një javë pas dozës së dytë, nuk janë regjistruar vdekje.

 

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Vaksina Johnson & Johnson nën shqyrtim të mëtejshëm në SHBA

Publikuar

-

Nga

Vaksina Johnson & Johnson nën shqyrtim të mëtejshëm në SHBA

Autoritet shëndetësore të qeverisë amerikane po zhvillojnë analiza të mëtejshme të vaksinës Johnson & Johnson kundër koronavirusit.

Dr. Rochelle Walensky, e cila drejton Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), tha të hënën se agjencia po shqyrtonte njoftimet mbi disa raste të tjera me efekte të rënda anësore që ka mundësi të kenë lidhje me vaksinën J&J me një dozë.

Ajo tha për gazetarët gjatë një konference shtypi në Shtëpinë e Bardhë se agjencia është e inkurajuar sepse nuk ka parë raste të shumta, por se po shqyrtonte rastet e regjistruara.

Ndërkohë, Agjencia Evropiane e Barnave, (EMA), enti rregullator evropiane për ilaçet thotë se ka zbuluar një “lidhje të mundshme” mes vaksinës Johnson & Johnson dhe mpiksjeve jashtëzakonisht të rralla të gjakut. Por nga ana tjetër, ekspertët e agjencisë përsëritën se përfitimet nga vaksina i tejkalojnë rreziqet.

Agjencia tha se duhet shtuar në etiketat e vaksinës një paralajmërim për mpiksje gjaku, ashtu si për vaksinën e AstraZeneca-s dhe se këto çrregullime të rralla të gjakut duhet të konsiderohen si “efekte anësore shumë të rralla nga vaksina Johnon & Johnson”.

Këto gjetje janë një goditje për Bashkimin Evropian, i cili po ndeshet me pengesa të mëdha në fushatën e tij të imunizimit, pasi disa vende pezulluan ose kufizuan përdorimin e vaksinës së AstraZenecas për shkak të dyshimeve se ajo kishte lidhje me mpiksjet e rralla të gjakut.

EMA tha se të gjitha rastet e mpiksjeve kishin ndodhur tek të rriturit nën 60 vjeç, kryesisht gratë, brenda tre javëve nga vaksinimi.

Ajo tha se në vlerësimin e saj kishte mbajtur parasysh të gjitha provat që ishin në dispozicion, duke përfshirë tetë raportime me raste të tilla në SHBA.

EMA tha gjithashtu se shumica e mpiksjeve kishin ndodhur në tru dhe në bark, siç ishte rasti me vaksinën AstraZeneca, Vaxzevria, e cila po studiohet për probleme të ngjashme të mpiksjes së gjakut.

Në SHBA, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) dhe agjencia amerikane për ushqimet dhe barnat, FDA, bënë thirrje javën e shkuar për pezullimin e përkohëshëm të përdorimit të vaksinës Johnson & Johnson. Kjo pasoi njoftimet se gjashtë gra, midis moshës 18 dhe 48 vjeçare, patën një çrregullim të rrallë por të rrezikshëm të mpiksjes së gjakut pas vaksinimit.

Një grua humbi jetën dhe një tjetër u shtrua në spital në gjendje të rëndë.Nga 7 milionë amerikanë që kanë bërë vaksinën Johnson & Johnson vetëm gjashtë gra kanë pasur efekte anësore problematike.

Vaksina nga kompania Johnson & Johnson zë një vend të vogël të furnizimeve me vaksinat amerikane, por ekspertët thonë se problemet mund të ndikojnë që shumë njerëz të mos vaksinohen.

Dr. Anthony Fauci, i cili drejton Institutin Kombëtarë për Alergjitë dhe Sëmundjet Infektive, ka thënë se parashikon që një ekip i pavarur këshillues pranë CDC të heqë pezullimin e vaksinës kur të mblidhet nga fundi i javës.

LEXO EDHE:  Çfarë ndodh nëse njerëzit marrin vetëm një dozë të vaksinës?/ Mjeku Alimehmeti: Kujdes nga anekdotat politike

LEXO EDHE:  Rritet sërish numri i viktimave në Greqi/ Mbi 1400 të infektuar

Në një zhvillim tjetër në lidhje me vaksinat, “Emergent BioSolutions”një fabrikë që shkatërroi miliona doza të vaksinës J&J, tha të hënën se kishte pezulluar përkohësisht punën me kërkesë të entit rregullator amerikan, FDA pas një inspektimi nga agjencia javën e shkuar.

Punonjësit në fabrikën “Emergent BioSolutions”përzien një përbërës të vaksinës J&J me përbërës nga vaksina e zhvilluar nga AstraZeneca, duke bërë të papërdorshme 15 milion ë doza të vaksinës Johnson & Johnson.

Hulumtuesit në Univesitetin Oxford të Britanisë kanë filluar një provë klinike të quajtur “sfida njerëzore” për të analizuar reagimin imunitar të trupit ndaj një infeksioni të dytë me koronavirus.

Prova zhvillohet në dy faza. Faza e parë përfshin rreth 64 vullnetarë nga moshat 18 deri 30 vjeç të cilët e kanë marrë veten tërësisht nga virusi. Hulumtuesit do të ekspozojnë afro gjysmën e pjesëmarrësve ndaj një doze të ulët virusi në kushte të kontrolluara me kujdes.

Gjatë fazës tjetër, hulumtuesit do të ekspozojnë të gjithë pjesëmarrësit me një dozë standarrde të të njëjtit variant të koronavirusit që u përdor gjatë fazës së parë.Prova klinike mund të përshpejtojë zhvillimin e mjekimeve të reja dhe më të mira si dhe të vaksinave ndaj koronavirusit.

Deri të martën (20 prill 2021) më shumë se 142,1 milionë njerëz në mbarë botën rezultojnë të jenë infektuar me koronavirus, përfshirë këtu mbi 3 milionë vdekje, sipas të dhënave të mbledhura nga Universiteti Johns Hopkins.

Infektimet janë në rritje në mbarë botën pavarësisht përshpejtimit të fushatës së vaksinimit në shumë vende, kryesisht në Indi, vend i cili raportoi 259,170 raste të reja infektimesh të martën, dita e gjashtë radhazi me më shumë se 200 mijë infeksione të reja të konfirmuara. Qeveria indiane njoftoi për 1,761 vdekje nga koronavirusi të martën, shkalla më e lartë ditore në disa muaj.

Shtimi i rasteve kohët e fundit ka shkaktuar mungesë të pajisjeve mjekësore dhe ilaçeve, çfarë ka bërë që autoritet në kryeqytetin Nju Delhi të mbyllin qytetin për një periudhë një javore duke filluar nga e hëna.Me më shumë se 15 milionë infeksione në total, India është e dyta pas Shteteve të Bashkuara, të cilat kanë regjistruar 31.6 milionë raste.

Ish-kryeministri 88-vjeçar Manmohan Singh u shtrua në spital në Nju Delhi pasi rezultoi pozitiv për koronavirus. Pakmë shumë se 1% e popullsisë së Indisë janë vaksinuar, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Zyrtarët indianë njoftuan të hënën se duke filluar nga 1 maji, të gjithë individët nga mosha 18 vjeç e lart do të plotësojnë kushtet për të marrë vaksinën.

Rritja e rasteve të reja me COVID-19 në mbarë botën nxiti Departamentin amerikan të Shtetit që të njoftojë të hënën shtimin me 80% të numrit të vendeve që përfshihen në listën e tij të ndalimit të fluturimeve./ VOA

LEXO TE PLOTE